Lajme
Dr. Edin Nevzati zgjidhet kryemjek i Neurokirurgjisë në Lucern dhe pedagog universitar në Bazel
Me emërimin e tij si pedagog, Universiteti i Bazelit njeh arritjet e tij të jashtëzakonshme në kërkimet shkencore
Njohje e dyfishtë për arritjet e Dr. med. Edin Nevzati në Spitalin Kantonal të Lucernit (LUKS): Ai u gradua nga menaxhmenti në kryemjek në Neurokirurgji dhe njëkohësisht u emërua pedagog privat nga Universiteti i Bazelit, transmeton albinfo.ch.
PD Dr. med. Edin Nevzati ka studiuar mjekësi në Universitetin e Cyrihut. Pasi ka punuar në klinikat e neurokirurgjisë të spitaleve kantonale në Winterthur dhe Aarau si dhe në LUKS, ai u bë specialist në neurokirurgji në vitin 2016 dhe u bë mjek i lartë në neurokirurgji dhe kirurgji të shtyllës kurrizore në LUKS në Lucern.
Nga viti 2017 deri në vitin 2019, ai ka thelluar njohuritë e tij shkencore dhe klinike me një bursë shkencore në Universitetin e Bernës dhe bursa klinike në neuro-onkologji dhe kirurgji komplekse të shtyllës kurrizore në Universitetin e Kolorados (SHBA), thuhet në një njoftim të faqes në inzernet të Spitalit Kantonal të Lucernit (LUKS).
Në vitin 2019 ai u kthye në LUKS si mjek i lartë në Neurokirurgji dhe kirurgji të shtyllës kurrizore. Në vitin 2020 u gradua mjek i lartë me funksion të veçantë dhe në nëntor 2023 si kryemjek.
PD Dr. Edin Nevzati ka përvojë të gjerë klinike dhe shkencore në fushën e onkologjisë kraniale dhe spinale, përcjell albinfo.ch. Me emërimin e tij si pedagog privat në shtator 2023, Universiteti i Bazelit njeh arritjet e tij të jashtëzakonshme në kërkimin shkencor dhe mësimdhënien dhe i jep atij një licencë mësimdhënieje (Venia Docendi).
Dr. Edini është i lindur në Prizren, rrjedh nga një familje intelektuale. Në Zvicër (Cyrih) familja e tij është shpërngulur në fillim të viteve `90 të shekullit të kaluar. Këtu ai ka ndjekur shkollimin që nga shkolla fillore deri në universitet.
E-Diaspora
-
Tabaku takon drejtuesit e diasporës shqiptare në Gjermani, katër pikat kyçe që u diskutuan Tabaku takon mërgatën në Gjermani: Diskutime për Votën e Diasporës dhe Rolin në Zhvillimin e Vendit ...
-
Suedi
Suedi: Elena Sadiku shënon historinë, bëhet trajnerja më e re e futbollit e të gjitha kohëve
-
Zvicër
Xherdan Shaqiri festoi ditëlindjen e 33-të
-
Gjermani
Laura Spaqi, kosovarja tjetër në garë për këngëtaren më të mirë të Gjermanisë
-
“Një kafe me Çunin”, në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse Serbia e pret Zvicrën në Leskovc e jo në Beograd? Televizioni zviceran ka publikuar një shkrim për stadiumin 300 kilometra larg Beogradit ...
-
Pse këtë vit aeroporti i Gjenevës u rendit më i keqi në Evropë?
-
Benzina po bëhet më e lirë në Zvicër
-
Zvicër
Xherdan Shaqiri festoi ditëlindjen e 33-të
-
Mallrat thelbësore që qeveria zvicerane thotë se duhet t’i “rezervoni” në vitin 2024