Jump to content

Romanticizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 3 prill 2022 12:22 nga 85.209.248.40 (diskuto)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Romantizmi krijoi bazat e letërsisë kombëtare shqipe, duke theksuar karakteristikat vendëse dhe vlerat universale. Kjo shkollë, që shtrihet gjatë shekullit XIX, nxorri dy autorë të mëdhenj: De Radën dhe Naim Frashërin, si dhe kryeveprat letrare: Këngët e Milosaos, Skënderbeu i pafan(pafat), Bagëti e Bujqësi, Lulet e verës, Histori e Skënderbeut. Në këtë periudhë krijuan autorë të mëdhenj, që u morën me gjuhën, me kombin e me vendin. Ata krijuan jo vetëm njërën nga periudhat më të mëdha letrare shqipe, por përgjithësisht një rilindje kulturore e kombëtare të shqiptarëve. Kthyen përgjithnjë në letërsi temat e mëdha kombëtare, që lidhen me vendin e me heroin Skënderbeun dhe ngritën lart kultin e lirisë kombëtare e njerëzore, duke përqafuar vlerat universale(përgjithshme).[1]

  1. ^ Hamiti, Sabri. Letërsia Romantike Shqiptare. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)