krokodil
Appearance
KROKODIL m.
- 1. zool. Rrëshqanor i madh, me trup deri gjashtë metra të gjatë e të mbuluar me një lëkurë të fortë, me kokë të shtypur, me gojë të madhe e me dhëmbë të fortë, që rron në ujërat e vendeve tropikale. Lëkurë krokodili. E hëngri krokodili.
- 2. fig. keq. Njeri që përdor metoda mashtruese për të kënaqur dëshirat e tij të mbrapshta. Lot krokodili lot të rremë që lëshon dikush gjoja nga dhembja a nga hidhërimi ose ankesa të shtira që bën dikush me qëllim që të mallëngjejë e të mashtrojë të tjerët.