Jump to content

Spiro Th. Koleka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Kutia Politikan

Spiro Koleka (Vuno, 7 korrik 1908 - Tiranë, 22 gusht 2001), ishte inxhinier ndërtimi, ushtarak dhe politikan komunist shqiptar nga Shqipëria.

Biografia

U lind në Vuno të Himarës më 7 korrik 1908, i biri i Thoma Kolekës. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas vijoi studimet në liceun klasik të Shën Dhimitër Koronës në Itali. Më pas vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të Pizës, po në Itali, ku u diplomua më 1934 si inxhinier civil.

Më 1936 - 1937 qe punonjës i Ministrisë së Punëve Botore në Shqipëri, më 1937 - 1939 qe kryetar i Zyrës së Punëve Botore në Shkodër.[1]

Spiro Koleka ka qenë anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare që nga viti 1943.

Nga 1948 deri në vitin 1981, ai ka qenë anëtar i Byrosë PolitikePartisë së Punës të Shqipërisë(Partia Komuniste).

Spiro Koleka ka qenë partizan në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe anëtar i Shtabit të PërgjithshëmUshtrisë. Pas Çlirimit, ai mbajti postin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave dhe njëkohësisht nënkryetar i Presidiumit Popullor. Koleka ka qenë deputet në të gjitha legjislaturat periudhës së regjimit komunist, ndërsa deri në vitin 1948 ai ka qenë ministër i Punëve Botore.

Aktiviteti politik

Dekoratat

Pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr.1018, datë 13.2.1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste Spiro Kolekës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit komunist.[2]

Referimet

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 156. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dervishi, Kastriot (31 maj 2017). "Dekoratat e Enver Hoxhës janë hequr në vitin 1995" (PDF). gazeta55.al. 55 Nr. 6756, v. XXI. fq. 12–13. Marrë më 20 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]