Kërkoi t’i ndryshohej masa e sigurisë, dështon seanca në Apelin e Posaçëm për Selim Çekajn. Zbulohet shkaku

Aug 25, 2021 | 10:01
SHPËRNDAJE

Ka dështuar seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për ndryshimin e masës së sigurisë të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt.

selim-cekaj

Sipas News24 shkak është bërë braktisja e seancës nga avokatët mbrojtës të Çekajt. Ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm as në këtë seancë gjyqësore, për shkak të problemeve shëndetësore.

Më herët, avokatët e tij kërkuan përjashtimin e kryesuesit të seancës, Dhimitër Lara, me argumentin se i njëjti gjyqtar ka gjykuar dhe dhënë vendim në Apel për Arbër Çekajn. Edhe pse u paraqit kjo kërkesë, Lara vendosi të vijojë shqyrtimin.

ARRESTIMI

Selim Çekaj përfundoi në prangat e Policisë në momentin kur lënda narkotike u zbulua në kontejnerin me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të kompanisë së krijuar  prej tij. E njëjtë metodë trafiku  e lëndës narkotike ishte zbuluar më herët ku përfundoi në  prangat Arbër Çekaj, djali i 72-vjeçarit. “Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në  rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontejner fshi- hej një sasi e konsiderueshme  lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘MERSIN’.

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontejnerë, u bë  e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin S. Ç., të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Në vijim të veprimeve, nga  Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi S. Ç.,  banues në Sauk, Tiranë”, sqaronte Policia e Shtetit më  datë 1 prill të këtij viti.

Kontejneri me banane ishte nisur  nga porti i Guayaquil, një nga portet kryesore të Ekuadorit  nga ku nis trafiku ndërkombëtar i kokainës për në  Evropë. I përfshirë në “rrethin” e kontejnerëve me risk  që në nisje, ngarkesa me banane iu nënshtrua kontrollit  me skaner, brenda së cilës u konstatua jo vetëm ngarkesa e ligjshme, por edhe lënda narkotike. Gjatë kontrollove të  shumta përreth dy orë mesditën e 31 marsit, hetuesit ar- ritën të zbulonin drogën në  kontejnerin që ishte nisur për  llogari të kompanisë së Selim Çekaj, i cili ka mohuar në vijimësi që të jetë ai porositësi i sasisë së konsiderueshme të lëndës narkotike.

Madje, gjatë kontrollit, ai ka kërkuar që kontejneri të hapej në magazinat e kompanisë së tij, duke  pretenduar se kishte porositur vetëm banane dhe kjo bëri  që autoritetet ta hapnin atë në port pas skanimit që e kishte nxjerrë me “pullë të kuqe”. I moshuari kërkoi nga autoritetet që të gjenin se kush ishin porositësit e drogës, pasi siç ka deklaruar ai, ishte vetëm tregtar frutash. Pavarësisht mos pranimit të akuzës, autoritetet e arrestuan atë, ndërsa Gjykata e Lartë me vendimin e saj ka “vulosur” vendimet e marra nga dy shkallët  e tjera të gjyqësorit.

Kontejneri ishte nisur nga Ekuadori me ngarkesën më datë 21 shkurt të këtij viti, duke ndaluar më 9 mars në Marok. Pasi ka ndaluar transit në portin e qytetit të Mersinit në Turqi, nga ku edhe mori emrin operacioni, anija e mallrave ka lundruar drejt portit të Pireut në Greqi dhe më 28 mars ka mbërritur në portin e Durrësit dhe dy ditë  më vonë është zbuluar sasia prej 49 kg kokainë.

HAPJA E KOMPANISË DHE DËNIMI I TË BIRIT

Selim Çekaj kishte hapur një kompani të re për importin e bananeve nga Ekuadori rreth një muaj pasi ishte arrestuar i biri, Arbër Çekaj për 613 kg kokainë, sasia më e madhe  e kapur ndonjëherë në Shqipëri. Sipas ekstrakteve të  Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania “Ecoalmax” ish-te regjistruar më datë 20 mars  2018, ndërsa më 28 shkurt të po atij viti ishte sekuestruar ngarkesa me kokainë me vlerën 180 milionë euro.

Ngarkesa ishte nisur për llogari të kompanisë “Arbri Garden”. Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendi- min për dënimin me 14 vite  burg të Arbër Çekajt, ndërkohë, që me 10.8 vite burg u dënua Donaldo Lushaj, administrator i kompanisë së bananeve që drejtonte Çekaj si dhe me 8.8 vite burg shoferi Armando  Pezaku. Tre të akuzuarit u arrestuan në kuadër të operacionit “Dëbora e Fundit”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura