Jump to content

Zgjedhjet parlamentare në Turqi, 2018

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zgjedhjet parlamentare në Turqi, 2018 u mbajtën më 24 qershor 2018 paralelisht me Zgjedhjet presidenciale në Turqi, 2018 dhe ishin pjesë e Zgjedhjet e përgjithme në Turqi, 2018. Ndonëse të parapara për tu mbajtur më 3 nëntor 2019, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan thirri zgjedhjet e parakohshme më 18 prill pas disa muaj spekulimesh. Pas kalimit të amandamenteve kushtetuese në referendumin vitit 2017, numri i deputetëve u rrit nga 550 në 600. Këta deputetë zgjidhen nga 87 zonat zgjedhore të Turqisë.

Me anë të referendumit të vitit 2017, Turqia kaloi nga sistemi parlamentar në sistem presidencial. Posti i kryeministrit u hoq ndërsa ministrat e kabinetit qeveritar do t'i japin llogari presidentit të Turqisë, i cili do të shërbejë si kreu i shtetit dhe i qeverisë.[1]

Pas miratimit të një ligji zgjedhor mbi koalicionet në fillim të vitit 2018, partive iu mundësua të garonin në zgjedhje në koalicione parazgjedhore, si mënyrë për të kaluar së bashku pragun zgjedhor. Deri më 6 maj, pesë parti formuan dy koalicione parazgjedhore, kurse dy parti të tjera garuan në listat zgjedhore të partive të larpërmendura.[2]

Partia islamike-konzervatore e presidentit Rexhep Taip Erdoan (Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit - AKP) fitoi zgjedhjet duke marrë 43% të votave.[3]

  1. ^ Shaheen, Kareem. "Erdoğan rejoins Turkey's ruling party in wake of referendum on new powers". The Guardian. Marrë më 18 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Seçim ittifakı için yarın son gün". Marrë më 24 qershor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ https://www.dw.com/sq/erdogan-fiton-zgjedhjet-n%C3%AB-turqi/a-44378598