Jump to content

Bardhyl Ukcamaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 3 maj 2020 22:43 nga Tiimiii (diskuto | kontribute)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Bardhyl Ukcamaj ka kryer studimet në Fakultetin e Filologjisë pranë UT dhe më pas studimet pasuniversitare në Cornel University në New York. Ka fituar titullin Master i Shkencave nga Universiteti I Bridgepotit në SHBA në 2009. Një nga ish-drejtuesit kryesor te lëvizjes studentore antikomuniste të Dhjetorit 1990, i dekoruar me titullin e lartë "Pishtar i Demokracisë", është anëtar i disa organizatave ndërkombëtare në promovimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Si bashkëpunëtor i shtypit të shkruar dhe atij elektronik ka botuar dhjetëra analiza në shtypin shqiptar dhe të huaj. Në vitin 2001 ka botuar librin "Qytetërimi kundër terrorizmit", një përmbledhje artikujsh të botuar në shtyp, kronikë dhe refleksione ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Libri studimor " Shqiptarët në qytetërimin perëndimor" është një paraqitje e re e kontributit të klerit katolik shqiptar, kryesisht në kulturën dhe qytetërimin shqiptar në kontekstin euro-perëndimor.