Filtrimi
Ky 29 Prill 2009 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(29 Prill 2009) Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Filtrimi është operacion teknologjik, me të cilin substanca e ngurtë plotësisht ndahet nga lëngu me kalimin e fluideve nëpërmjet disa materialeve poroze ose fibroze të quajtura filtera.Fluidi mund të jetë tretje ose gaz.Mirëpo, në kuptimin më të ngushtë me anë të filtrimit nënkuptojmë ndarjen e fazës së ngurtë nga faza e lëngët. Filtrimi , pra shërben për të pastruar lëngjet nga trupat e huaj dhe nga papastërtitë e ndryshme , për ti kthjelluar ose për ti qartësuar.Si produkt i fundit fitohet tretja e pastër ose plotësisht e pastër, ndërsa në mediumin filtrues mbetet faza e ngurtë e fundrrinës. Kjo arrihet me lëshimin e tretjes nëpër letër filtruese të caktuar qoftë nëpërmjet të hinkave speciale për filtrim, ose me lëshimin e tretjes nëpërmjet të tamponave të azbestit, filtra nitrocelulozë etj.
Dallojmë dy tipe të filtrimit: filtrimi nëpër pogaçe, i cili përdoret te përqendrimet relative të fluideve me 1% vëllim më tepër të fazes së ngurtë, kur është qëllimi që mbi mediumin filtrues të formohet kulaqi-pogaçja e cila paraqet mediumin plotësues për filtrim.
Filtrimi nëpërmjet mjedisit filtrues, i cili përdoret te fluidet me përqendrime të vogla të fazes së ngurtë nën 0.1% vëllim. Poret e mjedisit filtrues zihen para se të formohet pogaçja. Mjedisi filtrues i tillë duhet të ndërrohet shpesh në mënyrë që të vazhdohet filtrimi.
Në procesin e filtrimit ndikojnë këta faktorë:
- shtypja ( e rritjen e shtypjes vjen deri te rritja e kalimit te lëngut)
- sipërfaqja (me rritjen e sipërfaqes rritet kalimi i lëngut)
- viskoziteti (kalimi është ne kundërshtim proporcionalisht me viskozitetin)
- trashësia (rezistenca e pogaçes është ne funksion me trashësine e pogaçes)
- madhësia e grimcave (madhësia e grimcave ndikon në rrjedhjen nëpër pogaçë rezistuese specifike
Llojët e Filtërave
Letërfiltrues
Si lëterfiltrues më së shpeshti përdoret Whatman, i cili është mjaft indiferent, por që nuk është mjaft i fortë . Ka edhe filtrues specialë, siç janë p.sh. ata të trajtuar me acid sulfurik, çka rritë mundësinë e rezistencës ndaj acideve dhe alkalieve.
Filtrat Seitëz
Këta filtra shfrytëzohen për filtrimin e sasive më të mëdha. Mjedisi filtrues është i përbërë nga celuloza dhe azbesti me trashësi rreth 4 mm.
Mjedisi filtrues prej qelqit të imtësuar
Ky mjedis është i punuar prej qelqit special ose kuarcit të imtësuar deri në madhësi të caktuar. Nga ky pluhur punohet mjedisi filtrues në formë të pllakës, në temperaturë prej afro 1200 º C.
Filtrat pëlhurorë
Ky lloj i filtrave është i punuar nga penjtë natyral, sintetikë ose nga metali. Këtu bëjnë pjesë pëlhurat e pambukut, najlonit ose pjesëve të tjera plastike.
Filtrat e pambukut janë më të përshtatshem për shkak se lehtë sterilizohen ne autoklavë.
Pajisjet për filtrim
Për filtrim përdoren disa lloje të aparaturës. Ato ndahen në aparate të diskontinuara dhe te kontinuara.
Aparatet e diskontinuara (me ndërprerje)
Në këtë grup të aparateve bëjnë pjesë :
Aparatet per filtrim gravitacional, siç janë :
● filtrat me rërë, ku si kullim posedojnë rërën e pastruar dhe te situar. Mund të jënë të tipit të hapur dhe të mbyllur, dhe përdoren më së shpeshti për filtrimin e ujit.
Aparatet per filtrimne vakum, siç jane :
● filtrat Nuç në formë cilindrike me diametër 200-900 mm dhe të përbëra nga pllakat e preforuara, të tërhequra ose pllaka vrimoze të keramikës apo porcelanit . Mund të punojnë si filtra vakum ose filtra me shtypje që janë më të shpejtë. Përdoren për filtrimin e suspenzioneve të trasha. ● filtrate me gypa vrimore, ku gypat e tyre janë të ndërtuara nga keramikat poroze, tkanina filtruese etj., të cilët janë të futur në suspenzion. Filtrat kalojnë nëpër muret vrimore të gypit. Mund të punojnë si filtra vakum ose filtra me shtypje të suspenzionit që janë më të shpejtë. ●filtrat me pllaka, të cilat janë të punuara nga pllakat filtruese me mure vrimore dhe që punojnë analog si filtrat gyporë vrimorë. Pllakat mund të jenë me kënd të rrafshët, katrore ose forme rrethore (Kelly, Moor dhe Sweetland)
Filtrat që punojnë me shtypje të rritur (filtërpresat)
Mekanizmi i punës së këtyre filtrave që në një hapsirë të vogël arrin sipërfaqe të madhe filtruese deri në 200 m².Kjo arrihet me anë të elementeve filtruese, siç janë pllakat dhe krahët të cilët janë të punuar me madhësi të ndryshme, me prerje katrore ose rrethore. Numri i këtyre pllakave është prej 4 – 100 copë.
Ekzistojnë dy lloje :
● filtërpresat kamere, të cilat përbëhen prej nyjeve në formë pllake.Çdo nyje posedon ventilin ku del filtrati,
● filtërpresat kraharore që janë aparate për filtrim më modern në krahasim me ato kamere. Te këto nyjet janë të ndryshme dhe ka tri tipa. Nyjet 1 , 3 janë të rrudhura, ndërsa 2 është e zbrazët .Trashësia e pogaçes është më e madhe se te ato kamere. Pëlhura filtruese është e përbërë prej pambukut, azbestit, metalit etj.
Pajisjet filtruese me punë të vazhdueshme
Grupin e këtyre pajisjeve e përbëjnë aparatet, të cilat janë më të ndërlikuara se të mëparshmet dhe mund të punojnë me shtypje të ndryshme, me vakum ose më shtypje të rritur. Shfrytëzohen për filtrimin e preparateve me antibiotikë dhe materiale të tjera farmaceutike. Në këtë grup bëjnë pjesë filtrate rrotullues të cilët janë të disa tipeve. Më i. vjetri dhe më i njohuri është filtri tambur, i cili përbëhet prej tamburit horizontal i pajisur me pjesët filtruese dhe rrotullohet në koritë në të cilën ndodhet suspenzioni.
Filtrimi në barnatore
Filtrimi me sasi të vogla në të shumtën e rasteve bëhet me anë të hinkës, e cila mund të jetë nga metali, plastika etj. Si letërfiltruese më së shpeshti përdoret e tipit Whatman, e cila është mjaft indiferente, por që nuk është mjaft e fortë.
Letërfiltri është letër prej celuloze të pastër e shtypur dhe përpunuar në mënyrë të posaçme me fibrat që lejojnë kalimin e shpejtë të lëngut. Lefërfiltri duhet të jetë krejt i bardhë, nuk duhet të lirojë substanca të tretshme në ujin e destiluar, metale alkalino-tokësore me acide të holluara dhe nuk duhet të ngjyroset me tretësirën e acidit salicilik etj. Letërfiltri që përdoret në barnatore ka diametrin e poreve prej 3.5 – 70 mikrona, kurse ai që përdoret për analizë 1 – 1.5 mikrona. Letërfiltri vendoset mbi hinkë.
Principi i punës Para se të fillojë filtrimi, përgatitet hinka me madhësi të përshtatshme për filtrim dhe në bazë të saj prehet letra filtruese. Duhet të kemi kujdes kur presim letrën filtruese për arsye se nuk duhet t’i kalojë muret e hinkës. Pastaj, së pari laget letra filtruese me tretjen, të cilën dëshirojmë ta filtrojmë, ndërsa tretjet e thjeshta edhe me ujë të destiluar. Në qoftë se filtrimin duhet ta shpejtojmë, atëherë letra filtruese duhet dredhur në formë palash, në mënyrë që të mos ngjitet në muret e hinkës. Në këtë mënyrë arrihet sipërfaqja më e madhe e letrës filtruese. Te sasitë më të mëdha shpejtësia e filtrimit arrihet duke përdorur vakum pompën. Acidet dhe bazat filtrohen në filtra të azbestit për shkak se shkatërrojnë celulozën. Për filtrime kimike shfrytëzohet letërfiltruese speciale, e cila me djegje nuk lë hi. Në qoftë se filtrohet substance avulluese, atëherë hinka me tretës patjetër mbulohet në mënyrë që të zvoglohet avullimi.
Te tretjet, të cilat në temperature të dhomës ngurtësohen, filtrimi duhet të bëhet me filtra që posedojnë dy mure, në mënyrë që në mes të mureve të qarkullojë uji i ngrohtë për të mos lejuar ngurtësimin e tretjes.
Për filtrim shfrytëzohen aparate të ndryshme, ndërsa filtrimi bëhet nëpërmjet filterave të ndryshëm, si: letërfiltruese,leshit të qelqit,qelqit të sintetizuar,azbestit,pambukut,leshit plastik etj. Aparatet për filtrim mund të punojnë në principin e diskontinuar dhe të kontinuar.
Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.