Jump to content

Agata Kristie

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Agatha Christie
U lind mëAgatha Mary Clarissa Christie
15 shtator 1890
Torquay, Britania e Madhe
Vdiq më12 janar 1976
Wallingford, Britania e Madhe
Emri i letraveMary Westmacott
KombësiaAngleze
Gjinitë letrareMister, Krim
Faqja zyrtare
agathachristie.com

Agatha Mary Clarissa Christie (Agatha Christie / sqt. Agata Kristi) është një shkrimtare britanike, lindi në Torquay, Britania e Madhe15 shtator 1890. Agata Kristi ka shkruar shumë vepra kryesisht krime fantazie. Agata për punën e saj është e njohur në gjithë botën dhe nga perandoria britanike ka marrur titullin "Lady". Ajo vdiq më 12 janar 1976Wallingford, Britania e Madhe.

Veprat e saja janë të njohura dhe librat e saj janë shitur 550 milion herë dhe për çdo vit shiten rreth 1 milion libra të saj.

Agata Kristi, e njohur në botë si shkrimtare e romaneve kriminalistike, ka botuar mbi 80 romane dhe përmbledhje të tregimeve të shkurtëra, e përkthyer më shumë se Shekspiri, veprat e saja janë të shitura përtej bilona ekzemplarëve, vetëm në gjuhën angleze dhe po aq ekzemplarë në mbi 100 gjuhë në të cilat janë të përkthyera, kështu që me të drejtë mban titullin "Mbretëresha e krimit". Vetëm veprat e Shekspirit dhe Bibla janë shitur më shumë, por Shekspirit ia ka kaluar me numrin e gjuhëve, në të cilin është e përkthyer, kështu që me numrin e të gjitha veprave gjithsesi zë majën e letërsisë botërore si shkrimtarja më produktive e të gjitha kohërave. Për 56 vitet e veta prej shkrimtareje aktive, ka shkruar dhe ka botuar 67 romane kriminalistike, mbi 150 tregime të shkurtëra të cilat janë të përmledhura në mbi 20 vepra, me dhjetëra vepra të shkurtra e të gjata dramatike, prej të cilave më e njohura gjithsesi është "Mousetrap", e cila vetëm në Londër, në Teatrin e Ambasadorëve, është shfaqur pandërprerë më shumë se 30 vjet dhe është interpretuar përpak 9.000 herë, ndërsa deri tani në botë ka pasur më shumë se 20.000 realizime (shfaqje) dhe zgjat mbi 50 vjet. Disa dhjetëra filma dhe seriale televizive janë xhiruar sipas motiveve të romaneve të Agata Kritsit.

Agatha Mary Clarissa Miller Christie Mallowan është e lindur më 15 shtator 1890 në shtëpinë "Ashfield" në rrugën Barton, Torquay, DevonAngli, si bija e Frederick Alvah Millera (amerikan) dhe Clarisse Boehmer Miller (angleze), si më e reja nga tre fëmijët, vëllai Monty dhe motra Madge, në një familje të shquar patriarkale. Babai i vdiç deri sa ajo ishte 11 vjeçare. E rritur dhe e edukuar nën mbikëqyrjen e guvernantëve dhe kujdestarëve, kurrë nuk ka shkuar në shkollë, por që në moshën 5 vjeçare ka ditur të lexojë e të shkruajë. Derisa ishte fëmijë ia tërhiqnin vëmendjen lojërat e ndryshme kreative, por ngaqë ishte shumë e tërhequr dhe e turpshme, me vështirësi i ka shprehur ndjenjat e saj dhe me vite i është kthyer muzikës, ku e gjeti mënyrën e shprehjes, por më vonë iu kthye edhe shkrimit nën mbikëqyrjen vigjilente dhe përkrahjen e nënës. Që në moshën 12 vjeçare filloi të shkruajë poezi dhe tregime të shkurtra dhe nën këshillat e nënës ua dërgonte revistave dhe gazetave. Në moshën 16 vjeçare shkon për tu shkolluar në Paris, ku studion pianon dhe këndimin. U është përkushtuar shumë studimeve, por frika e saj prej skenës dhe paraqitjeve publike, si dhe natyra e saj e tërhequr, ia ka pamundësuar asaj që seriozisht t'i përkushtohet pianos dhe këndimit dhe bëjë karrierë. Pas përfundimit të shkollimit, me të ëmën shkon në Egjipt (Kairo) dhe atje shkruan tregimin e parë të shkurtër. E përkrahur nga e ëma, si dhe nga Edena Philipttosa, fqinje dhe mike nga Torquaya, vazhdoi që të merret me shkrime.

Në vitin 1912 u njoftua me Archibald Christie, për të cilin u martua dy vite më vonë, por dy ditë pas kurorëzimit, ai lë Parisin dhe shkon në detyrën e oficerit të mbretërisë në kuprusin e aviacionit. Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, Agata ka punuar si motër medicinale në Spitalin e Kryqit të Kuq në Torquay, ku merr shumë njohuri të vlefshme rreth helmeve, të cilat do t'i vlejnë më vonë kur t'i përshkruajë krimet në veprat e veta. Pas përfundimit të luftës, më 1918, ata dy përqëndrohen në Londër. Më 1919 u lind e bija Rosalinda. Gjersa kolonel Kristi (bashkëshorti i saj) ka qenë i zënë me luftën, Agata në afat prej një viti përfundon punën në librin e misterieve "The Mysterious Affair at Styles" , e cila disa herë është refuzuar nga ana e botuesit deri sa përfundimisht e pa dritën, dhe me 1920 u bë hit i vërtetë. Vit pas viti, Agata boton edhe disa romane të popullarizuara, por që në botim e parë shfaqet Herkul Poiroti (protagonisti i Agatës), i cili me inteligjencën e vet brilante rrezikon t'ia turbullojë lavdinë e krijueses së famshme dhe të bëhet protagonisti kryesor në 30 veprat e saj që do t'i shkruajë më vonë. Ajo do të përkujtohet si shkrimtarja më e famshme e romaneve detektiveshekullit XX dhe ai (Herkul Poiroti) detektivi më i famshëm i të gjitha kohërave, i cili është paraqitur në ndonjë vepër.

Përkundër që rruga e saj në karrierë si shkrimtare shënon një ngjitje kah lindja e diellit, të njejtën gjë nuk e bën edhe bashkëshortësia e saj me Archibaldin. Ai me tu dashuruar në një grua të re Nancy Neele, i kërkoi Agatës shkurorësim më 1926. Në të njejtin vit, vëmendjen e tërë publikut e tërhoqi vepra e saj "The Murder of Roger Ackroyd", e cila u gjet në shitje. Aq shumë e tërhoqi vëmendjen kjo vepër, sa u adaptua si shfaqje teatrale në "Alibi". E rrethuar me dhimbjen për shkak të vdekjes të së ëmës si dhe mossuksesin në jetën private në bashkëshortësi me Archibaldin, Agata në mënyrë misterioze zhduket, duke e lënë kështu tërë Anglinë në hamendje rreth asaj se ku është dhe çka i ka ndodhur. Është gjetur 11 ditë më vonë në një hotel të vogël në veri të Anglisë në Harrogate, e paraqitur me emrin Mrs Neele, dhe i ka sqaruar policisë rreth zhdukjes së saj si humbje të kujtesës. Megjithatë është gjetur edhe vetura e saj e shkatërruar në afërsi, kështu që zhdukja e saj edhe sot e kësaj dite ka mbetur mister. Kjo ngjarje ka qenë temë e filmit "Agatha" të cilit më 1978 ia ka bërë regjinë Michael Apted. Në rolet kryesore janë paraqitur Vanessa Redgrave dhe Dustin Hoffman. Më 1928 përfundimisht mori fund shkurorëzimi me Archibald Christin, i cili vdiç më 1962.

Pas shumë hiteve të mëdha siç janë "The Mystery of the Blue Train" dhe "The Seven Dials Mystery", si dhe përmbledhjet me tregime të shkurtëra, më 1930 në shitje paraqitet romani i saj i ri "Murder at the Vicarage", me të cilin në literaturë paraqet Miss Jane Marple, detektivin e saj të dytë të famshëm poashtu. Në të njejtin vit më 11 shtator, martohet me Max Mallowana (14 vjet më i ri), një arkeolog të cilin e njohu qysh më 1927 në udhëtimin e saj të parë nëpër Messopotami. Jeta dhe udhëtimet e saja nëpër lindjen e mesme dhe të afërt, njohja e viseve te reja dhe zakonet i janë burim inspirimi për shkrimin e romaneve të mëdha "Death on the Nile" dhe "Murder in Mesopotamia". Në ato dhjetë vite (1930-1940), i ka shkruar romanet më të popullarizuara të cilat e kanë përforcuar me titullin "Mbretëresha e krimeve". Ato romane ishin: "Murder on the Orient Express", "Death on the Nile", "Ten Little Niggers", "Cards on the Table", "ABC Murders", "Why didn't ask Evanse". "Three Act Tragedy", si dhe përtej 50 tregime të shkurtëra me belgjikasin e njohur Herkul Poirotin në rolin kryesor.

Në ato vite paraqitet edhe seria e re e tregimeve me detektivët e rinjë: Harley Quin, Mr. Parken Pyne si dhe Tommy e Tuppence Berensford. Më 1928, Agata e shet shtëpinë e lindjes "Ashfiled" dhe e blen pasurinë e patundshme "Greenway House" në Devon. Më 1930 boton romanin e parë psikologjik "Giant's Bread" me pseudonimin Mary Westmacott. Prej atëherë e deri më 1956, me të njejtin pseudonim ka botuar gjithsej 6 romane: "Unfinished Portait", "Absent In The Spring", "The Rose And The Yew Tree", "A Daughter's Daughter" dhe "The Burden".

Pas udhëtimeve të përbashkëta me Maks Malloun nëpër viset ekzotike ngritet edhe libri i saj më se i mrekullueshëm Come, Tell Me How You Live si dhe "Star Over Bethlehem" përmbledhje tregimesh e vjershash për fëmijë. Duhet të theksojmë se Agata në rininë e saj ka shkruar vjersha të cilat i janë botuar në dy përmbledhje "The Road of Dreams" dhe "Poema", si dhe pas përvojës së madhe dhe karrierës së begatshme e ka shkruar autobiografinë, e cila është botuar pas vdekjes së saj. Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, përsëri është ndarë përkohësisht nga bashkëshorti i saj Maxi, i cili si instruktor shkon në Zyrën Britaneze në Kairo, ndërsa ajo punon në "University College Hospital" në Londër. Vajza e saj e vetma Rosalinda martohet me Hubert de Burgh Pricharda, me të cilin lind birin Mateun më 1943, dhe menjëherë në vitin tjetër mbetet e ve. Më vonë martohet me Anthony Hicksa. Është interesant se Agata, këtyre viteve, gjatë Luftës së Dytë Botërore ka shkruar "Perden" dhe "Vrasje në gjumë" si rastet e fundit të Herkul Poirotit dhe zonjës Marpla dhe ia ka dhënë bijës dhe Maxit përgjegjësinë që dorëshkrimet e këtyre dy romaneve t'i ruajnë në vend të sigurtë. Këto dy romanet e fundit janë krijuar në periudhën e krijimtarisë më të plleshme, ndërsa janë botuar tek më 1975, gjegjësisht 1976, pra, plot 35 vjet pasi që janë shkruar. Pas përfundimit të luftës, në maj 1945, Maxi kthehet nga Egjipti dhe ata shpërngulen në "Greenway House" në Devon.

Më 1948 shkon në Irak me Maxin për t'i bërë shoqëri në hulumtimet e tij dhe pikërisht në ato vite ka filluar punën në autobiografinë e saj të cilin e ka shkruar deri më 1965 dhe e cila është botuar një vit pas vdekjes së saj. Vitet e 50'ta e të 60'ta të shekullit XX, do të mbeten në kujtesën e karrierës së saj, si periudhë e ngritjes së mëtutjeshme me romane detektive "Mrs McGinty's Dead", "Destination Unknown", "Hickory, Dickory, Dock", "4:50 From Paddington", "Ordeal By Innocence", "A Caribbean Mystery", "The Mirror Cracked From Side To Side" si dhe një numër i konsiderueshëm i pjesëve teatrale, të cilat në vitet e pasluftës janë krijuar në veprat e saj, si dhe filmat të cilët janë xhiruar me qëllim që në ato vite të lodhshme bile pak ta tërheqin vëmendjen e publikut në disa tema të ndryshme. "Witness for the Prosecution" për shembull ka qenë i zgjedhur si paraqitja më e mirë (e huaj) dhe një vit gjatë zezonës 1954-55 është shfaqur pandërprerë në Broadway. Filmat "Murder on the Orient Express" e "Death on the Nile" kanë qenë më të shiquarit, ndërsa "Witness for the Prosecution", regjinë e të cilit e ka bërë Billy Wilder, padyshim ka qenë adaptimi më i mirë i ndonjë romani të saj në të gjitha kohërat, me një numër të popullarizuar artistësh të kohës, të cilët me një skenar të shkëlqyeshëm, filmin e kanë kthyer në klasikën e artit të shtatë. Më 1955 është themeluar kompania "Agatha Christie Ltd", e cila edhe sot e kësaj dite punon nën udhëheqjen e nipit të saj Mateut.

1967, Agata Kristi bëhet kryetare e klubit "British Detection" dhe më 1971 i është ndarë titulli "Dame of th British Empire". Në vitet e '80ta Agata akoma na i dhuroi romanet e saja të paharrueshme "Elephants Can Remember" dhe "Nemesis" dhe në ato vite i shfaqen opinionit edhe "Curtain" Poirot's Last Case" dhe "Sleeping Murder", me fantastiken Miss Marple. Që të dyja këto libra si dhe shumica të shkuara më herët janë shndërruar në "bestseleri".

Agata Kristi dhe bashkëshorti i saj Max Mallowan jetuan në "Greenway" në Devon dhe para përfundimit të jetës së tyre të përbashkët shpërngulen në "Winterbroke House" në Wallingfordu afër Oxfordit. Agata Kristi vdiq më 12 janar 1976 në shtëpinë e saj në Wallingfordu. Max Mallowan pas vdekjes së saj është martuar me një mike të vjetër familjare, por edhe ai vdes dy vite pas Agatës. Në materialet e mbetura i janë gjetur një numër i madh i tregimeve të shkurtëra nga fillimet e shkrimeve të cilat i janë botuar më vonë. Disa nga dramat e saj, me lejen e nipit të saj, Charles Osborne, para disa vitesh i ka adaptuar në romane në mënyrë që edhe më shumë t'i ofrohen publikut, kështu që edhe 30 vjet pas vdekjes tërheq njësoj vëmendjen si dhe gjatë kohës më të plleshme të krijimtarisë.

Viti Titulli Shënime
1920 The Mysterious Affair at Styles (libri i saj i parë i ndihmuar nga Hercule Poirot, Chief Inspector Japp dhe Captain Hastings)
1922 The Secret Adversary
1923 Murder on the Links
1924 The Man in the Brown Suit
Poirot Investigates
1925 The Secret of Chimneys
1926 The Murder of Roger Ackroyd
1927 The Big Four
1928 The Mystery of the Blue Train
1929 Partners in Crime (pesdhjet tregime të shkurta)
The Seven Dials Mystery
1930 The Murder at the Vicarage (Jane Marple)
The Mysterious Mr. Quin ( Mr. Harley Quin, tregime të shkurta)
1931 The Sittaford Mystery
1932 Peril at End House
1933 The Hound of Death (12 tregime misterioze)
Lord Edgware Dies
The Thirteen Problems (13 tregime misterioze)
1934 Murder on the Orient Express
Parker Pyne Investigates (12 tregime misterioze) ( Parker Pyne dhe Ariadne Oliver)
The Listerdale mystery (12 tregime misterioze)
1935 Three Act Tragedy
Why Didn't They Ask Evans?
Death in the Clouds (i botuar më parë si: Death in the Air)
1936 The A.B.C. Murders
Murder in Mesopotamia
Cards on the Table
1937 Death on the Nile
Dumb Witness
Murder in the Mews
1938 Appointment with Death
1939 And Then There Were None (i botuar më parë si: Ten Little Niggers, i njohur edhe si: Ten Little Indians)
Murder is Easy
Hercule Poirot's Christmas
Regatta Mystery and Other Stories (nënt tregime të shkurta)
1940 Sad Cypress
1941 Evil Under the Sun
N or M?
One, Two, Buckle My Shoe
1942 The Body in the Library
Five Little Pigs (i njohur ehe si: Murder in Retrospect)
The Moving Finger
1944 Towards Zero
Sparkling Cyanide
1945 Death Comes as the End
1946 The Hollow
1947 The Labours of Hercules
1948 There is a Tide (i njohur edhe si:Taken at the Flood)
Witness for the Prosecution and Other Stories
1949 Crooked House
1950 A Murder is Announced
Three Blind Mice and Other Stories
1951 They Came to Baghdad
The Under Dog and Other Stories (nëntë tregime të shkurta)
1952 Mrs McGinty's Dead
They Do It with Mirrors
1953 A Pocket Full of Rye
After the Funeral (i njohur edhe si: Funerals are Fatal)
1955 Hickory Dickory Dock (i njohur edhe si: Hickory Dickory Death)
Destination Unknown
1956 Dead Man's Folly
1957 4.50 from Paddington (i njohur edhe si:What Mrs. McGillycuddy Saw!)
Ordeal by Innocence
1959 Cat Among the Pigeons
1960 The Adventure of the Christmas Pudding (gashtë tregime të shkurta)
1961 The Pale Horse
1962 The Mirror Crack'd from Side to Side
1963 The Clocks
1964 A Caribbean Mystery
1965 At Bertram's Hotel
1966 Third Girl
1967 Endless Night
1968 By the Pricking of My Thumbs
1969 Hallowe'en Party
1970 Passenger to Frankfurt
1971 Nemesis
1971 The Golden Ball and Other Stories (15 tregime të shkurta)
1972 Elephants Can Remember
1973 Akhnaton - A play in three acts
1973 Postern of Fate (fundi i Tommy dhe Tuppence, novela e fundit e shkruar nga Agata)
1974 Poirot's Early Cases (18 tregime misterioze)
1975 Curtain (rasti i fundit i Poirot's, pregatitur një dekadë më parë )
1976 Sleeping Murder (rasti i fundit i Miss Marple's i pregatitur katër dekada më parë)
1979 Miss Marple's Final Cases and Two Other Stories
1997 While the Lights Last and Other Stories
Viti Titulli Shënime
1931 The Floating Admiral Shkruar së bashku me G. K. Chesterton, Dorothy L. Sayers dhe antarë tjerë të klubit Detection Club.
Viti Titulli Shënime
1998 Black Coffee
2001 The Unexpected Guest
2003 The Spider's Web

Shkruar së bashku me Mary Westmacott

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Viti Titulli Shënime
1930 Giant's Bread
1934 Unfinished Portrait
1944 Absent in the Spring
1948 The Rose and the Yew Tree
1952 A Daughter's a Daughter
1956 The Burden
Viti Titulli Shënime
1928 Alibi
1930 Black Coffee
1936 Love from a Stranger
1937 ose 1939 A Daughter's a Daughter (Never Performed)
1940 Peril at End House
1943 Ten Little Indians
1945 Appointment With Death
1946 Murder on the Nile/Hiddon Horizon
1949 Murder at the Vicarage
1951 The Hollow
1952 The Mousetrap
1953 Witness for the Prosecution
1954 The Spider's Web
1956 Towards Zero
1958 Verdict
1958 The Unexpected Guest
1960 Go Back for Murder
1962 Rule of Three
1972 Fiddler's Three (Titulli origjinal i pregatitur si: Fiddler's Five. nk u botua, por shkroi librin: Final play)
1973 Aknaton (Shkruar në 1937)
1977 Murder is Announced
1981 Cards on the Table
1993 Murder is Easy
2000? And Then There Were None
Viti Titulli Shënime
1937 The Yellow Iris
1947 Three Blind Mice
1948 Butter In a Lordly Dish
1960 Personal Call
Viti Titulli Shënime
1937 Wasp's Nest