Jump to content

Nélson de Jesus Silva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Dida)
Dida

Dida në 2012
Të dhënat vetjake
Emri i plotëNélson de Jesus Silva
Datëlindja (1973-10-07) 7 tetor 1973 (51 vjeç)
VendlindjaIrará, Bahia, Brazil
Gjatësia1.96 m (6 ft 5 in)[1]
PozicioniPortier
Karriera me të rinjtë
1990Cruzeiro de Arapiraca
1991–1992Vitória
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1992–1993Vitória24(0)
1994–1998Cruzeiro120(0)
1998–1999Lugano0(0)
1999–2000Corinthians24(0)
2000–2010Milan206(0)
2001–2002Corinthians (huazim)8(0)
2012Portuguesa32(0)
2013Grêmio37(0)
2014–2015Internacional27(0)
Gjithsej478(0)
Karriera ndërkombëtare
1992–1993Brazili U2012(0)
1996Brazil U2317(0)
1995–2006Brazili91(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 03:21, 7 shtator 2015 (UTC)

Nélson de Jesus Silva (* 7 tetor 1973Irará, Bahia), më mirë i njohur si Dida, është një ish portier brazilian. majat e karrierës i ka arritur kur luante për klubin italian tëSerie A, Milan,me të cilin ai fitoi dy UEFA Champions League.

Karriera me klubin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jeta e hershme dhe karriera me klubin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dida në vitin 2007

Edhe pse i lindur në Bahia, Dida u rrit në shtetin e vogël verior të Alagoas. Njerëzit e tij shembullor të futbollit ishin portierët Valdir Peres dhe Rinat Dasaev, të vilët i shikonte ne televizion gjatë 1982 FIFA World Cup.

Karriera profesionale e Didas filloi më vitin 1990 me Alagoas klubin Cruzeiro de Arapiraca (të mos ngatërrohet me Cruzeiro EC). Dy vite më vonë, nënshkroi me klubin shtëpiak Vitória dhe e fitoi kampionatin e Bahias në sezonin e parë. Më 1993, Dida bëri 24 paraqitje në njëmbëdhjetshen e parë për Vitória pas fitores së Under-21 FIFA ëorld Youth Championship si zgjidhja e parë e Brazilit.

Më 1994 Dida ishte blerë nga Cruzeiro EC, ku në nje periudhë prej 5 sezonesh, ai fitoi tre Minas Gerais tituj të shtetit, më 1996 Copa do Brasil, dhe më 1997 Copa Libertadores, së bashku me një palë Placar Bola de Prata çmim si portier më i mirë ne kampionatin brazilian Campeonato Brasileiro Série A. Por me këtë sukses shpejt erdhi dëshira që tregtinë e tij të punojë në Evropë, dhe një janar të vitit 1999, vendosi të lërë Cruzeiron që të nënshkuarjë një kontratë me fuqinë-elektrike italiane A.C. Milan.

Kërkesa e Didas të lëshojë kontratën e cila i kishte mbetur me Cruzeiron që të shkojë të luaj në Evropë, nisi një mosmarrëveshje me klubin që zgjati pesë muaj, gjatë së cilës ai luajti për klubin zviceran FC Lugano vetëm për ta mbajtur formën e lojës. Por kur çështja përfundimisht ishe mbyllur dhe Dida zyrtarisht i'u bashkua Milanit, ai ishte zdhidhja e tretë e trajnerit Albero Zaccheroni thellë pas Christian Abbiati dhe Sebastiano Rossi.

Milani i'a huazoi Didan SC Corinthians për të marrë më shumë pjesë në njëmbëdhjetshen e parë si dhe të jetë më i rregullt në të. Ishte gjatë kësaj kohe që reputacioni i tij si mbrojës i penaltive u rrit. Dy mbrojtjet e penaltive që ai i bëri në fitoren 3-2 ndaj rivalëve São Paulo FC ku të dyja penalltitë u ekzekutuan nga futbollisti Raí - në gjysmë finalen e 1999-ës së Campeonato Brasileiro rezultoi me titullin "Dida është Perëndi" nga botimi sportiv Lance!. Në FIFA ëorld Club Championship (sot the FIFA Club World Cup) të vitit 2000. Dida mbron një penalti të ekzekutuar nga Nicolas Anelka në një barazim 2-2 kundrejt Real Madrid, dhe në finalen kundrejt Vasco da Gama, Corinthians fitoli titullin me ekzekutimin e penaltive pasi që gjuajtja e futbollistit Edmundo ishte jashtë kornizës së golit.

Milani e ktheu Didan ne klub për sezonin 2000-01 dhe e zuri vendin e Rossit në njëmbëdhjetshen e parë, pasi që Abbiati ishte me kombëtare italiane në lojërat olimpike të vitit 2000. Një fitore 4-1 kundrejt Beşiktaş J.K.Champions League më 13 shtator 2000, ishte debutimi i tij me klubin, por më 19 shtator 2000, në minutën e 89-të ne ndeshjen kundrejt Leeds United, në një ndeshje me shumë shi në stadiumin Elland Road, Dida aksidentalisht lëshoi një gjuajtje të Lee Boëyer në golin e tij duke i kushtuar Milanit humbje 1-0. Pas kësaj shpjegimi i tij ishte se pasi që topi ishte rrëshqitës prej shiut, ai u përpoq ëe të përthithë forcën e gjuajtjes pastaj që ta kapë dhe ta mbajë atë, por ai ra në një pellg dhe u kthye në gol. Edhepse nuk pranoi gol kundrejt FC Barcelona një javë më pas, ai u zëvendësua nga Abbiati pasi që tani më ai ishte kthyer prej lojërave olimpike. Debutimin e parë dhe të vetëm në Serie A atë sezon e bëri në nëntor në humbjen 2-0 kundrejt Parma F.C. ku Patrick Mboma shënoi të dy golat.

  1. ^ "Dida" (në portugalisht). internacional.com.br. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2015. Marrë më 23 qershor 2014.