Shravasti: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Rreshti 144: | Rreshti 144: | ||
Shravasti gjendej në brigjet e lumit Achiravati (tani të quajtur Rapti). Ai ishte kryeqyteti i mbretërisë së Kosalas dhe mbreti i tij quhej Pasenadi, që ishte një dishepull i Budës. Është një qytet i bukur me sasi të mëdha fushash bujqësore dhe larmishëri. Studiuesi dhe komentuesi budist indian i shekullit të V Buddhaghosa thotë<ref>Buddhaghosa Thera: Samantapāsādikā; publikuar nga Pali Texts Society; Volumi III, 614</ref> se, në kohën e Budës, në Shravasti kishte 57 mijë familje dhe se ishte qyteti kryesor në vendin e Kasi Kosalas, që shtrihej në tre lega dhe kishte tetëdhjetë mijë fshatra. Ai pohonte se popullsia e Shravastit kishte qenë 180 milionë (?).<ref>Buddhaghosa Thera: Sutta Nipāta Commentary; publikuar nga Pali Texts Society; Volumi I, 371</ref> Rruga nga Rajagaha për në Shravasti kalonte përmes [[Vaishali|Vesalit]] ndërsa Parayanavagga<ref>Sutta Nipata; publikuar nga Pali Texts Society; vargjet 1011-13</ref> jep si vende pushimi midis dy qyteteve: Setavyan, Kapilavatthun, [[Kushinagari|Kusinaran]], Pavan dhe Bhoganagaran. Më tej, ndodhej një rrugë që shkonte në drejtim të jugut nga Shravasti përmes Saketas për në Kosambi. Midis Saketas dhe Shravastit gjendej Toranavatthu.<ref>Samyutta Nikaya; publikuar nga Pali Texts Society; volumi IV, 374</ref> |
Shravasti gjendej në brigjet e lumit Achiravati (tani të quajtur Rapti). Ai ishte kryeqyteti i mbretërisë së Kosalas dhe mbreti i tij quhej Pasenadi, që ishte një dishepull i Budës. Është një qytet i bukur me sasi të mëdha fushash bujqësore dhe larmishëri. Studiuesi dhe komentuesi budist indian i shekullit të V Buddhaghosa thotë<ref>Buddhaghosa Thera: Samantapāsādikā; publikuar nga Pali Texts Society; Volumi III, 614</ref> se, në kohën e Budës, në Shravasti kishte 57 mijë familje dhe se ishte qyteti kryesor në vendin e Kasi Kosalas, që shtrihej në tre lega dhe kishte tetëdhjetë mijë fshatra. Ai pohonte se popullsia e Shravastit kishte qenë 180 milionë (?).<ref>Buddhaghosa Thera: Sutta Nipāta Commentary; publikuar nga Pali Texts Society; Volumi I, 371</ref> Rruga nga Rajagaha për në Shravasti kalonte përmes [[Vaishali|Vesalit]] ndërsa Parayanavagga<ref>Sutta Nipata; publikuar nga Pali Texts Society; vargjet 1011-13</ref> jep si vende pushimi midis dy qyteteve: Setavyan, Kapilavatthun, [[Kushinagari|Kusinaran]], Pavan dhe Bhoganagaran. Më tej, ndodhej një rrugë që shkonte në drejtim të jugut nga Shravasti përmes Saketas për në Kosambi. Midis Saketas dhe Shravastit gjendej Toranavatthu.<ref>Samyutta Nikaya; publikuar nga Pali Texts Society; volumi IV, 374</ref> |
||
[[ |
[[Skeda:Shobhnath temple (5703632908).jpg|parapamje|369px|[[Tempulli xhainist]] i Shobhnathit në [[Jetavana]]]] |
||
Buda kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij asketike në Shravasti. Vizita e tij e parë në Shravasti u bë me ftesën e Anathapindikas, të cilin ai e takoi në Rajagaha. Manastiret kryesore në Shravasti ishin [[Jetavana]] dhe Pubbarama. Shravasti përmbante gjithashtu manastirin e Rajakaramas, të ndërtuar nga Pasenadi, përballë [[Jetavana]]s. Jo largë nga qyteti ishte një pyll i dendur i quajtur Andhavana, ku disa murgj asketikë shkuan për të jetuar. Jashtë portës së qytetit të Shravastit ishte një fshat peshkatarësh prej pesëqind familjesh.<ref>Dhammapadatthakathā; publikuar nga Pali Texts Society; volumi iv, 40</ref> |
Buda kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij asketike në Shravasti. Vizita e tij e parë në Shravasti u bë me ftesën e Anathapindikas, të cilin ai e takoi në Rajagaha. Manastiret kryesore në Shravasti ishin [[Jetavana]] dhe Pubbarama. Shravasti përmbante gjithashtu manastirin e Rajakaramas, të ndërtuar nga Pasenadi, përballë [[Jetavana]]s. Jo largë nga qyteti ishte një pyll i dendur i quajtur Andhavana, ku disa murgj asketikë shkuan për të jetuar. Jashtë portës së qytetit të Shravastit ishte një fshat peshkatarësh prej pesëqind familjesh.<ref>Dhammapadatthakathā; publikuar nga Pali Texts Society; volumi iv, 40</ref> |
||
Përkrahësit kryesor të Budës në Shravasti ishin Anathapindika, Visakha, Suppavasa dhe Pasenadi.<ref>Dhammapadatthakathā; publikuar nga Pali Texts Society; volumi I, 330</ref> Kur Bandhula iku nga [[Vaishali|Vesali]], ai erdhi për të jetuar në Shravasti. |
Përkrahësit kryesor të Budës në Shravasti ishin Anathapindika, Visakha, Suppavasa dhe Pasenadi.<ref>Dhammapadatthakathā; publikuar nga Pali Texts Society; volumi I, 330</ref> Kur Bandhula iku nga [[Vaishali|Vesali]], ai erdhi për të jetuar në Shravasti. |
||
Woodward pohon<ref>Kindred Sayings; publikuar nga Pali Texts Society; volumi V, xviii</ref> se, nga katër Nikayat, 871 sutta thuhet se kanë qenë predikuar në Shravasti; 844 nga të cilat janë në [[Jetavana]], 23 në Pubbarama dhe 4 në rrethinat e Shravastit. Këto sutta janë bërë 6 Digha Nikaya, 75 në Majjhima Nikaya, 736 në Samyutta Nikaya dhe 54 në Anguttara Nikaya. Komentarët pohojnë se Buda kaloi njëzetë e pesë stinë shirash në Shravasti, duke munguar kështu vetëm njëzetë për ti kaluar diku tjetër. Nga 25 stinët e shirave gjatë të cilave Buda jetoi në Shravasti,<ref>Dhammapadatthakathā; publikuar nga Pali Texts Society; volumi I, 4</ref> 19 i kaloi në manastirin e quajtur [[Jetavana]] dhe 6 në manastirin e quajtur Pubbarama. Kështu, Shravasti është vendi ku Buda jetoi kohën më të gjatë dhe është vendi ku ai dha sasinë më të madhe të fjalimeve dhe udhëzimeve. |
Woodward pohon<ref>Kindred Sayings; publikuar nga Pali Texts Society; volumi V, xviii</ref> se, nga katër Nikayat, 871 sutta thuhet se kanë qenë predikuar në Shravasti; 844 nga të cilat janë në [[Jetavana]], 23 në Pubbarama dhe 4 në rrethinat e Shravastit. Këto sutta janë bërë 6 Digha Nikaya, 75 në Majjhima Nikaya, 736 në Samyutta Nikaya dhe 54 në Anguttara Nikaya. Komentarët pohojnë se Buda kaloi njëzetë e pesë stinë shirash në Shravasti, duke munguar kështu vetëm njëzetë për ti kaluar diku tjetër. Nga 25 stinët e shirave gjatë të cilave Buda jetoi në Shravasti,<ref>Dhammapadatthakathā; publikuar nga Pali Texts Society; volumi I, 4</ref> 19 i kaloi në manastirin e quajtur [[Jetavana]] dhe 6 në manastirin e quajtur Pubbarama. Kështu, Shravasti është vendi ku Buda jetoi kohën më të gjatë dhe është vendi ku ai dha sasinë më të madhe të fjalimeve dhe udhëzimeve. |
||
Udhëtari kinez [[Xuanzangu]] e gjeti qytetin e vjetër të rrënuar, por megjithatë regjistroi vendet e ndërtesave të ndryshme.<ref>{{Cite book|author=Hsüan-tsang|editor=Samuel Beal (redaktor)|title=Si-yu-ki: Buddhist Records of the Western World|url=https://books.google.al/books?id=ON0xAQAAMAAJ|publisher=Kegan Paul, Trench, Trübner & Company|year=1906|volume=II|pages=1-13 |
Udhëtari kinez [[Xuanzangu]] e gjeti qytetin e vjetër të rrënuar, por megjithatë regjistroi vendet e ndërtesave të ndryshme.<ref>{{Cite book|author=Hsüan-tsang|editor=Samuel Beal (redaktor)|title=Si-yu-ki: Buddhist Records of the Western World|url=https://books.google.al/books?id=ON0xAQAAMAAJ|publisher=Kegan Paul, Trench, Trübner & Company|year=1906|volume=II|pages=1-13}}</ref> |
||
==Jetavana== |
==Jetavana== |
Versioni i datës 1 shkurt 2019 00:47
Shravasti | |
---|---|
Emrat amëtar sanskritisht: श्रावस्ती Stampa:Lang-pli | |
Savatthi | |
Lloji | rrënoja qyteti të lashtë |
Vendndodhja | Distrikti Shravasti, divizioni Devipatan, shteti i Uttar Pradeshit, Indi |
Qyteti më i afërt | Balrampur |
Koordinatat | 27°31′1.5″N 82°3′2.2″E / 27.517083°N 82.050611°E |
Themeluar më | Periudha Vedike |
Themelues | Mbreti Shravasta |
Shravasti (në sanskritisht Śrāvastī; në gjuhën pali: Sāvatthī) ishte një qytet i Indisë së lashtë dhe një nga gjashtë qytetet e Indisë gjatë jetës së Gautama Budës. Qyteti gjendej në fushat pjellore të Gangut në distriktin e sotëm me të njëjtin emër, Shravasti, që i përket divizionit të Devipatanit në shtetin indian të Uttar Pradeshit pranë Balrampurit, rreth 170 km në veri-lindje të Lucknowt. Më herët ishte pjesë e Distriktit të Bahraichit, por më vonë u nda në dy për arsye administrative duke u formuar distrikti i Shravastit. Shravasti gjendet pranë lumit perëndimor Rapti dhe është ngushtësisht i lidhur me jetën e Gautama Budës, që besohet se këtu ka kaluar 24 Chaturmas (periudhë e shenjtë 4 mujore).[1] Lidhja e Budës me Shravastin bazohet nga prania e stupave të lashta, viharave madhështore dhe mjaft tempujve pranë fshatit të "Sahet-Mahetit". Thuhet se këtë qytet e ka themeluar mbreti i Periudhës Vedike, Shravasta. Shravasti ishte kryeqyteti i Mbretërisë Kosala gjatë shekullit të VI p.e.s. deri në shekullin e VI të e.s.. Kjo qendër e begatë tregtare ishte e mirënjohur për lidhjet e saj fetare. Tempulli i Sobhanathit besohet se është vendlindja e Tirthankaras Sambhavanath në Xhainizëm, duke e bërë Shravastin një qendër të rëndësishme edhe për xhainistët si dhe për budistët. Sipas Nagarjunas, qyteti kishte një popullsi prej 900,000 banorësh në shekullin e V p.e.s dhe se madje linte mbrapa edhe kryeqytetin e Magadhas, Rajgirin. Siç përmendet te 'Bruhatkalpa' dhe Kalpa të ndryshme të shekullit të katërmbëdhjetë, emri i qytetit ishte Mahid. Ka përmendje pasuese që tregojnë se emri i qytetit ishte Sahet-Mahet. Është përmendur gjithashtu se një fortesë e stërmadhe ndodhej në këtë qytet, në të cilën ndodheshin shumë tempuj hindu me idhuj të Devkulikave. Sot një mur i madh mbrojtës prej dheu dhe tullash rrethon këtë qytet. Gjatë gërmimeve në 'Sahet-Mahet' pranë qytetit të Shravastit, u gjetën shumë idhuj dhe mbishkrime të lashta. Ata mbahen në muzeumet në Mathura dhe Lucknow. Tashmë, Departamenti i Arkeologjisë në Qeverinë Indiane është duke gërmuar në sit për të kryer një kërkim të kombinuar. Manastiri i Jetavanas ishte një manastir i famshëm pranë Shravastit.
Etimologjia
Sipas tregimeve të eposit Mahabharata, Shravasti është emërtuar sipas mbretit legjendar Shravasta. Ndërsa sipas traditës budiste, qyteti u quajt Savatthi për shkak të të diturit Savattha që jetonte aty. Sipas rrëfimeve të eposit Ramayana, mbreti i Kosalas, Rama, vendosi djalin e tij Lava në Shravasti dhe Kusha në Kushavati.
Historia
Shravasti gjendej në brigjet e lumit Achiravati (tani të quajtur Rapti). Ai ishte kryeqyteti i mbretërisë së Kosalas dhe mbreti i tij quhej Pasenadi, që ishte një dishepull i Budës. Është një qytet i bukur me sasi të mëdha fushash bujqësore dhe larmishëri. Studiuesi dhe komentuesi budist indian i shekullit të V Buddhaghosa thotë[2] se, në kohën e Budës, në Shravasti kishte 57 mijë familje dhe se ishte qyteti kryesor në vendin e Kasi Kosalas, që shtrihej në tre lega dhe kishte tetëdhjetë mijë fshatra. Ai pohonte se popullsia e Shravastit kishte qenë 180 milionë (?).[3] Rruga nga Rajagaha për në Shravasti kalonte përmes Vesalit ndërsa Parayanavagga[4] jep si vende pushimi midis dy qyteteve: Setavyan, Kapilavatthun, Kusinaran, Pavan dhe Bhoganagaran. Më tej, ndodhej një rrugë që shkonte në drejtim të jugut nga Shravasti përmes Saketas për në Kosambi. Midis Saketas dhe Shravastit gjendej Toranavatthu.[5]
Buda kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij asketike në Shravasti. Vizita e tij e parë në Shravasti u bë me ftesën e Anathapindikas, të cilin ai e takoi në Rajagaha. Manastiret kryesore në Shravasti ishin Jetavana dhe Pubbarama. Shravasti përmbante gjithashtu manastirin e Rajakaramas, të ndërtuar nga Pasenadi, përballë Jetavanas. Jo largë nga qyteti ishte një pyll i dendur i quajtur Andhavana, ku disa murgj asketikë shkuan për të jetuar. Jashtë portës së qytetit të Shravastit ishte një fshat peshkatarësh prej pesëqind familjesh.[6] Përkrahësit kryesor të Budës në Shravasti ishin Anathapindika, Visakha, Suppavasa dhe Pasenadi.[7] Kur Bandhula iku nga Vesali, ai erdhi për të jetuar në Shravasti. Woodward pohon[8] se, nga katër Nikayat, 871 sutta thuhet se kanë qenë predikuar në Shravasti; 844 nga të cilat janë në Jetavana, 23 në Pubbarama dhe 4 në rrethinat e Shravastit. Këto sutta janë bërë 6 Digha Nikaya, 75 në Majjhima Nikaya, 736 në Samyutta Nikaya dhe 54 në Anguttara Nikaya. Komentarët pohojnë se Buda kaloi njëzetë e pesë stinë shirash në Shravasti, duke munguar kështu vetëm njëzetë për ti kaluar diku tjetër. Nga 25 stinët e shirave gjatë të cilave Buda jetoi në Shravasti,[9] 19 i kaloi në manastirin e quajtur Jetavana dhe 6 në manastirin e quajtur Pubbarama. Kështu, Shravasti është vendi ku Buda jetoi kohën më të gjatë dhe është vendi ku ai dha sasinë më të madhe të fjalimeve dhe udhëzimeve. Udhëtari kinez Xuanzangu e gjeti qytetin e vjetër të rrënuar, por megjithatë regjistroi vendet e ndërtesave të ndryshme.[10]
Jetavana
Jetavana ishte një nga viharat ose manastiret budiste më të famshme në Indi. Ajo ishte vihara e dytë e dhuruar për Gautama Budën pas Veluvanas së Rajgirit. Jetavana është e vendosur pak jashtë qytetit të vjetër të Savatthit. Por përveç kësaj ka pasur edhe një viharë të rëndëësishme të quajtur Jetavana në Sri Lanka. Jetavana ishte vendi ku Buda dha shumicën e mësimeve dhe fjalimeve të tij, duke pasur qëndruar te Jetavana nëntëmbëdhjetë nga 45 vassat (periudhë tërheqjeje e praktikuar në budizëm prej tre muajsh në vit), më shumë se në ndonjë manastir tjetër.[11][12][13] Është thënë se pas Migāramātupāsādas, një vihara e dytë e ngritur në Pubbarama, pranë Savatthit, Buda do të banonte në mënyrë alternuese si te Jetavana ashtu dhe te Migāramātupāsāda, shpesh duke kaluar ditën te njëra dhe natën te tjetra.[14]
Dhurimi i Jetavanas
Kur Buda pranoi ftesën e Anathapindikas për të vizituar Sāvatthin, duke kërkuar një vend të përshtatshëm për qëndrimin e Budës, zbuloi këtë park që i përkiste Jetakumāras.[15] Kur ai i kërkoi që ta lejonte ta blinte atë, përgjigjja e Jetas ishte: "Jo, edhe nëse ti do ta mbuloje të gjithë vendin me para". Anāthapindika tha se ai do ta blinte atë me këtë çmim dhe kur Jeta iu përgjigj se ai nuk kishte ndër mend të bënte një shitje, çështja shkoi në gjykatë, që vendosi se nëse çmimi i përmendur do të paguhej, Anāthapindika kishte të drejtën ta blinte. Anāthapindika solli karroca me ar dhe e mbuloi Jetavanan me copa të vendosura njëra pas tjetrës. Kjo ngjarje është ilustruar në një baso-reliev në Bharhut Tope.[16] Paratë e sjella në udhëtimin e parë u konsideruan të pa mjaftueshme për të mbuluar një sipërfaqe të vogël pranë portikut. Kështu Anāthapindika dërgoi shërbyesit e tij për të sjell më tepër, por Jeta, i frymëzuar nga sinqeriteti i Anāthapindikas, kërkoi që të lejohej ta jepte këtë vend. Anāthapindika pranoi dhe Jeta ngriti një portik, me një dhomë sipër tij. Anāthapindika ndërtoi në terren dhoma banimi, dhoma pushimi, dhoma magazinimi dhe salla shërbimi, salla me vende zjarri, banja, shëtitore manastirore, salla ushtrimesh, puse, pellgje, tenda të hapura dhe të mbyllura, etj.[17]
Thuhet[18][19] se Anāthapindika pagoi 180 milionë në monedha ari për të blerë vendin, të cilat Jeta i shpenzoi për të ndërtuar portikun që dhuroi. Portiku ishte dukshëm një strukturë imponuese[20] Jeta dha gjithashtu, shumë pemë të çmuara për dru. Anāthapindika vetë shpenzoi 540 milionë në monedha ari në lidhje me blerjen e parkut dhe ndërtesës së ngritur në të. Ceremonia kushtimore ishte një nga më madhështoret. Jo vetëm Anāthapindika vetë, por mori pjesë e gjithë familja e tij: djali i tij me pesëqind të rinj të tjerë, gruaja e tij me pesëqind gra të tjera fisnike dhe vajzat e tij Mahā Subhaddā dhe Cūla Subhaddā me pesëqind shërbyese. Anāthapindika u ndoq nga pesë qind të tjerë. Festimet në lidhje me inaugurimin kushtimor zgjatën nëntë muaj.[21] Vihara është pothuajse gjithmonë e përmendur si Jetavane Anāthapindikassa ārāma (në gjuhën pali, që do të thotë: korija e Jetas, manastiri i Anathapindikas). Komentarët[22][19] thonë se kjo ishte e vetëdijshme,[23][24] në mënyrë që emrat e të dyve, si pronarit të vjetër ashtu dhe të ri mund të regjistroheshin dhe njerëzit mund ti kujtonin të dy, të dy shumë bujarë në çështjen e besimit, kështu që të tjerët të ndiqnin shembullin e tyre. Vihara ndonjëherë përmendet si Jetārāma.[25]
Përshkrimi i Jetavanas së lashtë
Brendësia e Jetavanas
Disa prej ndërtesave kryesore të bashkangjitura me Jetavanan janë përmendur në libra me emrat e veçantë Mahāgandhakuti, Kaverimandalamāla, Kosambakuti dhe Candanamāla.[26] Janë përmendur edhe ndërtesa të tjera – si psh.: Ambalakotthaka-āsanasālā.[27] Sipas burimeve tibetiane vihara u ndërtua sipas një plani të dërguar nga devat e Tusitas dhe përmbante gjashtëdhjetë salla të mëdha dhe gjashtëdhjetë të vogla. Dulva (Vinaya-pitaka në gjuhën tibetiane) jep gjithashtu edhe detajet e skemës dekorative të viharës.[28] Të gjitha këto u ndërtuan nga Anāthapindika; kishte edhe një tjetër ndërtesë të madhe të ngritur nga Pasenadi dhe të quajtur Salalaghara.[29] Mbi portik thuhej se jetonte një hyjni gardiane për të parandaluar të gjithë keqbërësit që të hynin.[30] Pak janshtë manastirit ishte një pemë rājayatana, rezidenca e perëndisë Samiddhisumana.[31][32][33] Në tokë duket se ka qenë një pellg i madh që u quajt Jetavanapokkharanī,[34] ku thuhet se Buda u la shpesh.[35][36][37] Ky është pusi pranë të cilit Devadatta u gëlltit në Avīci.[38] Terreni vetë ishte i mbuluar në mënyrë të dendur me pemë, që i jepnin pamjen e një korije pemësh (arañña).[39] Në rrethinat e manastirit ishte një korije mangosh.[40] Përballë portikut ishte Pema Bodhi e mbiellë nga Anāthapindika, që më vonë u quajt Pema Anandabodhi.[41] Jo larg nga portiku ishte një shpellë që u bë e famshme si Kapallapūvapabbhāra që ka të bëjë me një ndodhi të lidhur me Macchariyakosiyan.[42] Sipas Divyāvadānas,[43] stupat e Sāriputtas dhe Moggallānas ishin në terrenin e Jetavanas dhe ekzistonin deri në kohën e Ashokës. Si Fa Hieni[44] ashtu dhe Houien Thsangu[45] japin përshkrime të ndodhive të lidhura me Budën, që ndodhën në zonën e Jetavanas – si psh.: vrasja e Sundarikās, shpifja e Ciñcās, përpjekja e Devadattas për të helmuar Budën etj.
Gandhakuti: banesa e Budës në Jetavana
Hapësira e mbuluar nga katër shtrate të Gandhakutit të Budës në Jetavana është një nga katër avijahitatthānānit; të gjithë Budat zotërojnë të njëjtin, megjithëse madhësia e viharës së tanishme ndryshon në rastin e Budave të ndryshëm. Për Vipassī Budën, Setthi Punabbasumitta ndërtoi një manastir që shtrihej në një legë të plotë, ndëdrsa për Sikhī Budën, Setthi Sirivaddha bëri një që mbulonte tre gavuta. Sanghārāma e ndërtuar nga Sotthiya për Vessabhū Budën ishte gjysëm lege në shtrirje, ndërsa ajo e ngritur nga Accuta për Kakusandha Budën mbulonte vetëm një gāvuta. Manastiri i Koṇāgamana Budës, i ndërtuar nga Setthi Ugga, shtrihej për një gjysëm gāvute, ndërsa ai i Kassapa Budës i ndërtuar nga Sumangala mbulonte gjashtëmbëdhjetë karīsa. Manastiri i Anāthapindikas mbulonte një hapësirë prej tetëmbëdhjetë karīsa.[46][47][48] Sipas një përshkrimi të bërë nga Faxiani,[49] vihara ishte fillimisht në shtatë seksione (kate?) dhe ishte e mbushur me të gjitha llojet e ofertave, banderola të qëndisura, tenda etj, si dhe kandila që digjeshin nga mbrëmja deri në agim. Një ditë një mi, duke mbajtur në gojën e tij një fitil kandili, i vuri zjarrin banderolave dhe tendave, dhe të shtatë seksionet u shkatërruan tërësisht. Vihara u rindërtua më vonë në dy seksione. Kishte dy hyrje kryesore, një në lindje dhe një në perëndim, dhe Faxiani gjeti stupa të ngritura në të gjitha vendet e lidhura me Budën, secila me emrin e saj të mbishkruar.
Pranë Jetavanas
Pranë Jetavanas ishte me gjasa një manastir i heretikëve, ku Ciñcāmānavikā kaloi netët e saj, ndërsa përvijonte konspiracionin e saj kundër Budës.[50] Një herë heretikët korruptuan Pasenadin për ti lënë ata të bënin një vendbanim rival mbrapa Jetavanas, ku ishte një vend ku Ajivakat praktikonin agjërimet e tyre vetëmohuese,[51] por Buda i prishi planet e tyre.[52] Duket se ka qenë një terren lojërash pak jashtë Jetavanas i përdorur nga fëmijët e zonës, që kur ishin të etur, do të shkonin në Jetavana për të pirë.[53] Rruga e gjatë për në Sāvatthi kalonte nga skaji i Jetavanas dhe udhëtarët do të hynin në park për të pushuar dhe për tu freskuar.[54]
Zbulimi dhe gjendja e tanishme
Mbetjet e Jetavanas dhe Shravastit ishin të njohura vendorisht si Sahet-Mahet. Alexander Cunningham përdori përshkrimet e vjetra (shekulli i VI i e.s.) të murgjëve udhëtarë kinezë për të përcaktuar se Sahet-Mahet në fakt i referohet Jetavanas dhe Savatthit.[55] Jetavana është tashmë një park historik, me mbetje të shumë ndërtesave të lashta si manastire, banesa (siç është Gandhakuti dhe Kosambakuti) dhe stupa. Në Jetavana gjendet gjithashtu pema e dytë më e shenjtë e Budizmit: Pema Anandabodhi. Një vizitë në Savatthi dhe Jetavana është pjesë e Itinerarit të pelegrinazhit budist në Indinë Veriore. Vendi më i adhuruar në Jetavana është Gandhakuti, ku qëndronte vetë Buda.
Shravasti sot
Rrënojat në Saheth dhe Maheth në kufijtë e distrikteve të Gondas dhe Bahreichit në Uttar Pradesh besohet se janë siti i Shravastit të lashtë. Mahethi ishte vetë qyteti ndërsa manastiri Jetavana ishte në Saheth.[56] Nga Shravasti i lashtë, muret e qytetit ekzistojnë akoma, brenda të cilëve mund të vizitohen mbetjet e 3 ndërtesave të lashta: stupa e Angulimalas, stupa e Anathapindikas dhe një tempull i vjetër kushtuar një Tirthankare xhainist (shenjt i hyjnizuar). Jashtë Shravastit gjendet stupa ku ndodhi Mrekullia e Dyfishtë (në gjuhën Pali: Yamaka-pātihāriya). Siti i manastirit Jetavana është destinacioni kryesor i pelegrinazhit, me kryerjen e meditimeve dhe këndimeve kryesisht në Gandhakuti (banesa e Budës) dhe Pemën Anandabodhi. Në Shravasti janë ndërtuar manastire budiste nga vendet në vijim: Tailanda, Korea e Jugut, Sri Lanka, Mianmari, Tibeti dhe Kina.
Galeri pamjesh
-
Pema Anandabodhi në manastirin Jetavana.
-
Stupa e Anathapindikas në manastirin Jetavana
-
Stupa e Anathapindikas
-
Stupa e Angulimalas nw manastirin Jetavana
-
Mbetjet e një kolone Ashokane në vendin e manastirit Pubbarama
-
Tempulli dhe ujëmbledhësi i Jetavanas
-
Pamje e manastirit Jetavana
-
Stupa e vendit të Mrekullisë së Dyfishtë
-
Vendi ku ndodhej stupa me mbetjet e Visakhas, gruas më të njohur ndjekëse të Gautama Budës nga Shravasti
-
Pamje e manatirit Jetavana
-
Pamje e Gandhakutit në Jetavana
-
Pamje e Jetavanas.
-
Pamje e Jetavanas, që paraqet disa stupa të vogla.
Shiko edhe
- Jetavana
- Vende Pelegrinazhi Budist në Indi
- Stupa
- Vihara
- Historia e Budizmit në Indi
- Arkitektura e Uttar Pradeshit
Referencat
- ^ http://www.hindustantimes.com/Travel/TravelStories/The-Ananda-Bodhi-at-Shravasti/Article1-905851.aspx
- ^ Buddhaghosa Thera: Samantapāsādikā; publikuar nga Pali Texts Society; Volumi III, 614
- ^ Buddhaghosa Thera: Sutta Nipāta Commentary; publikuar nga Pali Texts Society; Volumi I, 371
- ^ Sutta Nipata; publikuar nga Pali Texts Society; vargjet 1011-13
- ^ Samyutta Nikaya; publikuar nga Pali Texts Society; volumi IV, 374
- ^ Dhammapadatthakathā; publikuar nga Pali Texts Society; volumi iv, 40
- ^ Dhammapadatthakathā; publikuar nga Pali Texts Society; volumi I, 330
- ^ Kindred Sayings; publikuar nga Pali Texts Society; volumi V, xviii
- ^ Dhammapadatthakathā; publikuar nga Pali Texts Society; volumi I, 4
- ^ Hsüan-tsang (1906). Samuel Beal (redaktor) (red.). Si-yu-ki: Buddhist Records of the Western World. Vëll. II. Kegan Paul, Trench, Trübner & Company. fq. 1–13.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dhammapadatthakathā; publikuar nga Pali Texts Society; volumi I, 3
- ^ Buddhavamsa Commentary; publikuar në Simon Hewavitarne Bequest Series (Colombo), 3
- ^ Manorathapūranī, Anguttara Commentary; Simon Hewavitarne Bequest Series (Colombo), volumi I, 314
- ^ Sutta Nipāta Commentary; publikuar nga Pali Texts Society; volumi I, 336)
- ^ Papañca Sūdanī, Majjhima Commentary, Aluvihāa Series, Colombo; volumi I, 471 thotë se ishte në jug të Sāvatthit
- ^ Cunningham, Sir Alexander (1879). The Stûpa of Bharhut: a Buddhist monument ornamented with numerous sculptures illustrative of Buddhist legend and history in the third century B.C. (në anglisht). Londër: W. H. Allen. fq. 84–6.
- ^ Vinaya Pitaka; ed. Oldenberg (Williams and Norgate); volumi II, fq. 158
- ^ Papañca Sūdanī, Majjhima Commentary, Aluvihāa Series, Colombo; volumi I, 50
- ^ a b Udāna Commentary; publikuar nga Pali Texts Society; 56
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi II, 216
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi I, fq. 92
- ^ Papañca Sūdanī, Majjhima Commentary, Aluvihāa Series, Colombo; volumi II, fq. 50
- ^ Hsüan-tsang (1906). Samuel Beal (redaktor) (red.). Si-yu-ki: Buddhist Records of the Western World. Vëll. 2. Kegan Paul, Trench, Trübner & Company. fq. 5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ William Woodville Rockhill; Ernst Leumann; Bunyiu Nanjio (1884). The Life of the Buddha and the Early History of His Order. K. Paul, Trench, Trübner. fq. 49.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Apadāna; volumi I (the Buddhāpadāna), publikuar nga Pali Texts Society; fq. 400
- ^ Sutta Nipāta Commentary; volumi II, publikuar nga Pali Texts Society; fq. 403
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi II, fq. 246
- ^ William Woodville Rockhill; Ernst Leumann; Bunyiu Nanjio (1884). The Life of the Buddha and the Early History of His Order. K. Paul, Trench, Trübner. fq. 48.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sumangala Vilāsinī; volumi II, publikuar nga Pali Texts Society; 407
- ^ Sāratthappakāsinī, Samyutta Commentary; volumi I, fq. 239
- ^ Mahāvamsa, ed. Geiger; volumi I, publikuar nga Pali Texts Society; fq. 52
- ^ Mahāvamsa Tika; publikuar nga Pali Texts Society; fq. 105
- ^ Dhammapadatthakathā; volumi I, publikuar nga Pali Texts Society; fq. 41; këtu gardiani i portës është quajtur Sumana
- ^ Manorathapūranī, Anguttara Commentary; volumi I, Simon Heëavitarne Bequest Series (Colombo); fq. 264
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi I, fq. 329
- ^ Anguttara Nikaya; volumi III, publikuar nga Pali Texts Society; fq. 345
- ^ Samyutta Nikaya; volumi V, publikuar nga Pali Texts Society; fq. 220
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi IV, fq. 158
- ^ Samantapāsādikā; volumi III, publikuar nga Pali Texts Society; fq. 532
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi III, fq. 137
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi IV, fq. 228
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi I, fq. 348
- ^ Divyāvadāna, ed. Cowell and Neill; Cambridge, fq. 395
- ^ Faxian (2012). Herbert Allen Giles (redaktor) (red.). The Travels of Fa-hsien (399-414 A.D.), Or Record of the Buddhistic Kingdoms. Cambridge University Press. fq. 33. ISBN 110768532X, 9781107685321.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hsüan-tsang (1906). Samuel Beal (redaktor) (red.). Si-yu-ki: Buddhist Records of the Western World. Vëll. 2. Kegan Paul, Trench, Trübner & Company. fq. 7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Buddhavamsa Commentary; volumi 2, Simon Hewavitarne Bequest Series (Colombo); fq. 47
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi I, fq. 94
- ^ Sumangala Vilāsinī; volumi II, publikuar nga Pāli Text Society; fq. 424
- ^ Faxian (2012). Herbert Allen Giles (redaktor) (red.). The Travels of Fa-hsien (399-414 A.D.), Or Record of the Buddhistic Kingdoms. Cambridge University Press. fq. 31, 33. ISBN 110768532X, 9781107685321.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dhammapadatthakathā; volumi III, publikuar nga Pāli Text Society; fq. 179
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi I, fq. 493
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi II, fq.170
- ^ Dhammapadatthakathā; volumi III, publikuar nga Pāli Text Society; fq. 492
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi I. 203, 341; ne volumin VI, fq. 70 përmenden dy rrugët
- ^ Archeological Survey of India, 1907-8, fq. 81-131
- ^ Singh, Upinder (2008). A history of ancient and early medieval India: from the Stone Age to the 12th century (në anglisht). New Delhi: Pearson Education. fq. 284. ISBN 9788131711200. Marrë më 14 gusht 2015.
Bibliografia
- Cunningham, Sir Alexander (1879). The Stûpa of Bharhut: a Buddhist monument ornamented with numerous sculptures illustrative of Buddhist legend and history in the third century B.C. Londër: W. H. Allen.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Faxian (2012). Herbert Allen Giles (redaktor) (red.). The Travels of Fa-hsien (399-414 A.D.), Or Record of the Buddhistic Kingdoms. Cambridge University Press. ISBN 110768532X, 9781107685321.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Hsüan-tsang (1906). Samuel Beal (redaktor) (red.). Si-yu-ki: Buddhist Records of the Western World. Vëll. 2. Kegan Paul, Trench, Trübner & Company.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - William Woodville Rockhill; Ernst Leumann; Bunyiu Nanjio (1884). The Life of the Buddha and the Early History of His Order. K. Paul, Trench, Trübner.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Singh, Upinder (2008). A history of ancient and early medieval India: from the Stone Age to the 12th century. New Delhi: Pearson Education. ISBN 9788131711200. Marrë më 14 gusht 2015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Wikimedia Commons has media related to Shravasti.