Periudha musteriane
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Periudha musteriane është emri që arkeologët i kanë vënë periudhës në të cilën janë përdorur kryesisht veglat e strallit dhe që daton në Paleolitin e mesëm (100 000-30 000 vjet më parë).[1] Periudha e merr emrin e vet nga vendi Le Moustier, një strehë shkëmbore në departamentin Dordogne të Francës. Termi u prezantua nga G. de Mortillet në vitin 1872.
Gjatë kësaj kohe Evropa qe e populluar nga Njeriu i Neandertalit ndërsa në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme ishin shfaqur forma të njeriut anatomikisht modern. Në vendin tonë kjo është periudha nga ku datojnë gjurmët më të hershme të pupullimit. Vegla stralli janë gjetur në stacionin prehistorik të Xarës në rrethin e Sarandës, në stacionin e Kryegjatës, në afërsi të Apolonisë (Fier) dhe në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës.[1]
Në këtë periudhë njeriu shfaqi sjellje të reja:
- gjuetia e barngrënësve të mëdhenj duke i futur në kurthe.
- transporti deri në qindra kilometra.
- ndërtimi i kasolleve.
- varrim i shoqëruar me objekte për qëllime rituali.
- ruajtja e gravurave dhe figurinave të tjera për arsye estetike.