Adam Lambert
Adam Mitchel Lambert (lindur më 29 janar 1982 në Indianapolis) është një këngëtar amerikan, i cili u bë i famshëm gjatë sezonit të tetë të American Idol.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Adam Lambert është lindur në Indiana, Indianapolis. Ai ka një vëlla më të vogël, i quajtur Neil. Lambert ka aktruar një vepër në teatër, që quhet The Ten Commandments. Vepra është shqafur në Los Angeles.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Adam Lambert ka marre pjesë në talent shoë-n American Idol në sezonin e tetë të kësaj shfaqjeje televizive. Lambert ishte i preferuar nga juria dhe nga publiku. Në finale ai zuri vendin e dytë, pas Kris Allen, fituesit të sezonit.
Në vitin 2009, Lambert lançoi albumin e tij debutues të titulluar For Your Entertainment. Single-i i dytë i marrë nga ky album, "Whataya Want From Me", u kthye në këngën më të suksesshme të Lambert. Në 2010 Lambert filloi turneun e tij të koncerteve Glam Nation. Më pas në vitin 2011, gjatë MTV Europe Music Awards të vitit korrespondues, Adam performoi me grupin Queen. Në 2012 lançoi albumin e dytë të quajtur Trespassing. Gjatë vitit 2014, Adam u angazhua edhe në karrierën e tij si aktor duke marrë pjesë e duke kënduar në serialin hit muzikor Glee për pesë episode.
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- For Your Entertainment (2009)
- Trespassing (2012)