11
E martë, 1 prill 2008
Iraku blen 50 aeroplanë
Licencohet ELSIG
Iraku njoftoi të hënën se ka nënshkruar kontratë të vlefshme 5.5 miliardë dollarë me prodhuesin amerikan të aeroplanëve, Boeing, për blerjen e 40 aeroplanëve të rinj. Aeroplanët do të jenë të tipave Boeing 737 dhe 787 Dreamliner. Opsion mbetet blerja edhe e 15 aero-
Prishtinë, — Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës i ka dhënë licencën edhe një kompanie të sigurimeve për të vepruar në Kosovë. Bordi drejtues i AQBK-së, në mbledhjen e njëzetë të mbajtur më 21 mars, ka marrë vendim që të aprovojë licencimin paraprak për kompaninë e sigurimeve ELSIG. Ky bord, gjithashtu në këtë mbledhje, ka aprovuar edhe
planëve më tepër. Bagdati ka nënshkruar edhe një kontratë tjetër, prej 400 milionë dollarësh me prodhuesin kanadez të aeroplanëve Bombardier, për blerjen e 10 aeroplanëve për pasagjerë. Arsyetim i këtyre porosive është fakti i rritjes së kërkesës së pasagjerëve për udhëtime ajrore.
NACIONET donatorëve mund të na ndihmojë në zhvillim ekonomik", shprehet udhëheqësi i këtij instituti. Sipas tij, kjo konferencë duhet të na ndihmojë t'i vendosim bazat e zhvillimit të sektorit privat, që duhet të jetë forca kryesore përpara zhvillimit ekonomik. Forcim të ekonomisë kosovare, Ahmeti sheh edhe në aspektin e menaxhimit nga ana e kosovarëve. Sipas tij, në zhvillim ekonomik të vendit mund të ndikojë vetë po-
pulli dhe bizneset, të cilat do të mund të prodhonin produkte që importohen nga jashtë. "Nuk duhet të presim çudi apo zgjedhje të shpejta. Konferenca na ndihmon në qoftë se përcillet me reforma që rezultatet e prekshme të priten në një periudhë afatmesme, pra për një vit apo dy. Kosova ka potencial të zhvillimit. Ne vetëm në qoftë se fillojmë t'i prodhojmë disa gjëra që momentalisht i importojmë, do t'i kemi punët shumë më mirë", tha Shpend Ahmeti, drejtor i GAP.
Rregullën Ndryshuese Bankare XXVI, mbi Reklamimin dhe Transparencën e Raportimit të Normës së Interesit. Në Kosovë aktualisht veprojnë nëntë kompani të sigurimeve. Dardania, Dukagjini, Kosova e Re, Siguria, INSIG, SIGAL, SIGMA, Croatia Sigurimi dhe SIGKOS. Ndërsa ELSIG bëhet kompania e dhjetë e cila i bashkohet këtij tregu. Përveç
Deputetë të Kuvendit dhe ish qeveritarë kanë kërkuar që të vazhdohet me zbatimin e projektit Kosova C dhe të sqarohen shumë çështje rreth saj.
Të shpejtohet Kosova C Prishtinë, 31 mars — Pengesa kryesore e bizneseve si dhe zhvillimit të sektorit privat është konsideruar të jetë mungesa e një furnizimi të qëndrueshëm më energji elektrike, gjatë një debati për Kosovën C të mbajtur në Universitetit Amerikan në Kosovë, nën organizimin e Qendrës për Energji dhe Resurse Natyrore. Myjzejene Selmanaj, edhe pse është kryetare e Komisionit të Kuvendit për Energjetikë, ka thënë se ende nuk është e informuar sa i përket TC "Kosova C" dhe deri ku ka arritur ai projekt, pasi që, sipas saj, qeveria nuk e ka njoftuar parlamentin për ketë çështje ende. "Duhet të studiohet mirë ky projekt në mënyrë që Kosova të mos ketë probleme sa i përket integrimit në Unionin Evropian, sa i përket ndotjes së ambientit", tha Selmanaj. Sipas saj, Qeveria e Kosovës duhet shumë shpejt ta miratojë një strategji për sektorin e
energjetikës në bashkëpunim me ekspertët e energjetikës, me OJQtë dhe me ekspertë e ambientit që pas ndërtimit të kapacitetit energjetik Kosova të mos sanksionohet nga BE-ja. Ethem Ceku, deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se projekti "Kosova C" është projekt që ka dalë nga Parlamenti dhe është përkrahur dhe mbështetur nga qeveria e donatorët, sepse është vlerësuar se Kosova ka nevojë për ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike. "Pas shumë studimeve që janë bërë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, kanë ardhur në përfundim se Kosovës i duhet kapacitete të reja gjeneruese, ndërsa ekspertët e USAID -it dhe Bankës Botërore kanë bërë punën më të mirë që Kosovën ta kthejnë në agjendë të institucioneve dhe kompanive më të fuqishme ndërkombëtare", tha Çeku. Sa i përket energjisë alterna-
tive, sipas tij, Kosova ka resurset ujore që janë në rajonin e Dukagjinit, por ato nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e konsumit të brendshëm të Kosovës, prandaj edhe resurset ujore janë një alternativ, por jo e përhershme në furnizimin e konsumatorëve dhe të bizneseve me energji elektrike. Ai bëri thirrje se në të fillohet menjëherë me punët rreth projektit "Kosova C", sepse çdo ditë të humbur Kosova humb miliona. Ai njoftoi se vetëm ekskavatorët për t'i rregulluar në mihjen e re nevojiten 2 vite. "Çdo ditë vonese Kosovës do të kushtojë me miliona euro dhe projekti nuk zgjatet me muaj, por do t'i kushtojë me vite të shtyrjes", u shpreh Ceku. Ndërsa ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, kërkoi nga qeveria e tanishme që të qartësojë politikat e veta energjetike dhe të vazhdohet me projektin Kosova C.
Interesohen për Kosovën Prishtinë, 31 mars — Përfaqësues të bizneseve nga Franca kanë vizituar Kosovën për të njohur më afër vendin tonë, në mënyrë që të shprehin mendimin e tyre për të investuar këtu. Ata janë takuar më zyrtarë të Odës Ekonomike të Kosovës, ku këta të fundit janë shprehur se OEK është duke zhvilluar aktivitete të
shuma në ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë kosovarë. Gi Renfort Mtech, Dusolauplafond, Oleo, SDMS.International, OASYS SA dhe Loire Swans, janë kompanitë të cilat kanë qëndruar të hënën në Kosovë. Sipas zyrtarëve të OEK-ut, kompanitë franceze kanë shprehur interesim edhe për avancim të kom-
panive kosovare, të cilët janë shprehur se biznesi i Kosovës duhet të hyjë në forma të avancuara dhe të mos ketë vetëm biznes klasik. Safet Gërxhaliu nga OEK, ka thënë se bordi i Odës Ekonomike të Francës, e ka zgjedhur Odën kosovare për partner, teksa u ka bërë një ftesë këtyre që ta vizitojnë Francën.