Spiro Th. Koleka
Spiro Koleka (Vuno, 7 korrik 1908 - Tiranë, 22 gusht 2001), ishte inxhinier ndërtimi, ushtarak dhe politikan komunist shqiptar nga Shqipëria.
Biografia
U lind në Vuno të Himarës më 7 korrik 1908, i biri i Thoma Kolekës. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas vijoi studimet në liceun klasik të Shën Dhimitër Koronës në Itali. Më pas vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Pizës, po në Itali, ku u diplomua më 1934 si inxhinier civil.
Më 1936 - 1937 qe punonjës i Ministrisë së Punëve Botore në Shqipëri, më 1937 - 1939 qe kryetar i Zyrës së Punëve Botore në Shkodër.[1]
Spiro Koleka ka qenë anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare që nga viti 1943.
Nga 1948 deri në vitin 1981, ai ka qenë anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë(Partia Komuniste).
Spiro Koleka ka qenë partizan në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Pas Çlirimit, ai mbajti postin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave dhe njëkohësisht nënkryetar i Presidiumit Popullor. Koleka ka qenë deputet në të gjitha legjislaturat periudhës së regjimit komunist, ndërsa deri në vitin 1948 ai ka qenë ministër i Punëve Botore.
Aktiviteti politik
- Zëvendës Kryetar me mandat nga 1 nëntori i vitit 1949 gjer më 24 shtator të vitit 1953 si pjesë e kabinetit të Enver Hoxhës.
- Kryetar i Komisionit Shtetërorë për Planifikim me mandat nga 1 nëntori i vitit 1949 gjer më 5 korrik të vitit 1950.
- Ministër i Industrisë dhe Ndërtimit i Shqipërisë me mandat nga 24 korriku i vitit 1953 gjer më 23 korrik të vitit 1954.
- Zëvendës Kryetar me mandat nga 4 qershori i vitit 1956 gjer më 22 qershor të vitit 1958 si pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.
- Kryetar i Komisionit Shtetërorë për Planifikim me mandat nga 23 korriku i vitit 1954 gjer më 21 qershor të vitit 1958.
- Zëvendës Kryetar me mandat nga 22 qershori i vitit 1958 gjer më 14 korrik të vitit 1962 si pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.
- Zëvendës Kryetar me mandat nga 16 korriku i vitit 1962 gjer më 18 mars të vitit 1966 si pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.
- Kryetar i Komisionit Shtetërorë për Planifikim me mandat nga 18 marsi i vitit 1966 gjer më 14 korrik të vitit 1966.
- Zëvendës Kryetar me mandat nga 1 janari i vitit 1968 gjer më 23 nëntor të vitit 1970 si pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.
- Kryetar i Komisionit Shtetërorë për Planifikim me mandat nga 14 korriku i vitit 1966 gjer më 1 janar të vitit 1968.
- Zëvendës Kryetar me mandat nga 23 nëntori i vitit 1970 gjer më 30 tetor të vitit 1974 si pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.
- Zëvendës Kryetar me mandat nga 30 tetori i vitit 1974 gjer më 13 nëntor të vitit 1976 si pjesë e kabinetit të Mehmet Shehut.
Dekoratat
Pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr.1018, datë 13.2.1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste Spiro Kolekës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit komunist.[2]
Referimet
- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 156. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dervishi, Kastriot (31 maj 2017). "Dekoratat e Enver Hoxhës janë hequr në vitin 1995" (PDF). gazeta55.al. 55 Nr. 6756, v. XXI. fq. 12–13. Marrë më 20 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]