Jump to content

Marc Bartra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marc Bartra

Bartra duke luajtur për Barcelonën në vitin 2012
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMarc Bartra Aregall
Datëlindja (1991-01-15) 15 janar 1991 (33 vjeç)
VendlindjaSant Jaume, Spanjë
Gjatësia1.83 m (6 ft 0 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Betis
Numri5
Karriera me të rinjtë
2001–2002Espanyol
2002–2009Barcelona
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2012Barcelona B81(2)
2010–2016Barcelona59(5)
2016–2018Borussia Dortmund31(2)
2018–2022Betis121(6)
2022–2023Trabzonspor29(4)
2023–Betis3(0)
Karriera ndërkombëtare
2009Spanja U183(0)
2009–2010Spanja U1911(0)
2011Spanja U207(0)
2011–2013Spanja U2116(2)
2013–2018Spanja14(1)
2010–2019Katalonia6(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 10 nëntor 2023

Marc Bartra Aregall (Katalonisht: [ˈmarɡ ˈbartɾə əɾəˈɣaʎ], Spanjisht [ˈmarɣ ˈβartɾa aɾeˈɣal]; lindur më 15 janar 1991) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si qëndër mbrojtës për klubin spanjoll Betis dhe me kombëtaren spanjolle

Karriera me klube

Barcelona

Lindur në Sant Jaume dels Domenys, Tarragona, Katalonia, Bartra lëvizi në sistemin e të rinjëve të Barcelonës, La Masia, në moshën 11 vjeçare, pasi kishte luajtur më parë futboll me të afërmit e RCD Espanyol. Pasi kaloi nivelet të moshave, ai u vendos te skuadra B në vitin 2009.[1]

Më 14 shkurt 2010, një muaj pas ditëlindjes së tij të 19të, Bartra bëri debutimin e tij me skuadrën e parë, duke hyrë si zëvëndësues në vend të Jeffrén Suárez për 30 minutat e fundit të humbjes 2–1 kundër Atlético Madridstadiumin Vicente Calderón.[2] Ai më pas luajti ndeshjen e parë si titullar në La Liga pas një viti e tre muaj më vonë, duke luajtur 90 minuta në barazimin 0–0 në shtëpi kundër Deportivo de La Coruña.[3]

Më 21 maj 2011, Bartra shënoi golin e parë me skuadrën e parë të Barcelonës, duke ndihmuar skuadrën në fitoren 3–1 kundër Málagës, në ndeshjen e fundit të sezonit në Ligë.[4] Ai u vendos si një lojtar i rregullt i skuadrës së parë për sezonin 2012–13, por duke gjetur mundësi të pakta për të luajtur nga trajneri Tito Vilanova, me trajnerin spanjoll i cili preferonte në rast të një dëmtimi mesfushorët mbrojtës Javier Mascherano dhe Alex Song, dhe më pas mbrojtësin Adrianon, duke bërë që Bartra të ishte zgjdhja e fundit.[5][6][7] Kjo gjë bëri që ai t'a mbyllte sezonin me vetëm 16 paraqitje në të gjitha kompedicionet, duke koleksionuar gjithsej vetëm 902 minuta në fushë.

Më 24 shtator 2013, Bartra shënoi golin e dytë me fanellën Blaugrana, duke zëvëndësuar të dëmtuarin Javier Mascherano në pjesën e parë të suksesit 4–1 kundër Real SociedadCamp Nou, duke shënuar pas gjuajtjes nga cepi i zonës nga Lionel Messi.[8]

Më 18 mars 2014, Bartra firmosi një kontratë të re tre vjeçare me Barcelonën.[9] Më 16 prill, ai luajti si titullar në finalen e Kupës së Mbretit kundër rivalëve të Real Madrid, duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm me kokë pas një korne, por u mposht nga Gareth Bale në golin e dytë pas një vrapi që nga mesi i fushës nga uellsiani, me Barcelonën e cila humbi finalen me rezultatin 2–1.[10]

Borussia Dortmund

Më 3 qershor 2016, Bartra u shit te klubi gjemran Borussia Dortmund për 8 milion €, duke firmosur një marrëveshje katër-vjeçare.[11][12] Ai debutoi më 14 gusht në ndeshjen e Superkupës Gjermane kundër Bayern München, me Dortmundin që u mposht 2–0.[13] Një muaj më pas, ai shënoi golin e parë me klubin në fitoren komode 6–0 kundër Legia Varshavës në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.[14]

Më 11 prill 2018, kur Dortmundi po udhëtonte drejt Westfalenstadion për ndeshjen e tyre çerek-finale të Ligës së Kampioneve kundër Monacos, autobuzi i tyre u godit nga tre shpërthime.[15][16] Bartra, i cili theu kockën radiale në krahun e tij dhe kishte mbeturina në dorë pas bombardimeve, iu nënshtrua një operacioni të nesërmen,[17][18] kur gjermanët luajtën ndeshjen e riplanifikuar dhe humbën 3–2.[19] I pyetur në lidhje me ngjarjen, Bartra deklaroi: "Ishin 15 minutat më të gjata dhe të vështira të jetës time."[20] Ai u rikthye në stërvitje 29 ditë pas ngjarjes.[21]

Bartra luajti ndeshjen e parë pas dëmtimit në krahë më 20 maj 2017, duke u aktivizuar 90 minuta në fitoren 4–3 kundër Werder Bremenit;[22] përpara kësaj, ai ishte një zëvëndësim i papërdorur i ndeshjes paraardhëse kundër Augsburgut.[23] Një javë më pas, Bartra fitoi trofeun e parë me klubin, Kupën e Gjermanisë, duke ndihmuar Dortmundin të mposhte Eintracht Frankfurtin 2–1 në finalen e luajtur në Berlin.[24]

Betis

Më 30 janar 2018, Bartra u transferua te Betis duke firmosur një kontratë deri në qershor 2023.[25] Ai shënoi golin e parë me klubin më 12 maj 2019, duke i dhënë ekipit avantazhin e përkohshëm në barazimin 2–2 kundër rivalëve të Seviljes.[26]

Nga dhjetori 2020 e deri në mars 2021, Bartra ishte jashtë fushave për shkak të problemeve me tendinën e akilit dhe një problem i fshikëzës së tëmthit, duke bërë që ai të humbte peshë në mënyre drastike.[27] Më 23 prill, ai luajti 120 minuta të plota në finalen e Kupës së Mbretit kundër Valencias, ku Betis u mposht nga gjuajtjet e penalltive.[28]

Trabzonspor

Më 14 gusht 2022, Bartra firmosi me klubin turk Trabzonspor për 1.25 milion €.[29][30] Ai debutoi me klubin dy ditë më vonë në humbjen 2–1 kundër Copenhagenit në ndeshjen e parë të raundit play-off të Ligës së Kampioneve.[31] Më 18 shtator, ai shënoi golin e parë në Turqi në fitoren 3–2 kundër GaziantepSüper Lig.

Karriera ndërkombëtare

Bartra ka bërë plot 37 paraqitje me skuadrat e moshave të Spanjës, duke përfshirë të gjitha kategoritë, nga U–16 e deri te U–21. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 16 nëntor 2013 në fitoren 2–1 kundër Guinesë Ekuatoriale.[32]

Jeta personale

Bartra ka një vëlla binjak, Èric, i cili ka luajtur me të te La Masia.[33] Ai është aktualisht i lidhur me Melissa Jimenez, një gazetare e MotoGP nga Spanja. Ata kanë lajmëruar në Instagram dhe Twitter se janë duke pritur një vajzë.

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 11 maj 2014 [34]

Klubi Sezoni Liga Kupa Europa Tjetër[35] Gjithsej
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Barcelona B 2009–10 30 1 30 1
2010–11 28 1 28 1
2011–12 23 0 23 0
Gjithsej 81 2 81 2
Barcelona 2009–10 1 0 0 0 0 0 0 0 1 0
2010–11 2 1 2 0 1 0 0 0 5 1
2011–12 1 0 0 0 1 0 0 0 2 0
2012–13 8 0 2 0 6 0 0 0 16 0
2013–14 20 1 6 1 4 0 0 0 30 2
Gjithsej 32 2 10 1 12 0 0 0 54 3
Gjithsej karriera 113 4 10 1 12 0 0 0 135 5

Kombëtarja

Redaktuar më 13 prill 2015 [36]

Kombëtaren spanjolle
Viti Ndeshje Gola
2013 1 0
2014 3 0
2015 0 0
Total 4 0

Trofe

Klubet

Barcelona

Shteti

Spanja U–21

Referime

  1. ^ "Bartra y Muniesa: finura y carácter defensivo" [Bartra dhe Muniesa: finesë dhe karakter mbrojtës] (në anglisht). FC Barcelona. 13 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2010. Marrë më 13 shkurt 2010.
  2. ^ "Barça lose unbeaten record (2–1)" [Barça humbet rekordin e pamposhtur (2–1)] (në anglisht). FC Barcelona. 14 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2011. Marrë më 14 shkurt 2010.
  3. ^ "Barca back-ups draw blank" (në anglisht). ESPN FC. 15 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 16 maj 2011.
  4. ^ "Second XI ease to win" (në anglisht). ESPN FC. 21 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2012. Marrë më 21 maj 2011.
  5. ^ "¿Debe jugar Bartra en Vallecas?" [A duhet Bartra të luaj në Vallecas?] (në spanjisht). El Mundo Deportivo. 24 tetor 2012. Marrë më 29 shtator 2013.
  6. ^ "Bartra, un central que "le da 25.000 vueltas a Song"" [Bartra, qëndrori i cili është "25.000 herë më i mirë se Song"] (në spanjisht). Diario AS. 25 tetor 2012. Marrë më 29 shtator 2013.
  7. ^ "Marc Bartra le pide más minutos a los Reyes Magos" [Marc Bartra pyet Tre Burrat e mençur për më shumë minuta] (në spanjisht). Goal.com. 30 dhjetor 2012. Marrë më 29 shtator 2013.
  8. ^ "Barca maintain perfect start" (në anglisht). ESPN FC. 24 shtator 2013. Marrë më 29 shtator 2013.
  9. ^ "Marc Bartra, fins al 2017: "És un repte consolidar-se"" [Marc Bartra, deri në 2017: "Kjo është një sfidë për t'i lënë vend vetes"] (në anglisht). FC Barcelona. 18 mars 2014. Marrë më 18 mars 2014.
  10. ^ "Super Bejl, Realli "mbret" i Spanjës". Panorama Sport. 16 prill 2014. Marrë më 17 prill 2014.
  11. ^ "Marc Bartra: Borussia Dortmund's new defensive ace" (në anglisht). Bundesliga. 3 qershor 2016. Marrë më 25 qershor 2016.
  12. ^ Matt Pearson (3 qershor 2016). "Bundesliga: Borussia Dortmund sign Barcelona defender Marc Bartra" (në anglisht). Deutsche Welle. Marrë më 21 qershor 2016.
  13. ^ Stephan Uersfeld (14 gusht 2016). "Second-half goals earn Bayern Munich Super Cup glory vs. Dortmund" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 4 shtator 2016.
  14. ^ "Dortmund six-shooters wreck Legia's comeback" (në anglisht). UEFA. 15 shtator 2016. Marrë më 10 mars 2017.
  15. ^ "Marc Bartra injured after explosion near Borussia Dortmund's team bus ahead of Champions League tie". The Daily Telegraph (në anglisht). 11 prill 2017. Marrë më 11 prill 2017.
  16. ^ "Blasts hit German football team bus" (në anglisht). BBC Sport. 11 prill 2017. Marrë më 29 tetor 2017.
  17. ^ "Marc Bartra: Borussia Dortmund defender injured in bus attack 'doing much better'" (në anglisht). BBC Sport. 12 prill 2017. Marrë më 12 prill 2017.
  18. ^ "Marc Bartra undergoes operation on arm and hand" (në anglisht). Borussia Dortmund. 12 prill 2017. Marrë më 29 tetor 2017.
  19. ^ "Monaco hold off Borussia fightback to run out 3–2 winners" (në anglisht). Borussia Dortmund. 12 prill 2017. Marrë më 29 tetor 2017.
  20. ^ Ben Burrows (14 prill 2017). "Marc Bartra opens up about being at the centre of the Borussia Dortmund bomb attack". The Independent (në anglisht). Marrë më 29 tetor 2017.
  21. ^ "Marc Bartra back in team training" (në anglisht). Borussia Dortmund. 10 maj 2017. Marrë më 29 tetor 2017.
  22. ^ Liam Prenderville (20 maj 2017). "Marc Bartra makes first Borussia Dortmund appearance since bomb blast in final day thriller with Werder Bremen". Daily Mirror (në anglisht). Marrë më 31 janar 2018.
  23. ^ "Bartra in squad, Kagawa in for suspended Castro" (në anglisht). Borussia Dortmund. 13 maj 2017. Marrë më 29 tetor 2017.
  24. ^ "Teams & goals" (në anglisht). Borussia Dortmund. 27 maj 2017. Marrë më 29 tetor 2017.
  25. ^ "Real Betis signs Spanish international Marc Bartra" (në anglisht). Real Betis. 30 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2018. Marrë më 30 janar 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  26. ^ "Atletico clinch second spot, Bale leads Real rout". The New York Times (në anglisht). 12 maj 2018. Marrë më 14 maj 2018.
  27. ^ "La alegría de Bartra por volver a entrenar con sus compañeros" [Bartra's joy to train with his teammates again]. ABC (në spanjisht). 11 mars 2021. Marrë më 7 janar 2023.
  28. ^ "Real Betis 1–1 Valencia (5–4 on pens): Real Betis win Copa del Rey final on penalties" (në anglisht). BBC Sport. 23 prill 2022. Marrë më 23 prill 2022.
  29. ^ Rocio Guevara (14 gusht 2022). "Bartra se marcha al Trabzonspor". Marca (në spanjisht). Marrë më 14 gusht 2022.
  30. ^ "Results or ending of transfer meetings" (në turqisht). KAP. 15 gusht 2022. Marrë më 15 gusht 2022.
  31. ^ "Mal estreno del Trabzonspor de Marc Bartra en la previa de la Champions". Diario de Sevilla (në spanjisht). 16 gusht 2022. Marrë më 7 janar 2023.
  32. ^ "De pasear la estrella a ver las estrellas" [From parading star to seeing stars]. Marca. 17 nëntor 2013. Marrë më 17 nëntor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Marc Bartra y su mellizo 'celebran' su cumpleaños en Facebook" [Marc Bartra dhe binjaku i tij 'festojnë' ditëlindjen në Facebook]. Sport. 15 janar 2015. Marrë më 15 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Bartra". Soccerway. Marrë më 24 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ Përfshirë kompedicionet e tjera, përfshirë Supercopa de España, UEFA Super Kupa, FIFA Kupa e Botës për Klube.
  36. ^ "Marc Bartra - National Football Teams". National Football Teams. Marrë më 13 prill 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme