Federata Argjentinase e Futbollit
Federata Argjentinase e Futbollit (Spanjisht: Asociación del Fútbol Argentino) është organi qeverirës i futbollit në Argjentinë dhe është me seli në Buenos Aires. Ajo organizon divizonet e ulta të sistemit të ligës argjentinase (nga Primera B Nacional te Torneo Regional Federal dhe Primera D), përfshirë edhe kupat, Copa Argentina dhe Supercopa Argentina. Ky organ gjithashtu menaxhon të gjitha ndeshjet e kombëtares argjentinase, duke nisur nga ekipi i parë, e duke vazhduar me moshat (nën-20, -17 dhe -15) dhe me ekipin olimpik. Së dyti, federata organizon ligat amatore të futbollit të femrave, fëmijëve, të rinjëve, futsallës dhe ligave të tjera lokale, si dhe ekipit kombëtar të femrave.
FAF-ja gjithashtu organizoi të gjitha ndeshjet e Primera División nga sezoni 1893 e deri në sezonin 2016–17. Nga sezoni 2017–18, "Superliga Argjentina", një organizatë e pavarur e cila vepronte e lirë dhe kishte statutin e saj, mori drejtimin e ndeshjeve të këtij kompeticioni.[1] Megjithatë, Superliga është e lidhur me Federatën Argjentinase.[2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Federata Argjentinase e Ligës së Futbollit (në shqip) u themelua më 21 shkurt 1893 nga Alexander Watson Hutton,[3] i cili është konsideruar "babai" i futbollit argjentinas.[4] Federata Argjentinase është më e vjetra në në Amerikën e Jugut dhe një nga më të vjetrat që është krijuar jashtë Evrope. Në vitin 1906, Florencio Martínez de Hoz u bë presideni i parë i federatës që kishte lindur në Argjentinë.[5]
Në vitin 1912, presidenti i Gimnasia y Esgrima de Buenos Aires, Ricardo Aldao, u prish me federatën dhe krijoi federatëne tij, të quajtur Federación Argentina de Football, e cila organizator paralelisht një turnament. Disa ekipe që u bashkuan me këtë federatë ishin Gimnasia y Esgrima, Independiente, Estudiantes de La Plata dhe Atlanta. Liga zgjati deri në vitin 1914 kur j'u bashkuar Asociación Argentina de Football, duke krijuar një ligë unike të përbashkët për sezonin 1915.
Federata e dytë që u krijua dhe u kundërshtua u quajt "Asociación Amateurs de Football", e cila gjithashtu organizonte kampionatet e saja (ashtu sic kishte bërë edhe FAF) deri në vitin 1926 kur u bashkua me federatën kryesore. Kjo federatë përfshinte disa ekipe të rëndësishme si River Plate, Racing, Independiente dhe San Lorenzo, me përjashtim të Boca Juniors që vazhdoi të ishte pjesë e organizatës zyrtare "Asociación Argentina de Football".
Kur të dyja federatat u bashkuan në vitin 1927, federata e re u quajt "Asociación Amateur Argentina de Football" deri sa nisi profesionalizimi i sportit në vitin 1931. Në atë vit, emri u ndërrua sërisht në "Liga Argentina de Football". Raundi i parë i kampionatit profesional të krijuar së fundmi ishte më 31 maj 1931.[3][6]
Pavarësisht se futbolli u kthye në profesionist në Argjentinë, disa klube vazhduan të qëndronin amator në mënyrë për të krijuar një organizatë të re, e cila u quajt "Asociación de Football Amateur y Profesionales". Kjo organizatë organizoi një turnament paralel deri në vitin 1934 deri sa më 3 nëntor 1934, ashtu si çdo organizatë më parë, u bashkua me "LAF-në" për të krijuar "Asociación del Football Argentino", e cila ka qëndruar që atëherë.[3][7]
Në vitin 2015, gjatë zgjedhje për presidentin e ri të federatës, dy ishin kandidatët për të zëvë vëndin e Julio Humberto Grondona: Marcelo Tinelli – i cili donte një ndryshim në mënyrën sesi gjërat shkonin, si psh eliminimi i korrupsionit ndërmjet disa klubeve dhe AFA-së– dhe Luis Segura, i cili kishte marrë drejtimin pas vdekjes së Grondonës, me qëllimin për të vazhduar mandatin e tij.
Gjithsej 75 presidentë të klubeve të ndryshme argjentinase kishin të drejtë të votonin, por në ditën e zgjedhje diçka shkoi gabim dhe rezultati përfundimtar ishte 38 me 38 (76 vota gjithsej). Shpjegimi ishte se njëri nga votuesit kishte votuar dy herë dhe se gabimi nuk ishte raportuar. Si rezultat, komiteti ekzekutiv vendosi për të shtyrë votimin.[8] Pas disa takimeve, të dy kandidatët ranë dakort për një tjetër ditë zgjedhje në qershor 2016.[9]
Në qershor 2016, presidenti i AFA-së Luis Segura u akuzua për "mashtrim të rënduar administrativ".[10] Segura u zëvendësua në baza të përkohshme nga sekretari ekzekutiv i AFA-së, Damián Dupiellet.[11]
Në vitin 2017, federata miratoi krijimin e një organizate të re, të quajtur "Superliga Argentina de Fútbol", e cila do të organizonte kampionatet e Primera División.[12] Ligat kryesore evropiane të futbollit (si Premier Liga Angleze ose La Liga Spanjolle, që organizohen nga federata që i dedikohen tërësisht atyre kampionateve dhe veprojnë si organizata të ndara nga federatat kombëtare respektive) shërbyen si frymëzim për krijimin e Superligës.[13]
Kampionati 2016–17 i Primera División ishte i fundit i organizuar nga AFA-ja. Nga sezoni 2017–18, "Superliga Argentina", një organizatë e administruar vetë dhe me statutin e vetë, mori përsipër organizimin e kampionateve të Primera División që nga ajo kohë.[1]
Emrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Organi qeversisës i futbollit në Argjentinë ka pasur disa emra që nga krijimi në vitin 1893. Shumica e ndërrimit të emrave janë kthyer në spanjisht nga gjuha angleze. Lista e emra është mëposhtë:[14]
- Argentine Association Football League (1893–1903)[note 1]
- Argentine Football Association (1903–1912)
- Asociación Argentina de Football (1912–1927)
- Asociación Amateur Argentina de Football (1927–1931)
- Asociación de Football Amateurs y Profesionales (1931–1934)
- Asociación del Fútbol Argentino (1934–vazhdon)[note 2]
Kompeticionet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të organizuar nga AFA-ja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lista e kompeticioneve zyrtare të organizuar nga Federata Argjentinase e Futbollit që nga krijimi i saj në vitin 1893:[15][16]
Të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo është lista e kompeticioneve që janë krijuar nga organizata jo-zyrtare.[16]
Kompeticionet e tjera
| ||
Emri | Periudha | Organizata |
---|---|---|
Copa de Competencia (AAm) | 1920–1926 | Asociación Amateurs de Football |
Copa Presidente de la Nación | 1920–1926 | Asociación Amateurs de Football [note 11] |
Copa de Competencia (LAF) | 1932–1933 | Liga Argentina de Football |
Copa Adrián Beccar Varela | 1932–1933 | Liga Argentina de Football |
Stafi aktual
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Presidenti: Claudio Tapia
- Zëvëndës-presidenti: Daniel Angelici
- Zëvëndës-presidenti i 2të: Hugo Moyano
- Sekretari i përgjithshëm: Vìctor Blanco
- Arkëtari: Alejandro Nadur
- Menaxheri i Medias/Komunikacionit: José Lemme
- Kordinatori i Futsallës: Gustavo Lorenzo
- Kordinatori i Gjyqtarëve: Sergio García
- Trajneri i ekipit të parë të meshkujve: Lionel Scaloni
- Trajneri i ekipit nën-20 të meshkujve: Fernando Batista
- Trajneri i ekipit të parë të femrave: Carlos Borrello
- Drejtori i përgjithshëm i ekipit kombëtar: César Luis Menotti[24][25]
Lista e presidentëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Federata zyrtare
|
Federata të mbyllura
|
|
Shënimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Organizata u krijua me të njëjtin emër si paraardhësja e saj, AAFL e vitit 1891
- ^ Në spanjisht "Asociación del Fútbol Argentino" në vitin 1946
- ^ Në fakt, kampionati i parë zyrtar "Primera División" u mbajt në vitin 1891 dhe u organizua nga federata paraardhëse, "Argentine Association Football League", e cila u mbyll në përfundim të sezonit.[17] Që nga sezoni 2017–18, Primera División organizohet nga Superliga Argentina de Fútbol.[1]
- ^ Copa Argentina u rivendos në vitin 2011.[18]
- ^ Luhet midis fituesve të Primera División Argjentinase dhe Copa Argentina
- ^ Krijuar dhe organizuar nga organizata Asociación Amateurs de Football. Në këtë kompeticion luanin ekipe nga ligat rajonale. Kur AAmF u mbyll, AFA mori përsipër kompeticionin, duke e organizuar deri në vitin 1989 kur u luajt për herë të fundit.
- ^ Njohur gjithahtu si "Campeonato de la República", mori emrin "Copa General de División Pedro Pablo Ramírez", për shkak se trofeu jepej de facto nga Presidenti i Argjentinës, Pedro P. Ramírez
- ^ U zhvillua një herë për të mbajtur ekipet në gatishmëri gjatë kohës që FIFA Kupa e Botës po luhej
- ^ U zhvillua një herë të festuar 100 vjetorin e federatës[19]
- ^ Pasi turnamentet përfundonin, të dy ekipet fituese luanin një ndeshje që quhej "Superfinalja". Federata kishte vendosur që edicioni i parë (i luajtur në vitin 2013) do të konsiderohej si një titull zyrtar i Primera División (sezoni 2012–13), kështu që Vélez Sársfield fitoi kampionatin zyrtar të saj të 10të pasi mposhti Newell's Old Boys.[20] Megjithatë, nga edicioni i vitit 2014 u vendos që Superfinalja nuk do të konsiderohej një titull i Primera División por një kupë kombëtare.[21]
- ^ AFA mori kontrollin e kompeticionit kur AAmF u mbyll.
- ^ a b c d e f g h i j k Kontrollues
- ^ Drejtor
- ^ I përjashtuar nga Diktatura ushtarake argjentinase
- ^ Kur futbolli u bë profesionist në Argjentinë, ekipet që dëshironin të qëndronin amator formuan federatën e tyre që organizoi turnamnetet e tyre në periudhën 1931–1934, dhe më pas u bashkua me federatën profesioniste, duke bërë që të gjithë ekipet të rrëzoheshin në divizionin e dytë.[27]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c El fútbol que viene asomando nga Gustavo Veiga, Página/12, 28 qershor 2017
- ^ La Superliga dio el puntapié inicial, Página/12, 28 korrik 2017
- ^ a b c "SITIO OFICIAL DE LA ASOCIACIÓN DEL FÚTBOL ARGENTINO" (në spanjisht). Federata Argjentinase e Futbollit. Marrë më 4 mars 2017.
- ^ "La historia de una casa poderosa" Arkivuar 13 prill 2015 tek Wayback Machine, Clarín, 21 shkurt 2003
- ^ "Campeones del Bicentenario" Arkivuar 16 prill 2015 tek Wayback Machine, La Nación, 18 maj 2010
- ^ "Diario Ole - "Bodas de Brillante"". Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2007. Marrë më 4 janar 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Historia del Fútbol Amateur en la Argentina, nga Jorge Iwanczuk. Publikuar nga Autores Editores (1992) - ISBN 9504343848
- ^ "Escándalo: la elección en la AFA salió empatada por un error y ahora Segura y Tinelli analizan unirse" Arkivuar 12 dhjetor 2015 tek Wayback Machine, La Nación, 3 dhjetor 2015
- ^ "Historia de un papelón: con 75 asambleístas hubo 76 votos", Clarín, 3 dhjetor 2015
- ^ "FIFA to oversee Argentinean FA after FIFA Council member charged" [FIFA do të vëzhgojë federatën argjentinase pasi antari i Këshillit të FIFA-s akuzohet] (në anglisht). Sports Integrity Initiative. 27 qershor 2016. Marrë më 4 mars 2017.
- ^ "Ousted Argentine Football Association President attacks FIFA for taking over crisis-hit organisation" [Presidenti i larguar i Federatës Argjentinase të Futbollit, sulmon FIFA-n për të marrë përsipër organizimin e goditur nga kriza] (në anglisht). Inside the Games. Marrë më 4 mars 2017.
- ^ La AFA aprobó la creación de la Superliga, La Nueva, 24 shkurt 2017
- ^ La creación de la Liga Argentina Arkivuar 17 shkurt 2019 tek Wayback Machine nga Fernando Czyz në La Nación, 19 prill 2016
- ^ "SITIO OFICIAL DE LA ASOCIACIÓN DEL FÚTBOL ARGENTINO" (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2017. Marrë më 4 janar 2020.
- ^ "SITIO OFICIAL DE LA ASOCIACIÓN DEL FÚTBOL ARGENTINO" (në spanjisht). Marrë më 4 mars 2017.
- ^ a b "Argentina - Domestic Cup History" (në anglisht). Marrë më 4 mars 2017.
- ^ "Argentina 1891" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 4 mars 2017.
- ^ "En medio de las polémicas, Grondona lanzó la Copa Argentina" te Notio.com.ar 19 maj 2011
- ^ AFA Centenary Cup te RSSSF
- ^ "Vélez venció a Newell's y es el Supercampeón", Clarín, 29 dhjetor 2013
- ^ ""La AFA homologó la final de River como una copa nacional", Cancha Llena, 28 maj 2014". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 4 janar 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Federatë anëtare - Argjentina Arkivuar 3 shtator 2019 tek Wayback Machine te FIFA.com
- ^ Comité Ejecutivo te Uebfaqja e FAF, marrë më 29 qershor 2019
- ^ Qué funciones tendrá Menotti como Director de Selecciones Nacionales, Clarín, 14 janar 2019
- ^ César Luis Menotti será Director de Selecciones en Argentina te FIFA.com, 14 janar 2019
- ^ Claudio Chiqui Tapia fue electo presidente casi sin oposición y comienza una nueva era, Clarín, 29 mars 2017
- ^ "Argentina 1934 (amateur)" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 4 mars 2017.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Uebfaqja zyrtare
- Argjentina te uebfaqja e FIFA-s Arkivuar 19 tetor 2018 tek Wayback Machine