Spiro Th. Koleka: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
No edit summary |
Addbot (diskuto | kontribute) v Bot: Migrating interwiki links, now provided by Wikidata on d:q7578165 |
||
Rreshti 33: | Rreshti 33: | ||
[[Kategoria:Partizanë shqiptarë]] |
[[Kategoria:Partizanë shqiptarë]] |
||
[[Kategoria:Politikanë shqiptarë]] |
[[Kategoria:Politikanë shqiptarë]] |
||
[[en:Spiro Koleka]] |
Versioni i datës 1 gusht 2013 21:51
Spiro Koleka (lindi më 7 korrik të vitit 1908), ishte inxhinier ndërtimi, ushtarak dhe politikan komunist shqiptar nga Shqipëria.
Spiro Koleka ka qenë anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare që nga viti 1943.
Nga 1948 deri në vitin 1981, ai ka qenë anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë(Partia Komuniste).
Spiro Koleka ka qenë partizan në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Pas Çlirimit, ai mbajti postin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave dhe njëkohësisht nënkryetar i Presidiumit Popullor. Koleka ka qenë deputet në të gjitha legjislaturat periudhës së regjimit komunist, ndërsa deri në vitin 1948 ai ka qenë ministër i Punëve Botore.
Spiro Koleka është dajua i Kryetarit të tanishëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama.
Aktiviteti politik
- Zëvendës Kryetar me mandat nga 1 nëntori i vitit 1949 gjer më 24 shtator të vitit 1953 si pjesë e kabinetit të Enver Hoxhës.
- Kryetar i Komisionit Shtetërorë për Planifikim me mandat nga 1 nëntori i vitit 1949 gjer më 5 korrik të vitit 1950.
- Ministër i Industrisë dhe Ndërtimit i Shqipërisë me mandat nga 24 korriku i vitit 1953 gjer më 23 korrik të vitit 1954.
- Zëvendës Kryetar me mandat nga 4 qershori i vitit 1956 gjer më 22 qershor të vitit 1958 si pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.
- Kryetar i Komisionit Shtetërorë për Planifikim me mandat nga 23 korriku i vitit 1954 gjer më 21 qershor të vitit 1958.
- Zëvendës Kryetar me mandat nga 22 qershori i vitit 1958 gjer më 14 korrik të vitit 1962 si pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.
- Zëvendës Kryetar me mandat nga 16 korriku i vitit 1962 gjer më 18 mars të vitit 1966 si pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.
- Kryetar i Komisionit Shtetërorë për Planifikim me mandat nga 18 marsi i vitit 1966 gjer më 14 korrik të vitit 1966.
- Zëvendës Kryetar me mandat nga 1 janari i vitit 1968 gjer më 23 nëntor të vitit 1970 si pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.
- Kryetar i Komisionit Shtetërorë për Planifikim me mandat nga 14 korriku i vitit 1966 gjer më 1 janar të vitit 1968.
- Zëvendës Kryetar me mandat nga 23 nëntori i vitit 1970 gjer më 30 tetor të vitit 1974 si pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.
- Zëvendës Kryetar me mandat nga 30 tetori i vitit 1974 gjer më 13 nëntor të vitit 1976 si pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.