Jump to content

Kleopatra: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Redirect|Kleopatra|Kleopatra (Kthjellim)}}
{{Redirect|Kleopatra|Kleopatra (Kthjellim)}}


{{Infobox Person
{{Infobox person
|name =Kleopatra VII Filopator
|name =Kleopatra VII Filopator
|title =Faraoneshë e Egjiptit
|title =Faraoneshë e Egjiptit

Versioni i datës 15 korrik 2014 03:45

Kleopatra VII Filopator
Busti i Kleopatrës VII,Muzeu Altes,Berlin
TitulliFaraoneshë e Egjiptit
ParardhësiPtolemeu XII Auletes
Bashkëshorti/jaPtolemeu XIII Teos Filopator, Ptolemeu XIV, Mark Antoni
Prindër
  • Ptolemeu XII Auletes (i ati)
  • Kleopatra V e Egjiptit (ndoshta) (e ëma)

Kleopatra VII Filopator (Greqisht:Κλεοπάτρα Φιλοπάτωρ; 69 p.e.s- 12,Gusht, 30 p.e.s) e njohur në histori si Kleopatra ishte faraonesha e fundit aktive e Egjiptit të Lashtë, i cili mbijetoi edhe për pak kohë pas vdekjes së saj pasi u udhëhoq nga djali i saj, Cezarioni si faraon. Emri Kleopatra vjen nga emri grek Κλεοπατρα (Kleopatra) që do të thotë "Triumf i babait", i formuar nga κλεος (Triumf) kombinuar me πατρος (patros) " E babait". Kleopatra ishte pjestare e dinastisë Ptolemaike, një familje me origjinë greke që udhëhoqi Egjiptin e Lashtë pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, gjatë periudhës helenistike. Ptolemaikët gjatë dinastisë së tyre folën greqisht dhe refuzuan të flisnin në gjuhën Egjiptiane, që është dhe arsyeja pse greqishtia ashtu si dhe gjuhët egjiptiane është përdorur në dokumentet zyrtare mbretërore, siç ështe edhe Guri Rozeta. Por çuditërisht Kleopatra foli në gjuhën Egjiptiane, dhe e prezantoi veten si një rimishërim i perëndeshës egjiptiane, Isis. Kleopatra sundoi bashkë me babain e saj, Ptolemeun XII Auletes, dhe më vonë me vëllezërit e saj, Ptolemeu XIII dhe Ptolemeu XIV, me të cilët ajo u martua për të nderuar traditën egjiptiane, por shpejt ajo sundoi e vetme. Si faraoneshë ajo pati një lidhje me Jul Cezarin, që forcoi qëndrueshmërinë e saj në fron. Më vonë ajo vendosi si zëvendës-drejtues në vend të saj djalin e saj me Cezarin, Cezarionin. Pas vrasjes së Cezarit, më 44 p.e.s. ajo komplotoi me Mark Antonin, kundrejt pasardhësit të ligjëshëm të Cezarit, Gaius Julius Cezar Oktavianus ( më vonë u njoh si Oktavian Augusti). Me Antonin ajo lindi dy binjakë, Kleopatrën Selene II dhe Aleksandër Heliosin, dhe më pas një djalë tjetër Ptoleme Filadelfusin (nga martesat e saj me vëllezërit ajo nuk pati fëmijë) . Pasi humbi betejën e Aktiumit me forcat e Oktavianit, Antoni u vetëvra. Kleopatra gjithashtu u vetëvra, duke vazhduar kështu traditën, që nënkupton pickimin nga një kobër, më 12 Gusht 30 p.e.s. Ajo me pak fjalë u "mbajt në jetë" nga djali i saj Cezarioni, i cili u deklarua Faraon nga mbështetësit e tij, por u vra pak kohë më pas nga Oktavian Augusti. Egjipti më pas u bë provinca romake e Aegyptusit. Në ditët e sotme Kleopatra, mbetet një figurë shumë e njohur në kulturën Perëndimore. Trashëgimia e saj mbijeton në një numër shumë të madh veprash arti dhe në shumë dramatizime të jetës së saj në literaturë dhe në media, duke përfshirë tragjedinë "Antoni dhe Kleopatra" të William Shekspirit, operën "Cléopâtre" të Jules Massenet, dhe realizimin e filmit, më 1963, me titull "Kleopatra". Në shumë pikëpamje, Kleopatra është portretizuar si me një bukuri të jashtëzakonshme, dhe zotërimet e saj të suksesshme të burrave më te pushtetshëm të botës janë marrë si prova të estetikës së saj.

Bust i Kleopatrës si perëndeshë Egjiptiane

Biografia

Ngjitja në fron

Identiteti i nënës së Kleopatrës është i panjohur, por besohet se ajo ka qenë Kleopatra V Trifaena e Egjiptit, motra ose kushërira dhe gruaja e Ptolemeut XII Auletes, ose ndoshta ajo ka qenë ndonjë pjestare tjetër e dinastisë Ptolemaike, e cila ishte vajza e Ptolemeut X dhe Kleopatrës Berenise III Filopator, kjo nëse Kleopatra V nuk ishte vajza e Ptolemeut X dhe Berenisës III. Babai i Kleopatrës Auleti ishte një pasaardhës i drejtpërdrejt i gjeneralit të Aleksandrit të Madh, Ptolemeu I Sotir, djali i Arsinoesë dhe Lagusit, të dy nga Maqedonia.

Monedhë me figurën e Kleopatrës VII

Centralizimi i pushtetit dhe korrupsioni çuan në kryengritje dhe në humbjen e zotërimit të Qipros dhe Circesë, duke e shëndrruar sundimin e Ptolemeut XII në një nga më të këqinjtë e të gjitha kohërave. Kur Ptolemeu XII shkoi në Romë me Kleopatrën, Kleopatra VI Trifaena mori pushtetin, por vdiq pak kohë më pas në rrethana të dyshimta. Është besuar edhe pse jo e provuar nga burimet historike, se atë e helmoi Berenisia IV, për të mbajtur e vetme pushtetin. Pa marrë parasysh shkakun, Berenisia IV e mbajti pushtetin deri në kthimin e Ptolemeut në vitin 55 p.e.s, pasi me mbështetjen romake, ai nënshtroi Aleksandrinë i ndihmuar nga gjenerali romak Aulus Gabinius. Berenisia u arrestua dhe u ekzekutua pak kohë më pasë, koka e saj u dërgua në oborrin mbretëror me urdhër të babait të saj, mbretit. Kleopatra ishte tashmë 14 vjeçe, dhe u vendos si bashkë-drejtuese dhe këshilltare e babait të saj. Ptolemeu XII, vdiq në Mars të vitit 51 p.e.s, dhe me dëshirën e tij e bëri Kleopatrën, 18 vjeçe, dhe vëllain e saj 10 vjeç, Ptolemeun XIII bashkë-sundimtarë. Tre vitet e para të sundimit ishin të vështirë, për shkak të prapambetjeve ekonomike, urisë, vërshimeve të pamjaftueshme të Nilit, dhe për shkak të konflikteve politike. Edhe pse Kleopatra ishte e martuar me vëllain e saj më të vogël, ajo ia bëri të qartë se nuk kishte për qëllim të ndante pushtetin me të. Në Gusht të vitit 51 p.e.s, marrëdhëniet midis Kleopatrës dhe vëllait të saj, u këputën përfundimisht. Kleopatra e shkëputi emrin e Ptolemeut nga dokumentet zyrtare të Egjiptit, dhe fytyra e saj paraqitej e vetme në monedhat zyrtare të Egjiptit, gjë që shkonte kundër traditës Ptolemaike, e të sunduarit të vendit nga një femër. Në vitin 50 p.e.s, Kleopatra hyri në një konflikt serioz me Gabinianët, trupa të fuqishme romake të vendosur në Egjiptit nga Aulus Gabinius, për të mbrojtur babain e saj Ptolemeun XII, pas rimarrjes së pushtetit prej tij më 55 p.e.s. Gabinianët vranë djemtë e gjeneralit romak të Sirisë, Markus Kalpurnius Bibulus, kur ata erdhën të kërkonin ndihmën e tyre në favor të babait të tyre kundrejt Partianëve. Kleopatra ia dorëzoi Gabinianët, të lidhur me zinxhir Bibulusit. Kjo bëri që Gabinianët të ktheheshin në armiqtë më të egër të mbretëreshës. Ky konflikt ishte një nga shkaqet kryesore të rënies nga pushteti të Kleopatrës, pak kohë më vonë. Sundimi i saj përfundoi, nga intrigat e oborrtarëve të drejtuar nga eunuku Pothinius, në bashkëpunim me gjeneralin gjysmë-grek, Akilasin, dhe Teodotusin e Kios. Rreth viteve 48 p.e.s, vëllai më i vogël i Kleopatrës, Ptolemeu XIII, u bë sundimtar i vetëm absolut. Ajo u përpoq të bënte një kryengritje rreth Peliziumit, por së shpejti u detyrua të largohej me të vetmen motër të mbetur, Arsinoenë.

Marrëdhëniet me Romën

Vrasja e Pompeit

Ndërsa Kleopatra ishte ne mërgim, Pompei u perfshi ne luften civile te Çezarit. Pas disfatës së tij ne betejën e Farsalus, në vjeshtën e vitit 48 p.e.s, Pompei u largua nga forcat e Çezarit, për në Aleksandri për të kërkuar strehim. Ptolemeu, vetem trembedhjetë vjec në atë kohë kishte ngritur një fron për veten e tij në port nga ku ai vrojtonte dhe në 28 Shtator të vitit 48 p.e.s, Pompei u vra nga njëri nga oficerët e tij, i cili ishte nën urdhërat e Ptolemeut.Atij iu pre koka përpara gruas së tij dhe fëmijëve, te cilët ishin në anijen të cilën ai sapo e kishte zbarkuar.Ptolemeu, thuhet ta ketë urdhëruar vdekjen e Pompeit për ti hyrë në zemër Çezarit për t'u bërë një aleat me Romën me të cilën Egjipti ishte në borxh në atë kohë, megjithëse ky akt ishte një llogaritje e gabuar nga ana e Ptolemeut. Kur Çezari arriti në Egjipt dy ditë më vonë, Ptolemeu u prezantua para tij me kokën e shkëputur të Pompeit, Çezari ishte i tërbuar.Pavarësisht se ai ishte një armik politik i Cezarit, Pompei ishte një konsull romak dhe i veu i të vetmes vajze të ligjshme të Cezarit, Xhulias e cila vdiq në lindjen e një fëmije. Cezari konfiskoi kryeqytetin Egjiptian dhe e vendosi veten si një arbitër midis armiqësisë së Ptolemeut dhe Kleopatrës.

Kleopatra dhe Jul Cezari
Marrëdhëniet me Jul Cezarin

E etur për të përfituar nga zemërimi i Cezarit ndaj Ptolemeut, Kleopatra u fut fshehurazi ne pallat per t'u takuar me Cezarin. Plutarku ne "Jeta e Jul Cezarit" jep një përshkrim të shpejtë të mënyres se si ajo u fut ne pallat duke i kaluar rojat e Ptolemeut e mbështjellë me një tapet qe shërbëtori i saj po mbante. Ajo u bë e dashura e Cezarit dhe nëntë muaj pas takimit të tyre të parë, ajo i dha jetë djalit të tyre Ptolemeut Cezar, i quajtur ndryshe Cezarion. Në këtë pikë Cezari i braktisi planet e tij për të marrë Egjiptin dhe ne vend të kësaj duke mbështetur Kleopatrën në pretendimet e saj për fronin.Pasi u Rrethimi i Aleksandrisë, Cezari mposhti ushtrinë e Ptolemeut ne Betejën e Nilit.Ptolemeu XIII u mbyt në Nil dhe Cezari i ktheu Kleopatrës fronin e saj të cilin ajo do ta ndante me vëllain e saj më të vogël Ptolemeun XIV.Pasi Cezari u largua nga Egjipti ai la atje një ushtri romake të përbërë prej tre legjionesh nën komanden e oficerit të tij. Megjithëse,kur u takuan ,Kleopatra ishe vetëm 21 vjece dhe Cezari ishte 52 vjec, ata u bënë të dashur deri gjatë qëndrimit të Cezarit në Egjipt midis 48 p.e.s dhe 47 p.e.s. Kleopatra qartësoi se Cezari ishte babai i djalit të saj dhe i shprehu dëshirën Cezarit që djali të ishte pasardhësi i tij, por Cezari refuzoi, duke zgjedhur nipin e tij Oktavianin në vend të tij. Kleopatra, Ptolemeu XIV dhe Cezarioni vizituan Romën në verën e vitit 46 p.e.s. Mbretëresha Egjiptiane qëndroi në një nga vilat e Cezarit. Marrëdhënia midis Cezarit dhe Kleopatrës ishte e dukshme në sytë e popullit dhe kjo gjë ishte skandaloze sepse diktatori romak ishte i martuar.Por Cezari madje ngriti një statujë të artë të Kleopatrës që përfaqësonte Isis(perëndeshë egjiptiane)në tempullin e Venus Genetriks(paraardhësja mitike e familjes së Cezarit). Oratori romak Ciceroni në letrat e tij të ruajtura se ai e urrente mbretëreshën e huaj.Kleopatra dhe shoqëruesit e saj ishin në Romë kur Cezari u vra në 15 Mars 44 p.e.s. Ajo u rikthye me të afërmit e saj në Egjipt. Kur Ptolemeu XIV vdiq -gjoja i helmuar nga motra e tij më e madhe- Kleopatra e bëri Cezarionin bashkë-sundimtar dhe pasardhës dhe i dha atij epitetin Theos Philopator Philometor.

Kleopatra në luftën civile romake

Në luftën civile romake ndërmjet fraksioneve cezariane, të udhëhequra nga Mark Antoni dhe Oktaviani, dhe fraksionit që përfshinte vrasësit e Cezarit, të udhëhequr nga Marcus Junius Brutus dhe Gaius Cassius Longinus, Kleopatra mbajti anën e palës lindore për shkak të kaluarës së saj. Brutus dhe Cassius lanë Italinë dhe lundruan në lindje të Perandorisë Romake, ku ata pushtuan sipërfaqe të mëdha dhe bazat e vendosura ushtarake.Në fillim të 43 pes, Kleopatra formoi një aleancë me liderin e partisë cezariane në lindje, Publit Cornelius Dolabella, i cili gjithashtu njohu Cezarionin si bashkë-sunduesin e saj. Por së shpejti, Dolabella u rrethua në Laodice dhe u vetëvra në Korrik 43 p.e.s.

Cassius donte të pushtonte Egjiptin për të kapur thesaret e atij vendi dhe për mbështetjen e saj për Dolabellan. Egjipti dukej një objektiv i lehtë për shkak se ajo nuk kishte forca të forta tokësore dhe pati zi buke dhe një epidemi. Cassius gjithashtu kërkoi të parandalonte Kleopatrën të sillte përforcime nga Antoni dhe Oktaviani. Por ai nuk mund të ekzekutonte një pushtim të Egjiptit, sepse në fund të 43 p.e.s, Brutus e thirri atë përsëri në Smyrna. Cassius u përpoq të bllokonte rrugën e Kleopatrës drejt Cezarionit. Për këtë qëllim Lucius Staius Murcus zhvendosi 60 anije dhe një ushtri të trupave elitë në pozicionin e Cape Matapan në jug të Peloponezit. Megjithatë, Kleopatra lundroi me flotën e saj nga Aleksandria në perëndim përgjatë bregdetit të Libisë për t'iu bashkuar udhëheqësve cezariane, por ajo u detyrua të kthehet në Egjipt për shkak se anijet e saj ishin dëmtuar nga një stuhi e dhunshme dhe ajo u sëmur. Staius Murcus mësoi per fatkeqësinë e Mbretëreshës dhe pa mbeturinat nga anijet e saj në bregdetin e Greqisë. Ai pastaj lundroi me anijet e tij në detin Adriatik

Kleopatra dhe Mark Antoni
Kleopatra dhe Mark Antoni

Në 41 para Krishtit, Mark Antoni, një nga triumviratët që sunduan Romën në vakumin e pushtetit pas vdekjes së Cezarit, dërgoi mikun e tij intim Quintus Dellius në Egjipt për të thirrur Kleopatrën në Tars që të takohej me Antonin dhe për t'iu përgjigjigjur pyetjeve në lidhje me besnikërinë e saj. Gjatë luftës civile romake thuhet se ajo e kishte paguar shumë para Cassiusin. Duket se në të vërtetë Antony dëshironte premtimin e Kleopatres për të mbështetur luftën e tij për qëllim kundër Partianëve. Kleopatra mbërriti në shtetin e madh, dhe e magjepsi Antonin, që ai zgjodhi për të kaluar dimrin e 41p.e.s-40p.e.s me të në Aleksandri. Për të mbrojtur veten dhe Cezarionin, ajo urdhëeroi Antonin të vriste motrën e saj Arsinoe, e cila ishte dëbuar në tempullin e Artemisës në Efesin e kontrolluar nga romakët për rolin e saj në krye të rrethimit të Aleksandrisë.Ekzekutimi u krye në 41 p.e.s në shkallët e tempullit, dhe kjo shkelje e shenjtërores së tempullit skandalizoi Romën. Kleopatra kishte ekzekutuar edhe strategun e saj të Qipros, Serapion, i cili kishte mbështetur Cassiusin në kundërshtim nga dëshirën e saj. Më 25 dhjetor 40 para Krishtit, Kleopatra lindi binjakët nga Antoni, Aleksandër Helios dhe Kleopatra Selene II. Katër vjet më vonë, Antoni vizitoi Alexandrinë përsëri gjatë rrugës për të bërë luftë me Partianët. Ai ripërtëriu marrëdhëniet e tij me Kleopatrën, dhe nga kjo pikë e tutje, Aleksandria ishte shtëpia e tij. Ai u martua me Kleopatrën, sipas ritit egjiptian (një letër e cituar në Suetoni e sugjeron këtë), edhe pse ai ishte në atë kohë martuar me Oktavian Minor , motra e triumviratit Oktavian. Ai dhe Kleopatra kishin një fëmijë tjetër, Ptolemi Filadelfus.

Në Donacionet e Aleksandrisë në fund të vitit 34 para Krishtit, pas pushtimit të Armenisë nga Antoni, Kleopatra dhe Cezarioni u kurorëzuan bashkë-krerët e Egjiptit dhe Qipros; Alexandër Helios u kurorëzua kryetar i Armenisë, Medias dhe Partias; Kleopatra Selene II u kurorëzua kryetare i Cirenaikës dhe Libisë; dhe Ptolemeu Filadelfus u kurorëzua kryetar i Fenikisë, Sirisë dhe Kilikisë. Kleopatrës iu dha edhe titulli "Mbretëresha e Mbretërve" nga Antoni. Armiqtë e tij në Romë kishin frikë se Kleopatra, "... ishte duke planifikuar një luftë për hakmarrje që ishte për të kundërvënë të gjithë Lindjen kundër Romës, duke e quajtur veten si Perandoreshë të botës në Romë, për drejtësi nga Capitolium, dhe të inagurojë një mbretëri të re universale. Cezarion u ngrit jo vetëm duke pasur afërsi me Kleopatrën, por edhe duke marrë më shumë tituj, duke përfshirë zot, Biri i Perëndisë dhe mbretin e mbretërve, dhe duke u paraqitur si Horus(perëndi egjiptiane). Egjiptianët mendonin se Kleopatra ishte një rimishërim i perëndeshës Isis, dhe ajo e quajti veten Nea Isis. Marrëdhëniet midis Antonit dhe Oktavianit, ishin të copëtuara për disa vjet dhe më në fund u ndërprenë në 33 para Krishtit, dhe Oktaviani bindi Senatin të vërë një luftë kundër Egjiptit. Në 31 p.e.s forcat e Antonit u ballafaquan me romakët në një luftë detare në brigjet e Aktiumit. Kleopatra ishte e pranishme me një flotë të sajën. Sipas Plutarkut, Kleopatra mori fluturimin me anijet e saj në kulmin e betejës dhe Antoni pas saj. Pas betejës së Aktiumit, Oktaviani pushtoi Egjiptin. Ndërsa i afrohej Aleksandrisë, ushtritë e Antonit u shkatërruan nga Oktaviani më 1 gusht, 30 para Krishtit

Ka një numër tregimesh të paverifikuara rreth Kleopatrës, nga të cilat një nga më të njohurat është se, në një nga darkat e përbashkëta me Antonin, ajo me shaka vuri bast se ajo mund të shpenzojë dhjetë milionë sestertii(monedha) në një darkë. Ai e pranoi bastin.Natën tjetër, ajo pati nje vakt konvencional; dhe ai u tall, kur ajo urdhëroi kursin e dytë - vetëm një filxhan uthull të fortë. Ajo pastaj hoqi një nga vathët prej margaritari të pavlefshëm,dhe e hodhi në uthull, duke i lejuar ata të shpërndanin dhe pinin përzierjen. Raporte më të hershme të kësaj historie vijnë nga Plini Plak dhe datat përkojnë rreth 100 vjet pasi banketi kishte ndodhur.Karbonat kalciumi nga perla shpërndahet në uthull, por ngadalë vetëm nëse perla ka qenë e shtypur më parë.