Jump to content

Elseid Hysaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Elseid Hysaj
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1994-02-20) 20 shkurt 1994 (30 vjeç)
VendlindjaShkodër, Shqipëri
Gjatësia1.82 m (6 ft 0 in)
PozicioniMbrojtës i majtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Napoli
Numri23
Karriera me të rinjtë
2009–2012Empoli
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2011–2015Empoli98(1)
2015–Napoli153(1)
Karriera ndërkombëtare
2010–2011Shqipëria U173(0)
2013–2014Shqipëria U214(0)
2013–Shqipëria48(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 korrik 2020
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17 nëntor 2019

Elseid Gëzim Hysaj (lindur më 20 shkurt 1994) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mbrojtës i majtë për klubin italian Napoli dhe kombëtaren shqiptare.

Dy muaj pas lindjes së tij, babai i tij Gëzim Hysaj emigroi në Itali si shumë shqiptarë në vitet 90' që ishin në kërkim të punësimit për të mbajtur familjet e tyre. Hysaj u rrit në Shkodër me mamanë dhe gjyshërit e tij kurse babai i tij punoi në Itali si murator. Gjatë kohës që babai i tij punonte në shtëpinë e agjentit të futbollit Marco Piccioli, Gëzimi i përmendi atij se djali i tij ishte një lojtar i talentuar, por për shkak se Elseidi ishte vetëm 10 vjeç në atë kohë, Piccioli këshilloi Gëzimin që të priste. Kur Elseidi mbushi 14 vjeç, ai udhëtoi në Itali ku u vlerësua nga Piccioli dhe u provua në shumë klubeve të ndryshme, përfshirë edhe Fiorentinën, përpara se të transferohej përfundimisht te akademia e Empolit.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hysej bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 24 nëntor 2011 në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Fiorentinës, ku Empoli u mposht 2–1 në transfertë.[1] Më 20 tetor 2012, ai debutoi në Serie B në fitoren 3–0 kundër Virtus Lanciano, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 67të në vënd të Andrea Cristianos.[2] Empoli e mbylli kampionatin në vendin e katërt dhe falë këtij rezultati u kualifikua në fazën play-off për tu ngjitur në elitë. Në gjysëm-finale, Empoli mposhti Novarën me rezultatin e përgjithshëm 5–2, me Hysajn i cili luajti 90 minuta të plota në të dyja ndeshjet.[3][4] Në finale kundër Livornos, Empoli u mposht me rezultatin e përgjithshëm 2–1 dhe humbi mundësinë që të luante në Serie A për sezonin e ardhshëm; Hysaj sërisht u aktivizua 90 minuta të plota në të dyja ndeshjet.[5][6] Ai e mbylli sezonin 2012–13 me 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë 30 në kampionat, 4 në fazën play-off të kampionatit dhe 1 në kupë.

Më 19 shtator 2013, Hysaj rinovoi kontratën e tij me klubin deri në vitin 2015.[7] Më 17 prill 2014, Hysaj shënoi golin e parë në karrierën e tij si profesionist në humbjen 1–2 kundër Virtus Lanciano; goli erdhi pas vetëm 4 minutash pas një pasimi në hyrje të zonës, ku ai “gjarpëroi” mes dy-tre kundërshtarëve duke lëshuar një të majtë e cila u ndal në trekëndëshin e portës së skuadrës vendëse.[8]

Më 31 gusht 2014, Hysaj bëri debutimin e tij në Serie A në ndeshjen e parë të sezonit 2014–15, duke luajtur 90 minuta në humbjen 2–0 kundër Udineses. Më 30 tetor, ai rinovoi kontratën e tij me Empolin deri në qershor 2017, duke pasur edhe një rritje të vogël rroge.[9]

Më 3 gusht 2015, Hysaj u transferua zyrtarisht te Napoli për 5 milion €, duke firmosur një kontratë deri në qershor 2020.[10][11] Ky transferim e bëri atë lojtari e dytë shqiptar më të kushtueshëm në botë, pas Lorik Canës, i cili në vit 2011 kaloi nga Lazio te Galatasaray për 6.75 milion €.[12][13] Ai bëri debutimin e tij zyrtar me Napolin më 23 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Sampdorias, ku ekipi u mposht 2–1 në transfertë.[14] Hysaj zhvilloi paraqitje pozitive në muajt e tij të para me Napolin, duke siguruar një vend titullari në krahun e dajthtë, e cila ishte pronë e lojtarit të kombëtares italiane Christian Maggio për shtatë sezone.[15][16] Më 17 shtator, Hysaj bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Evropës në fitoren 5–0 kundër Club Brugge në fazën e grupeve.[17] Ai e mbylli sezonin e parë me Napolin duke zhvilluar 43 paraqitje në të gjitha kompeticionet, përfshirë 37 në Serie A.

Më 13 shtator 2016, Hysaj zhvilloi paraqitjen e tij të parë në UEFA Ligën e Kampioneve në fitoren 2–1 në trasfertë kundër Dynamo Kyiv.[18] Më 21 tetor 2017, ai luajti ndeshjen e tij të 100të me Napolin në të gjitha kompeticionet në barazimin pa gola kundër Interit në ndeshjen e javën e 9të të Serie A 2017–18.[19]

Më 25 korrik 2020, Hysaj shënoi golin e tij të parë me Napolin në ndeshjen e tij të 193të në një fitore 2–0 kundër SassuolosStadio San Paolo; ky ishte gjithashtu goli i tij i parë në Serie A në ndeshjen e tij të 189të në këtë kompeticion.[20]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hysaj luajti tre ndeshje me kombëtaren nën-17kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian nën-17 të futbollit 2011: më 25 shtator 2010 kundër Norvegjisë (humbje 2–0), më 27 shtator kundër Irlandës (humbje 2–0) dhe më 30 shtator kundër Maltës (barazim 1–1).[21][22][23]

Pas debutimit me ekipin e parë, Hysaj kaloi përkohësisht në ekipin nën-21 ku u thirr për të luajtur në ndeshjen miqësore kundër Austrisë.[24] Në tetor 2013, Hysaj zhvilloi paraqitjen e dytë me ekipin nën-21 në humbjen minimale në shtëpi kundër Bosnje dhe Hercegovinës, kurse më 18 nëntor, vetëm tre ditë pasi ishte aktivizuar me ekipin e parë, ai luajti edhe në humbjen 2–0 kundër Spanjës në një kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian 2015.[25]

Hysaj debutoi me Shqipërinë në një ndeshje miqësore kundër Gjeorgjisë më 6 shkurt 2013. Në moshën 18 vjeç, ai u bë lojtari i tretë më i ri pas Blendi Nallbani dhe Iljaz Çeços.[26] Në tetor, Hysaj u rikthye sërisht në ekipin e parë për ndeshjen miqësore kundër Bjellorusisë.[27]

Më 9 qershor 2015, Hysaj u fejua me Miss Shqipërinë 2013 Fiorenza Lekstakaj.[28] Ai është gjithashtu mbështetës i Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke marrë pjesë në fushatën zgjedhore të 2017 në Shkodër.[29]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 26 korrik 2020[30]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Empoli 2011–12 Serie B 0 0 1 0 1 0
2012–13 34 0 1 0 35 0
2013–14 32 1 2 0 34 1
2014–15 Serie A 36 0 3 0 39 0
Gjithsej 102 1 7 0 109 1
Napoli 2015–16 Serie A 37 0 1 0 5[a] 0 43 0
2016–17 35 0 3 0 7[b] 0 45 0
2017–18 35 0 2 0 10[c] 0 47 0
2018–19 27 0 1 0 7[d] 0 35 0
2019–20 19 1 4 0 0 0 23 1
Gjithsej 153 1 11 0 29 0 193 1
Gjithsej karriera 255 1 18 0 29 0 302 2
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligës e Evropës
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. ^ Tetë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje në UEFA Ligës e Evropës
  4. ^ Tre ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, katër ndeshje në UEFA Ligës e Evropës
Redaktuar më 17 nëntor 2020[31][32]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2013 5 0
2014 7 0
2015 5 0
2016 11 0
2017 9 0
2018 7 0
2019 8 1
Gjithsej 52 1

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 17 nëntor 2019. Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Hysaj.[32]
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 10 shtator 2019 Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri 50 Flamuri Islanda 2–1 4–2 Kualifikueset e UEFA Euro 2020
Napoli
  1. ^ "Fiorentina vs. Empoli 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 24 nëntor 2011. Marrë më 8 mars 2014.
  2. ^ "Virtus Lanciano vs. Empoli 0 – 3" (në anglisht). Soccerway. 20 tetor 2012. Marrë më 8 mars 2014.
  3. ^ "Novara vs. Empoli 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 22 maj 2013. Marrë më 8 mars 2014.
  4. ^ "Empoli vs. Novara 4 – 1" (në anglisht). Soccerway. 26 maj 2013. Marrë më 8 mars 2014.
  5. ^ "Empoli vs. Livorno 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 29 maj 2013. Marrë më 8 mars 2014.
  6. ^ "Livorno vs. Empoli 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 2 qershor 2013. Marrë më 8 mars 2014.
  7. ^ "Hysaj rinovon deri në vitin 2015 me Empolin". Asport.info. 19 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2015. Marrë më 9 mars 2014.
  8. ^ "Hysaj shënon pas dy vitesh, por Empoli mundet". Panorama Sport. 17 prill 2014. Marrë më 19 prill 2014.
  9. ^ "Rinovon Elseid Hysaj, deri më 2017-ën tek Empoli". Panorama Sport. 31 tetor 2014. Marrë më 14 janar 2015.
  10. ^ "Hysaj firmos për 5 vjet me Napolin". Zëri.info. 31 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2020. Marrë më 19 qershor 2020.
  11. ^ "Elseid Hysaj zyrtarisht i Napolit për 5 vjet, enigmë rroga". Sot.com.al. 1 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2020. Marrë më 19 qershor 2020.
  12. ^ Anton Cicani (14 qershor 2015). "Hysaj gjen akord me Napolin!". Sport Ekspres. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2015. Marrë më 14 qershor 2015.
  13. ^ "UFFICIALE: il Napoli ha acquistato Elseid Hysaj. Questa, la scheda tecnica del calciatore..." [Zyrtare: Napoli ka blerë Elseid Hysajn. Kjo është skeda teknike e lojtarit...]. Napolisoccer.net (në italisht). 3 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2015. Marrë më 3 gusht 2015.
  14. ^ Eduard Ilnica (23 gusht 2015). "Hysaj, 90 minuta të plota me Napolin, debuton edhe Manaj (video)". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2020. Marrë më 19 qershor 2020.
  15. ^ "Hysaj i pazëvendësueshëm te Napoli". Lajmi.net. 23 gusht 2015. Marrë më 19 qershor 2020.
  16. ^ "Agent: 'Maggio wants to start'" [Agent: ‘Maggio do të luajë si titullar’] (në anglisht). Football Italia. 21 tetor 2015. Marrë më 21 tetor 2015.
  17. ^ "Sparkly Napoli flatten Club Brugge" [Napoli rrafshon Club Brugge] (në anglisht). UEFA. 17 shtator 2015. Marrë më 17 shtator 2015.
  18. ^ "Elseid Hysaj ndez "motorët", debuton në Ligën e Kampioneve". Panorama Sport. 13 shtator 2016. Marrë më 19 qershor 2020.
  19. ^ "Napoli 0–0 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. 21 tetor 2017. Marrë më 22 tetor 2017.
  20. ^ "VIDEO/ Gol historik me Napolin, Elseid Hysaj shënon për herë të parë në Serinë A". Panorama Sport. 26 korrik 2020. Marrë më 26 korrik 2020.
  21. ^ "Norway U17 vs. Albania U17 2 – 0" [Norvegji U17 vs. Shqipëri U17 2 – 0] (në anglisht). Soccerway. 25 shtator 2010. Marrë më 9 mars 2014.
  22. ^ "Albania U17 vs. Republic of Ireland U17 0 – 2" [Shqipëri U17 vs. Republika e Irlandës 0 – 2] (në anglisht). Soccerway. 27 shtator 2010. Marrë më 9 mars 2014.
  23. ^ "Malta U17 vs. Albania U17 1 – 1" [Maltë U17 vs. Shqipëri U17 1 – 1] (në anglisht). Soccerway. 30 shtator 2010. Marrë më 9 mars 2014.
  24. ^ "Elseid Hysaj e Tomas Strakosha dy "blerjet"e Gegës në ekipin e shpresave". Asport.info. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2014. Marrë më 9 mars 2014.
  25. ^ "Shqipëria U-21 bën të djersijë Spanjën". Gazeta Shqip. 19 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2020. Marrë më 18 qershor 2020.
  26. ^ "Elseid Hisaj, historia e një ëndrre të bërë realitet". Gazeta Shqip. 6 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2020. Marrë më 9 mars 2014.
  27. ^ "Lista anti-Bjellorusi: De Biazi rikthen Memushajn, Sadikun e Mehën, Vajushi e Salihi jashtë". Asport.info. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2014. Marrë më 9 mars 2014.
  28. ^ "Fejesa e Elseid Hysajt". Sportal.al. 9 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2017. Marrë më 16 qershor 2017.
  29. ^ "Video / Pas Armando Sadikut edhe Elseid Hysaj i bashkohet fushatës së PS-së në Shkodër". Panorama Sport. 14 qershor 2017. Marrë më 16 qershor 2017.
  30. ^ "Elseid Hysaj" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 9 mars 2014.
  31. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Elseid Hysaj" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 18 qershor 2020.
  32. ^ a b "Elseid Hysaj" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 18 qershor 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]