Edsilia Rombley
Edsilia Francisca Rombley (lindur më 13 shkurt 1978) është një këngëtare dhe prezantuese televizive holandeze. Ajo filloi karrierën e saj më 1995, si anëtare e grupit të vajzave holandeze Dignity. Rombley filloi karrierën e saj solo më 1996, pasi fitoi talent show-in holandez Soundmixshow, më vonë fitoi në European Soundmix Show për dy vite radhazi.
Edsilia Rombley |
---|
Më 1998, Rombley fitoi Nationaal Songfestival 1998 dhe përfaqësoi Holandën në Festivalin Evropian të Këngës 1998 me këngën "Hemel en aarde", duke u vendosur në vendin e katërt. Ajo më vonë përfaqësoi Holandën në Festivalin Evropian të Këngës 2007 me këngën "On Top of the World", por nuk u kualifikua në finale. Në vitin 2009, Rombley organizoi sezonin e parë të njërës nga shfaqjet e talenteve të famshëm holandez Beste Zangers, dhe tani do të bashkëprezantojë Festivalin Evropian të Këngës 2020 në Rotterdam.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rombley lindi në 13 shkurt 1978 në Amsterdam në Holandë. Prindërit e saj ishin nga Aruba dhe Curaçao (Antillat Hollandeze).
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Edsilia Rombley tek IMDb
- Faqja zyrtare (në holandisht)
Parardhësi Mrs. Einstein me "Niemand heeft nog tijd" |
Holanda në Festivalin Evropian të Këngës 1998 |
Pasardhësi Marlayne me "One Good Reason" |
Parardhësi Treble me "Amambanda" |
Holanda në Festivalin Evropian të Këngës 2007 |
Pasardhësi Hind me "Your Heart Belongs to Me" |
Parardhësi Erez Tal, Bar Refaeli, Assi Azar dhe Lucy Ayoub |
Prezantuesit e Festivalit Evropian të Këngës (me Chantal Janzen dhe Jan Smit) 2020 |
Pasardhësi - |