Memorandumi SANU
Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, i njohur thjesht si Memorandumi SANU (serbisht: Меморандум САНУ), ishte një draft dokument i hartuar nga një komision 16-anëtarësh i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (serbisht: Srpska akademija nauka i umetnosti - SANU) në vitet 1985-1986. Pjesë të draftit rrodhën dhe u publikuan nga e përditshmja Veçernje novosti në shtator të vitit 1986.
Memorandumi tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut në Jugosllavi, pasi që u bënte jehonë pikëpamjeve kontraveze mbi gjendjen e vendit dhe kërkonte riorganizim thelbësor të shtetit.[1] Preokupimi kryesor i memorandumit ishte që decentralizimi po e çonte Jugosllavinë drejt shpërbërjes dhe që struktura kushtetuese e Jugosllavisë i diskriminonte serbët.[2] Memorandumi pretendonte se zhvillimi i Serbisë u dëmtua nga mbështetja që u jepej pjesëve të tjera të Jugosllavisë. Ai u dënua zyrtarisht në vitin 1986 nga qeveria e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe qeveria e Republikës Socialiste të Serbisë për nxitje të nacionalizmit.[3] Disa e konsiderojnë publikimin e tij si një moment kyç në shpërbërjen e Jugosllavisë[4] dhe një kontribues për luftërat jugosllave.
Pasqyrë e përgjithshme
Në maj të vitit 1985, pasi Stamboliqi i kërkoi qeverisë të diskutonin për çështjen e Kosovës për herë të parë që nga viti 1981,[5] SANU zgjodhi një komision prej 16 akademikësh të dalluar, për të hartuar një memorandum i cili do të adresonte shkaqet e krizës ekonomike dhe politike si dhe mënyrat për t'i trajtuar ato probleme.[6] Ishte planifikuar të miratohej nga Akademia para se të paraqitej para Partisë Komuniste dhe organeve shtetërore.[6] Megjithatë, drafti i fundit i ra në dorë[6] gazetës serbe Veçernje novosti në shtator të vitit 1986.[1] Gazeta në fjalë e sulmoi atë duke e përshkruar si reaksionar dhe nacionalist, por nuk e publikoi.[6] Zyrtarët e partisë dhe të shtetit serb nisën një fushatë zyrtare kundër memorandumit.[6]
Memorandumi ndahej në dy pjesë: e para për "Krizën në Ekonominë dhe Shoqërinë Jugosllave", kurse tjetra "Statusi i Serbisë dhe i Kombit Serb".[7] Pjesa e parë fokusohet në fragmentimin ekonomik dhe politik të Jugosllavisë, që pasoi shpalljen e kushtetutës së vitit 1974. Pjesa e dytë fokusohet në atë që autorët e shihnin si status inferior i Serbisë në kuadër të Jugosllavisë, ndërsa përshkruanin statusin e serbëve në krahinën e Kosovës dhe në Kroaci[nevojitet citimi]
Memorandumi pretendonte se në fund të Luftës së dytë Botërore, Josip Broz Tito qëllimisht kishte dobësuar Serbinë duke copëtuar pjesën më të madhe të territoreve serbe, përkatësisht, Serbinë, Malin e Zi, Republikën e Maqedonisë, Bosnjën dhe Kroacinë.
Sipas memorandumit, Tito kishte dobësuar edhe më tej Repulikën Socialiste të Serbisë, duke e ndarë territorin e saj dhe duke krijuar krahinat autonome të Kosovës dhe Vojvodinës, shembull të cilin nuk e ndoqi në republikat tjera jugosllave.
Pritja
Memorandumi u dënua nga Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë, duke përfshirë edhe Sllobodan Millosheviqin, presidenti i ardhshëm i Serbisë, i cili publikisht u shpreh se ai s'ishte "asgjë më shumë se nacionalizmi më i errët". Ndërsa Radovan Karaxhiq, udhëheqësi i ardhshëm i serbëve të Bosnjës, u shpreh se "Bolshevizmi është i keq, por nacionalizmi është edhe më i keq".[8] Përkundër këtyre deklarimeve, Sllobodan Millosheviqi, Karaxhiqi, dhe politikanët e tjerë serbë publikisht ranë dakord me pjesën më të madhe të memorandumit, dhe më vonë krijuan lidhje politike me disa hartues të tij si Mihailo Markoviq, i cili u bë zëvendës-president i Partisë Socialiste të Serbisë dhe Dobrica Qosiq i cili u emërua president i Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1992.[3]
Pikat e memorandumit
- Shqiptarët po kryejnë gjenocid kundër serbëve në Kosovë (faqet. 41, 56 të memorandumit)
- Sllovenia dhe Kroacia po marrin kontrollin e ekonomisë serbe. Jugosllavia po e largon industrinë jashtë nga Serbia (fq. 42)
- Duhen ndryshime kushtetuese për shkak se kushtetuta e Jugosllavisë e trajton padrejtësisht dhe e dobëson Serbinë (fq. 46)
- diskriminimi ndaj serbëve (fq. 50)
- Serbia ka sakrifikuar 2,500,000 njerëz për Jugosllavinë (në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore) kurse tani është viktimë e këtij shteti (fq. 52)
- Mes viteve 1690 dhe 1912, 500,000 serbë kanë ikur nga Kosova ku shqiptarët po kryejnë gjenocid (fq. 56)
- Ka diskriminim të madh ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë dhe në Kroaci (fq. 58)
- Serbët në Kroaci tani janë në rrezik si kurrë më parë (fq. 62)
- Të gjithë shkrimtarët e kombësisë serbe nga Bosnja janë shkrimtarë serbë dhe jo boshnjakë (fq. 65)
- "Çështja serbe" nuk do të zgjidhet para krijimit të unitetit të plotë kombëtar dhe kulturor mes serbëve pavarësisht vendit ku jetojnë brenda Jugosllavisë (pgs. 70-3)
- Gjatë 50 viteve të fundit, serbët kanë qenë dy herë viktima të shkatërrimit, asimilimit, ndryshimit të fesë, gjenocidit kulturor, indoktrinimit ideologjik duke thënë se ata nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë. (pgs. 70-3)
- Nëse Jugosllavia shpërbëhet, Serbia duhet të shikojë interesat e veta kombëtare (fq. 73)
Hartuesit
Komisioni përbëhej nga 16 intelektualë serbë:[9]
- Pavle Ivić
- Antonije Isaković
- Dušan Kanazir
- Mihailo Marković
- Miloš Macura
- Dejan Medaković
- Miroslav Pantić
- Nikola Pantić
- Ljubisav Rakić
- Radovan Samardžić
- Miomir Vukobratović
- Vasilije Krestić
- Ivan Maksimović
- Kosta Mihailović
- Stojan Ćelić
- Nikola Čobeljić
Referime
- ^ a b Bokovoy, Irvine & Lilly 1997, f. 322.
- ^ "Picture stories - ESI". esiweb.org. Marrë më 2014-12-14.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Ramet 2006, f. 321.
- ^ Silber & Little 1996, f. 31.
- ^ Jović 2009, f. 248.
- ^ a b c d e Djokić 2003, f. 255.
- ^ Miller 2008, f. 269.
- ^ Lampe 2000, f. 347.
- ^ Miller 2008, f. 268.
Referime
- Bokovoy, M. K.; Irvine, J.; Lilly, C. (1997). State-Society Relations in Yugoslavia, 1945-1992. Palgrave Macmillan. fq. 322. ISBN 9780312126902.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Djokić, Dejan (2003). Yugoslavism: Histories of a Failed Idea, 1918-1992. C. Hurst & Co. Publishers. fq. 255–. ISBN 978-1-85065-663-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Jović, Dejan (2009). "The "SANU Memorandum" and the reaction of the political elite (1986)". Yugoslavia: A State that Withered Away. Purdue University Press. fq. 248–253. ISBN 978-1-55753-495-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Lampe, John R. (2000). Yugoslavia as History: Twice There Was a Country. Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-77401-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Mihailović, Kosta; Krestić, Vasilije (1995), Pantić, Miroslav (red.), Memorandum of the Serbian Academy of Sciences and Arts: Answers to criticisms (PDF), Belgrade: SANU
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Stampa:En icon - Mihailović, Kosta; Krestić, Vasilije (1995). Pantić, Miroslav (red.). "МЕМОРАНДУМ САНУ" ОДГОВОРИ НА КРИТИКЕ. Belgrade: SANU. ISBN 86-7025-213-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Stampa:Sr icon - Miller, Nick (2008). The Nonconformists: Culture, Politics, and Nationalism in a Serbian Intellectual Circle, 1944-1991. Central European University Press. fq. 268. ISBN 978-963-9776-13-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Silber, Laura; Little, Allan (1996) [1995]. Yugoslavia: Death of a Nation. TV Books. fq. 31. ISBN 978-1-57500-005-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Škorić, Sofija; Tomashevich, George Vid (1987). The Serbian Academy after a century: an institution at risk?. Serbian Heritage Academy of Canada. ISBN 978-0-920069-05-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ramet, Sabrina P. (2006). The Three Yugoslavias: State-building and Legitimation, 1918-2005. Indiana University Press. fq. 321. ISBN 0-253-34656-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
- "Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU), 1986". Roy Rosenzweig Center for History and New Media. Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2019. Marrë më 16 janar 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) (Përkthim në gjuhën angleze)