Syri
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Syri i takon grupit të organeve shqisore, që ka të bëjë me të parit(shikimin). Syri është organ shumë i ndjeshëm që detekton dritën (syri i thjeshtë) dhe ngjyrën (syri i komplikuar). Syri është i vendosur në kokë të gjallesave, më saktësisht në zgavrat e kafkës. Gjallesat e ndryshme kanë struktura të ndryshme ty syrit dhe aftësi të ndryshme e të parit.
Sëmundjet e syrit
- Artikulli kryesor: Sëmundjet e syrit
Në të folurin e përditshme shprehja syri i thatë i dedikohet një sëmundjeje, e cila manifestohet me pakësimin e sasisë së lotëve. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, syri nuk laget mjaftueshëm. Në mjekësi kjo njihet si Sindroma Sicca.
Loti prodhohet në gjëndrrën lotuese, derdhet në mollëzën e syrit dhe me lëvizjen e rregullt të kapakëve të syrit, shpërndahet në të gjitha anët duke mbajtur kështu syrin gjithnjë të njomë. Shkaktarët kryesorë të Sindroma Sicca janë të shumtë. Prodhimi i lotit në sasi të vogël, ndryshimi në përbërjen e tij dhe lëvizjet e dobësuara të kapakëve të syrit njihen si më kryesorët.
Po ashtu edhe kontraceptivët dhe antidepresivët e ndryshëm, ndërrimet hormonale, sëmundjet e gjëndrës teroide, infeksionet virale, mungesa e Vitaminës A, Reumatizmi dhe Diabeti mund të shkaktojnë tharjen e syrit.
Më të prekur nga kjo sëmundje janë të moshuarit dhe femrat. Sikurse mosha po ashtu dhe faktorët klimatikë, kondicionerët e ajrit, lëndët kimike dhe tymi cigares ndikojnë në zvogëlimin e sasisë së lëngut të syrit.
Në SHBA tashmë ekziston Office Eye Syndrome, nga e cila, të rrezikuar janë ata që kalojnë orë të tëra para monitorit dhe si pasojë e përqëndrimit dhe shikimit të pandërprerë në monitor, lëvizja e kapakëve të syrit bëhet më e rrallë, duke tharë kështu sipërfaqen e syrit.
Simptomat tipike janë të djegurit, kruarja e syve, dhembja, ndjenja e pluhurit në sy si dhe ndjeshmëria ndaj dritës. Nëse nuk mjekohet në kohë, atëherë mund të shkaktojë çrregullime të kornes, dhe si pasojë dobësimin e të parit.
Në vijim disa këshilla për ata, që vuajnë nga kjo sëmundje :
- - merrni rregullisht pika për sy,
- - keni parasysh lagështinë e ajrit në vendin e punës ose në dhomë,
- - bëni shëtitje në ajër të pastër,
- - shmanguni pirjes së cigares, rrymat e ajrit, veçanërisht keni kujdes nga ventilatori në automjet,
- - gjatë punës me kompjuter bëni pushime/pauza të shkurtra dhe lëvizni kapakët e syve më shpesh,
- - kujdes duhet pasur gjatë larjes së syve, e posaçërisht në vënien e makjazhit.
Problemet e shikimit
Kur syri është normal, ka aftësi për ta bërë grumgullimin e rrezeve të dritës në retinë dhe pastaj formohet fytyra e objektit të vërejtur. Mirëpo, në disa raste te tjera, kur objekti i vërejtur nuk duket plotësisht i qarte, kemi te bejme me disa te meta te syrit. Te metat e syrit janë: miopia, hipermetropia, prezbiopia, astigmatizmi dhe daltonismi.
Miopia
Është e metë e shpeshtë e syrit që shkaktohet në rastet kur boshti i syrit është më i gjatë sesa te syri normal. Në ketë rast shohim qartazi vetëm objektet që janë afër, kurse ato që i kanë larg nuk i shohin qartë meqë rrezet e dritës priten përpara retinës (e jo në të). Njerëzit e tillë duhet të perdorin syze me thjerrëza shpërndarëse - konkave.
Hipermetropia
Hipermetropia është situata e karakterizuar nga shkurtimi i boshtit te syrit, qe nga ana e saj shkakton formimin e imazhit përtej retinës. Këta individe nuk shohin qarte objektet e afërta ndërsa vështrimi në largësi është normal. Korrigjimi i këtij problemi vjen nepermjet përdorimit te syzeve me thjerrëza përmbledhëse - konvekse.
Prezbiopia
Kjo është pasojë e humbjes së elasticitetit të thjerrëzës së syrit për akomodim. Kjo e metë shfaqet tek njeriu rreth moshës 45-50 vjeçare e manifestohet me humbjen e aftësisë së syrit për të parë mirë në afërsi. Korrigjohet me përdorimin e syzeve me thjerrëza të forta përmbledhëse gjatë leximit.
Astigmatizimi
Astigmatizmi (gr: a = pa, stigma = (pike, pickim-) njollë, pra pa pikë, astigmatizmi është ai crregullim vizual i cili karakterizohet nga çrregullimi i harmonisë së thjerrëzës, kjo e fundit reflekton në mënyrë të pa rregullt rrezet që duhet të mbërrijnë në retinë kështu që vëzhgimi i personit nuk është i qartë. Kjo e metë mund të korrigjohet me përdorimin e syzeve me thjerrëza speciale.Kirurgjia është një tjetër mënyrë për të zgjidhur këtë problem.
Daltonizmi
Daltonizmi ose verbëria kundrejt ngjyrave është një problem, në pjesën me te madhe te rasteve, gjenetik por qe mund të shfaqet edhe nga dëme në nerva në tru, madje edhe nga përdorimi ose prezenca i disa substancave kimike.
I pari qe përshkruajti ne 1794 këtë patologji ishte kimiku anglez John Dalton, ne artikullin e tij shkencor : "Extraordinary facts relating to the vision of colors" pasi vuri re paaftësinë e tij në dallimin e ngjyrave.
Quhet daltonik ai person qe nuk dallon ngjyrat me gjatesi te ndryshme valësh. Theksojmë qe verbëria kundrejt ngjyrave mund te jete minimume ose e plote. Ngjyrat, qe bëhen shkaktare te diagnozes te problemeve te përditshme te individit daltonik janë e kuqja dhe jeshilja (ne te gjitha nuancat e tyre).
Daltonizmi, zakonisht i quajtur defiçenca e së parit të ngjyrave, ka të bëjë me shume probleme në lidhje me dallimin e ngjyrave dhe toneve të ndryshme të ngjyrave. Në mënyrë që të ketë vizion normal ngjyrash, disa receprotë të specializuar të quajtur kone jane te rëndësishëm. Tre tipet e koneve u përgjigjen ngjyrave të kuqe, blu dhe jeshile, të cilat na lejojnë të shohim spektrin e ngjyrave. Një abnormalitet ose defiçencë në njerin lloj koni rezulton në daltonizëm, i cili është i shkaktuar në 9% të të gjithë njerëzve. Daltonizmi nuk është aspak një formë qorrimi, por një defiçencë në mënyrën se si një person sheh ngjyrat. Me këtë problem, personi ka vështirësi kur do të dallojë të kuqen nga jeshilja ose të verdhën nga bluja. Defiçenca midis ngjyrës së kuqe dhe jeshile është më e përhapur. Daltonizmi blu është paaftësia e të dalluarit të dy ngjyrat :të verdhën dhe blunë, të cilat janë parë si e bardhe ose gri. Daltonizmi total (akromatopsia) është mungesa komplete e koneve në retinë dhe është shumë i rrallë. Njerëzit lindin daltonikë, sepse konet nuk fillojnë të funksionojnë derisa fëmija është rreth 4 muajsh. Një në 20 meshkuj vuan nga daltonizmi, por vetëm një në disa qindra femra është daltonike. Daltonizmi është i trashëguar, domethënë, nje difekt gjenetik. Por jo çdo problem me ngjyrat është i trashëguar. Plakja, disa mjekime, dhe probleme të nervës retinore mund të shkaktojne mungesën e së parit të ngjyrave.
Nuk ka kurë për defiçencë të së parit të ngjyrave nëse kjo ka ndodhur që me lindjen. Disa raste që kane filluar më vonë mund të ndihmohen me operacione, ndryshim mjekimesh, ose trajtim të sëmundjes që e shkaktoi daltonizmin. Sidoqoftë, nëse dikush ka probleme me të parin e ngjyrave, ai ose ajo duhet të konsultohet me një okulist. Trajtimi i shpejtë mund të parandaloje probleme gjatë viteve shkollore.
Trakoma
Trakoma është sëmundje ngjitëse e syve që shkaktohet nga virusi që sulmon mukozën e kapakëve të syrit.Si pasojë shkaktohën deformitete të ndryshme në kapakët e syrit , ata kthehen nga kokërdhoku(mollëza) i syrit , qerpikët gërvishin kornenë dhe sklerotikën . Nga kjo gjendje mund të shkaktohet verbimi . Sëmundja përhapet duke i fshirë sytë me të njejtin peshqir , duke i larë faqet me të njejtën enë , duke i përdorur te njëjtat mjete shkollore.
Katarakti
Katarakti shfaqet për shkak të humbjes së tejdukshmërisë së thjerzës.Rrallë trashëgohet , paraqitet për shkak të pleqërisë , lëndimeve ose sëmundjeve . Thjerëza e trubulluar duhet të hiqet me operacion.Pas operaciont njeriu mund të shohë , por duke bartur syze që e zëvendësojnë thjerzën e syrit. KERATOKONUS. (Kornea e syrit e deformuar ne forme koni) Eshte nje semundje jo shum e rrezikshme e cila mund te jet gjenetike ose jo. Kjo shkaktohet si pasoj e deformimit te kornes se syrit ne forme koni. Kornea eshte e rrumbullaket, e cila eshte pjesa kryesore e syrit qe ben te mundur futjen e drites dhe me pas qe pasqyrohet ne shikim. Kjo lloj semundje ka 5 faza. Nuk sherohet por thjesht duhet parandaluar. Parandalimi i kesaj behet me trajtime te ndryshme, si psh trajtim me rreze ultravjolet dhe me hedhjen e nje vitamine ne sy.
Të shikuarit vëngër (Strabizmi)
- Artikulli kryesor: Të shikuarit vëngër (Strabizmi)
Shprehja të shikuarit vëngër (Strabismus, gr.: στραβός strabos „i fiksuar vëngër“) është përdorur per te dhëne dukurinë e mangësisë se barazpeshimt te muskujve te syrit gjegjesisht koordinimin motorrik mengesor te te dy syve. Ne këtë rast shmanget drejtimi i akseve te tyre te shikimit gjate fiksimit te një objekti me momente te caktuara ose ne mënyre te vazhdueshme. Masa dhe forma e këtij pozicionimi defektoz mund te jene shume te ndryshme. Këto janë te matshme relativisht sakte me metoda te ndryshme dhe japin si rezultat një ose disa kënde te te shikuarit vëngër.