Alessandro Bastoni
Bastoni në vitin 2021 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Alessandro Bastoni[1] | ||
Datëlindja | 13 prill 1999 | ||
Vendlindja | Casalmaggiore, Itali | ||
Gjatësia | 1.90 m (6 ft 3 in) | ||
Pozicioni | Qëndër-mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Internazionale | ||
Numri | 95 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Cannatese | |||
2006–2016 | Atalanta | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2016–2017 | Atalanta | 3 | (0) |
2017– | Internazionale | 125 | (3) |
2017–2018 | → Atalanta (huazim) | 4 | (0) |
2018–2019 | → Parma (huazim) | 24 | (1) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2014 | Italia U15 | 7 | (0) |
2014–2015 | Italia U16 | 15 | (1) |
2015–2016 | Italia U17 | 17 | (0) |
2016 | Italia U18 | 3 | (0) |
2017–2018 | Italia U19 | 9 | (2) |
2018–2019 | Italia U21 | 12 | (1) |
2020– | Italia | 19 | (1) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 tetor 2023 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 shtator 2023 |
Alessandro Bastoni (lindur më 13 prill 1999) është një futbollist profesionist italian i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren italiane. Ai njihet për ndyrjet e sakta dhe për lojën me top, si dhe konsiderohet si një nga qëndër-mbrojtësit më të mirë në botë.[2]
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bastoni ka lindur në Casalmaggiore të Lombordisë dhe e nisi karrierën e tij me ekipin e të rinjëve të klubit lokal Rivarolo Mantovano, e cila kishte babain e tij si trajner.[3] Në moshën 7 vjeç, ai u bë pjesë e akademisë së Atalantës.
Atalanta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bastoni shpenzoi disa vite në akademinë e klubit, duke luajtur me ekipin nën-17 para se të bëhej pjesë e ekipit Primavera, me të cilën u bë titullar në qëndër të mbrojtjes. Ai u thirr për herë të parë në ekipin e parë nga trajneri Gian Piero Gasperini; debutimi i tij si profesionist erdhi më 30 nëntor 2016 në moshën 17 vjeç në fitoren 3–0 kundër Pescarës në kupë.[4] Më 22 janar 2017, Bastoni debutoi në Serie A në fitoren minimale 1–0 kundër Sampdorias në Bergamo.[5][6]
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 31 gusht 2017, Inter njoftoi blerjen e Bastonit për 31 milion € si dhe huazimin e tij Atalanta për dy sezonet e ardhshme.[7][8] Pas rikthimit te Atalanta, Bastoni qëndroi në dispozicion të ekipit të parë edhe pse luajti më shumë me ekipin nën-19.
Në verën e vitit 2018, Inter prishi marrëveshjen me Atalantën dhe riktheu Bastonin në ekip, duke e huazuar menjëherë te Parma për një sezon.[9] Lojtari gjithashtu rinovoi kontratën e tij me Zikaltrit deri në qershor 2023.[10] Ai debutoi zyrtarisht më 7 tetor 2018 në fitoren 3–1 kundër Genoas në kampionat.[11] Bastoni e fitoi shpejtë besimin e trajnerit Roberto D'Aversa,[12] duke fituar vendin e titullarit në qëndër të mbrojtjes, aty ku kishte partner portugezin Bruno Alves.[13] Goli i tij i parë në Serie A në barazimin 3–3 kundër Sampdorias më 5 maj 2019.[14]
Bastoni u rikthye te Interi para fillimit të sezonit 2019–20, duke u vendosur nën urdhërat e trajnerit të ri Antonio Conte.[15][16] Ai bëri debutimin e tij me Zikaltrit më 28 shtator në fitoren 3–1 kundër Sampdorias në transfertë.[17][18] Përgjatë sezonit ai zhvilloi performanca të nivelit të lartë, duke shfaqur aftësi teknike, vendosmëri dhe kurajo në lojën e tij,[19] duke lënë në stol veteranin Diego Godín, i cili erdhi në ekip me parametra zero.[20] Më 19 janar 2020, Bastoni shënoi golin e parë me Interin në barazimin 1–1 në transfertë kundër Lecces.[21] Pas kësaj, ai luajti ndeshjen e parë në UEFA Ligën e Evropës në fitoren 2–1 kundër Ludogorets në shtëpi.[22] Më 28 qershor, Bastoni shënoi me kokë në fitoren 2–1 me përmbysje kundër ish klubit të tij Parma.[23] Ai e mbylli sezonin e parë me Inter duke luajtur 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë edhe finalen e Ligës së Evropës, të cilën Interi e humbi 3–2 kundër Seviljes.[24]
Në sezonin 2020–21, Bastoni u bë një titullar i padiskutueshëm dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip.[25][26][27] Më 21 tetor, ai luajti ndeshjen e tij të parë në UEFA Ligën e Kampioneve në barazimin 2–2 kundër Borussia Mönchengladbach në fazën e grupeve.[28] Dy muaj më vonë, ai luajti ndeshjen e 50të me klubin në fitoren 2–1 në transfertë kundër Veronës në kampionat.[29] Në kampionat, Bastoni shkëlqeu sëbashku me kolegët e mbrojtjes, Milan Škriniar dhe Stefan de Vrij,[30] një treshe e etiketuar "SDB" nga media italiane,[31] duke ndihmuar Interin që të fitonte Scudetton për herën e 19të në histori.[32] Interi e siguroi kampionatin më 2 maj falë fitores në transfertë kundër Crotone;[33] ky ishte trofeu i parë si profesionist për Bastonin. Falë performances së tij dhe kolegëve të tij në mbrojtje,[31] Interi e mbylli kampionatin me numrin më të vogël të golave të pësuar (35).[34]
Bastoni e ruajti vendin e titullarit në fillimin e sezonit 2021–22 në formacionin 3–5–2 të trajnerit të ri Simone Inzaghi, duke zhvilluar performanca të dalluara.[35][36][37][38] Më 9 janar 2022, në ndeshjen e parë të vitit të ri, Bastoni shënoi me një gjuajtje nga distanca në fitoren 2–1 kundër Lazios në kampionat.[39] Tre ditë më pas, ai fitoi trofeun e dytë me Zikaltrit, Superkupën e Italisë, me Interin që mposhti Juventusin 2–1.[40] Në ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Atalantës, Bastoni luajti ndeshjen e tij të 100të me klubin në të gjitha kompeticionet.[41] Më 11 maj, Inter mposhti Juventusin 4–2 për të fituar kupën, e cila ishte trofeu i dytë i sezonit për Bastonin.[42] Në kampionat, ai luajti 31 ndeshje,[43] por Interi i dorëzoi titullin rivalëve të qytetit Milan.[44]
Në sezonin e rradhës, Bastoni fitoi Superkupën e Italisë për herë të dytë rresht, me Interin që fitoi 3–0 kundër Milanit.[45] Më 24 maj, ai fitoi edhe kupën për të dytin vit rresht, duke ndihmuar Interin të fitonte 2–1 me përmbysje kundër Fiorentinës në finale.[46] Bastoni ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip gjatë fushatës në Ligën e Kampioneve, me Interin që arriti në finale për herë të parë që nga viti 2010.[47] Në finale, ai luajti 90 minuta të plota; Inter u mposht minimalisht 1–0 nga Manchester City.[48] Për performancat e tij gjatë turnamentit, Bastoni u emërua në "Ekipin e Sezonit".[49]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të rinjtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bastoni e nisi karrierën e tij ndërkombëtare me ekkpin nën-15, me të cilën luajti shtatë ndeshje në vitin 2014. Pas kësaj, në vitin 2016, ai mori pjesë në Kampionatin Evropian me ekipin nën-17.[50] Po në atë vit, ai u ftua në ekipin nën-18 nga trajneri Paolo Nicolato, e cili e bëri Bastonin kapiten në ndeshjen e tij të dytë.[51]
Bastoni debutoi me ekipin nën-21 më 11 tetor 2018 në humbjen 1–0 kundër Belgjikës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[52][53] Më 29 mars 2019, Bastoni shënoi golin e parë me ekipin nën-21 në ndeshjen miqësore kundër Kroacisë e cila u mbyll në barazim 2–2.[54] Tre muaj më pas, ai u ftua nga trajneri Luigi Di Biagio si pjesë e ekipit që do të luante në Kampionatin Evropian nën-21.[55] Bastoni luajti tre ndeshje si titullar, me Italinë që u eliminua në fazën e grupeve.[56]
Ekipi i parë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bastoni morri thirrjen e parë në ekipin e parë nga trajneri Roberto Mancini për ndeshjet e UEFA Ligës së Kombeve kundër Bosnje dhe Hercegovinës dhe Holandës në shtator 2020.[57] Megjithatë, debutimi i tij erdhi dy muaj më vonë në fitoren 4–0 kundër Estonisë, një ndeshje miqësore të cilën Bastoni e nisi si titullar.[58][59] Në qershor 2021, Bastoni ishte pjesë e ekipit me 23 lojtarë që do të merrte pjesë në UEFA Euro 2020.[60] Ai luajti ndeshjen e parë dhe të vetme në turnament në fitoren 1–0 kundër Uellsit në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve; kjo fitore i lejoi ekipit të fitonte grupin me pikë të plota.[61] Më 11 korrik, Bastoni fitoi Kampionatin Evropian pasi Italia mposhti Anglinë 3–2 me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1.[62]
Pas largimit të Giorgio Chiellinit nga ekipi kombëtar, Bastoni e zëvëndësoi në formacionin titullar në rolin e qëndër-mbrojtësit.[63] Më 14 qershor 2022, ai shënoi golin e parë ndërkombëtar në humbjen 5–2 në transfertë kundër Gjermanisë në edicionin 2022–23 të Ligës së Kombeve.[64]
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bastoni është lojtar këmbë-majtë,[65] e cili e nisi karrierën e tij si mbrojtës krahu. Ai mund të luaj si qendër-mbrojtës, një rol në të cilën është aktivizuar dhe përmirësuar me kalimin e viteve.[59] Bastoni njihet për aftësinë e pasimit dhe kontrollin e topit, aftësi të cilat i kombinon me fizikun dhe shtatlartësinë.[66] Gjatësia e tij e bënë atë një lojtar të rrezikshëm në duelet ajërore.[67] Bastoni konsiderohet një talent dhe një lojtar me prespektivë;[68] në vitin 2020, ai ishte pjesë e listës "Pesëdhjetë për të ardhmen" nga UEFA.[69]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Babai i tij, Nicola, ishte gjithashtu futbollist profesionist i cili luajti si mbrojtës i majtë me Cremonesen.[70] Më 6 tetor 2020, Bastoni rezutoi pozitiv me virusin COVID-19 mes pandemisë së saj në Itali.[71] Më 21 janar 2022, e dashura e tij i dha jetë fëmijës së parë të tyre, një vajzë e quajtur Azzura.[72]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 7 tetor 2023[73]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Atalanta | 2016–17 | Serie A | 3 | 0 | 1 | 0 | – | – | 4 | 0 | ||
Atalanta (huazim) | 2017–18 | Serie A | 4 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | – | 5 | 0 | |
Gjithsej | 7 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | – | 9 | 0 | |||
Parma (huazim) | 2018–19 | Serie A | 24 | 1 | 0 | 0 | – | – | 24 | 1 | ||
Internazionale | 2019–20 | Serie A | 25 | 2 | 3 | 0 | 5[a] | 0 | – | 33 | 2 | |
2020–21 | 33 | 0 | 2 | 0 | 6[b] | 0 | – | 41 | 0 | |||
2021–22 | 31 | 1 | 4 | 0 | 8[b] | 0 | 1[c] | 0 | 44 | 1 | ||
2022–23 | 29 | 0 | 4 | 0 | 12[b] | 0 | 1[c] | 0 | 46 | 0 | ||
2023–24 | 7 | 0 | 0 | 0 | 2[b] | 0 | 0 | 0 | 9 | 0 | ||
Gjithsej | 125 | 3 | 13 | 0 | 33 | 0 | 2 | 0 | 173 | 4 | ||
Gjithsej karriera | 156 | 4 | 15 | 0 | 33 | 0 | 2 | 0 | 206 | 5 |
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ a b Ndeshje në Supercoppa Italiana
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Italia | 2020 | 3 | 0 |
2021 | 6 | 0 | |
2022 | 8 | 1 | |
2023 | 3 | 0 | |
Gjithsej | 20 | 1 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Bastoni.[74]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 14 qershor 2022 | Borussia-Park, Mönchengladbach, Gjermani | 15 | Gjermania | 2–5 | 2–5 | UEFA Liga e Kombeve A 2022–23 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Internazionale[73]
- Serie A: 2020–21
- Coppa Italia: 2021–22, 2022–23
- Supercoppa Italiana: 2021, 2022
- UEFA Liga e Kampioneve finalist: 2022–23
- UEFA Liga e Evropës finalist: 2019–20
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Italia[73]
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ekipi i Vitit i Serie A: 2020–21[75]
- Ekipi i Sezonit i UEFA Ligës së Kampioneve: 2022–23[49]
- Urdhëra
-
- Klasi i 5të / Kalorës: Cavaliere Ordine al Merito della Repubblica Italiana: 2021[76]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Comunicato Ufficiale N. 109" (PDF) (në italisht). Lega Serie A. 22 dhjetor 2016. fq. 2. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 qershor 2021. Marrë më 14 qershor 2021.
- ^ "The 25 best centre backs in world football - ranked". 90min.com (në anglisht). 9 mars 2020. Marrë më 18 maj 2023.
- ^ "Alessandro Bastoni, Pregiata Oreficeria Atalanta" (në italisht). Alfredo Pedulla. 23 janar 2017. Marrë më 30 janar 2017.
- ^ "Atalanta vs. Pescara 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 30 nëntor 2016. Marrë më 30 janar 2017.
- ^ Stefano Scacchi (23 janar 2017). "Atalanta e il tesoro dei giovani: già vinta la Champions del bilancio" (në italisht). La Repubblica.
- ^ Federico Sala (22 janar 2017). "Atalanta-Sampdoria 1-0: i nerazzurri ripartono, doriani in silenzio stampa" (në italisht). La Repubblica.
- ^ "Transfer news: Inter paid €31m for Bastoni". calciomercato.com (në anglisht). Marrë më 19 janar 2020.
- ^ "Alessandro Bastoni All'Inter Ma Nerazzurro Fino Al 30 Giugno 2019" (në italisht). Atalanta B.C. 31 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2017. Marrë më 31 gusht 2017.
- ^ "Inter: Biabiany, Bastoni e Dimarco ufficiali al Parma" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 7 gusht 2018.
- ^ "Alessandro Bastoni renews with Inter until 2023". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 14 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2019. Marrë më 14 korrik 2018.
- ^ "Genoa vs. Parma 1 – 3" (në anglisht). Soccerway. 7 tetor 2018. Marrë më 13 tetor 2023.
- ^ "Parma, D'Aversa cala l'asso Bastoni" (në italisht). Parma Today. 12 nëntor 2018.
- ^ Marco Bernardini (12 dhjetor 2019). "La riconoscenza di Bastoni: "Grazie alla mia famiglia"" (në italisht). Forza Parma.
- ^ "Parma-Sampdoria 3-3: gol e spettacolo al Tardini" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 6 maj 2019.
- ^ "Inter, i convocati per l'Asia: Icardi non c'è, Nainggolan sì" (në italisht). Corriere dello Sport. 16 korrik 2019.
- ^ "Conte trattiene Bastoni: resterà e sarà protagonista all'Inter, Miranda va via". sosfanta.calciomercato.com (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2022. Marrë më 11 maj 2022.
- ^ "Sampdoria-Inter 1-3: sesta vittoria su sei, nel segno di Sanchez (poi espulso)" (në italisht). Eurosport. 28 shtator 2019. Marrë më 11 maj 2022.
- ^ "Bastoni: "Aspettavo da tanto questo giorno"". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 28 shtator 2019. Marrë më 28 shtator 2019.
- ^ "Inter, Bastoni ha convinto Conte: ha superato Godin nelle gerarchie". Fantacalcio.it (në italisht). Marrë më 11 maj 2022.
- ^ "L'Inter si gode Bastoni, il ragazzo prodigio che ha spodestato Godin" (në italisht). Goal.com. Marrë më 11 maj 2022.
- ^ "Inter fermata sul pari, Roma corsara" (në italisht). UEFA. 19 janar 2020. Marrë më 19 janar 2020.
- ^ "Vittoria, turnover e nessun infortunio: l'Inter sbriga la pratica Ludogorets e vola agli ottavi" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 10 prill 2020.
- ^ "Parma-Inter 1-2, decidono i gol di testa di de Vrij e Bastoni". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 29 qershor 2020.
- ^ "Il Siviglia vince l'Europa League, Inter battuta 3-2". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 21 gusht 2020. Marrë më 5 korrik 2021.
- ^ Luigi De Stefani (29 gusht 2021). "Balzaretti: "Una difesa con Skriniar, De Vrij e Bastoni non ce l'ha nessuno"". InterLive.it (në italisht). Marrë më 11 maj 2022.
- ^ "Inter: Skriniar, De Vrij, Bastoni il trio intoccabile" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 11 maj 2022.
- ^ "Inter, da Bastoni e Skriniar a Lautaro e De Vrij: con Conte aumenta il valore dei giocatori, che cifre!" (në italisht). Calciomercato.com. Marrë më 11 maj 2022.
- ^ "Inter-Borussia Mönchengladbach 2-2: Lukaku salva i nerazzurri" (në italisht). Goal.com. 21 tetor 2020. Marrë më 22 tetor 2020.
- ^ "Verona-Inter 1-2, il tabellino" (në italisht). Corriere dello Sport. Marrë më 11 maj 2022.
- ^ "Dalla BBC alla SBD: il nuovo muro di Conte la chiave dello scudetto dell'Inter" (në italisht). Sky Sport. 2 maj 2021.
- ^ a b "Dalla BBC alla SBD" (në italisht). Sky Sport. 2 maj 2021.
- ^ Mario Sconcerti (12 prill 2021). "L'analisi di Sconcerti: Inter senza rivali, Milan non pronto. E la corsa al 4º posto non fa crescere la A" (në anglisht). Corriere della Sera. Marrë më 10 maj 2022.
- ^ Alessandro Bocci (2 maj 2021). "L'Inter vince lo scudetto: è campione d'Italia per la diciannovesima volta" (në italisht). Corriere dello Sport. Marrë më 10 maj 2022.
- ^ "La classifica della Serie A per gol subiti" (në italisht). Sky Sport. 24 maj 2021.
- ^ "Adani: "Prestazione Inter fa bene al calcio italiano. Ad Anfield Bastoni e Skriniar hanno fatto salto definitivo"". fcinternews.it (në italisht). Marrë më 27 mars 2022.
- ^ "Colonnese: "Bastoni è di gran lunga il difensore più forte in Italia"". linterista.it (në italisht). Marrë më 27 mars 2022.
- ^ "Dove può ancora migliorare Bastoni" (në italisht). Ultimo Uomo. 12 tetor 2021. Marrë më 27 mars 2022.
- ^ "I segreti di Bastoni, tra campo e famiglia: "Mio padre faceva 130 km per portarmi agli allenamenti"". fanpage.it (në italisht). Marrë më 27 mars 2022.
- ^ "Inter-Lazio LIVE" (në italisht). Sky Sport. Marrë më 27 mars 2022.
- ^ "Festa Inter in Supercoppa: Sanchez punisce la Juve al 121'!" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 12 janar 2022.
- ^ "Bastoni, 100 presenze con l'Inter". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 27 mars 2022.
- ^ "L'Inter batte 4-2 la Juve e vince la Coppa Italia: decisiva la doppietta di Perisic" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 11 maj 2022.
- ^ "Alessandro Bastoni » Serie A 2021/2022". World Football (në anglisht). Marrë më 14 tetor 2023.
- ^ "L'Inter ne fa tre alla Samp. Lo scudetto è andato, ma San Siro canta e ringrazia" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 22 maj 2022.
- ^ "Festa Inter in Supercoppa: Milan travolto 3-0 con le magie di Dzeko e Lautaro!" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 18 janar 2023.
- ^ "Lautaro mostruoso, Fiorentina ribaltata: la Coppa Italia è dell'Inter!" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 24 maj 2023.
- ^ "Inter stroll past Milan to reach 1st Champions League final since 2010". thescore.com (në anglisht). 16 maj 2023. Marrë më 26 shtator 2023.
- ^ "Man City win Champions League: Rodri goal secures victory against Inter and completes treble" (në anglisht). UEFA. 10 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2023. Marrë më 10 qershor 2023.
- ^ a b "2022/23 UEFA Champions League Team of the Season" (në italisht). UEFA. 1 korrik 2023. Marrë më 9 tetor 2023.
- ^ Matteo Spini (21 qershor 2016). "Atalanta, dagli Allievi di Melegoni e Bastoni il primo scudetto dopo Favini" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ "Italy U-18s: 22 Azzurrini Called Up For Slovenia Friendly on 11th August". figc.it (në anglisht). Federata Italiane e Futbollit. 4 gusht 2016. Marrë më 30 janar 2017.
- ^ Alex Frosio (11 tetor 2018). "Under 21, Italia-Belgio 0-1: Amuzu decide il test di Udine" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ "Bastoni, ottima prova con l'Under 21". laprovinciarc.it (në italisht). 15 tetor 2018.
- ^ Alex Frosio (25 mars 2019). "Under 21, Italia-Croazia 2-2: a segno Bastoni e Locatelli" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ Stefano Bertocchi (6 qershor 2019). "Europei U-21, i 23 convocati di Di Biagio: ci sono Bastoni, Dimarco e Pinamonti. Presente anche Barella". fcinternews.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2019. Marrë më 16 mars 2020.
- ^ Luigi Bolognini (17 qershor 2019). "Due atti di Fede" (në italisht). La Repubblica. fq. 34.
- ^ "Trentasette convocati per le gare con Bosnia e Paesi Bassi, prima chiamata per Bastoni, Locatelli e Caputo". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. Marrë më 6 shtator 2020.
- ^ "A Grifo brace and goals from Bernardeschi and Orsolini secure a comfortable win against Estonia". figc.it (në anglisht). Federata Italiane e Futbollit. 11 nëntor 2020. Marrë më 12 nëntor 2020.
- ^ a b "Italy 4-0 Estonia: Grifo lights up experimental Azzurri" (në anglisht). Football Italia. 11 nëntor 2020. Marrë më 12 nëntor 2020.
- ^ "Mancini names uncapped striker Raspadori in final Italy Euro 2020 squad" (në anglisht). Reuters. 1 qershor 2021. Marrë më 5 qershor 2021.
- ^ Dafydd Pritchard (20 qershor 2021). "Wales in last 16 despite defeat in Rome" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 20 qershor 2021.
- ^ Phil McNulty (11 korrik 2021). "England lose shootout in Euro 2020 final" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 korrik 2021.
- ^ "Chiellini "nomina" Bastoni proprio erede: il ringraziamento social del difensore dell'Inter" (në italisht). Corriere dello Sport. 17 maj 2022. Marrë më 15 qershor 2022.
- ^ "Germania-Italia: altro pasticcio di Donnarumma, il gol non salva Bastoni. Le pagelle azzurre" (në italisht). Tuttosport. 15 qershor 2022. Marrë më 16 qershor 2022.
- ^ Mattia Todisco (11 korrik 2019). "TS - Bastoni unico mancino tra i centrali: resta e va a scuola dai "professori"". fcinternews.it (në italisht). Marrë më 12 nëntor 2020.
- ^ Flavio Fusi (20 tetor 2017). "L'erede della scuola difensiva italiana: intervista a Bastoni" (në italisht). L'Ultimo Uomo. Marrë më 12 nëntor 2020.
- ^ Andrea Morabito (10 mars 2019). "D'Aversa elogia Bastoni: "Giocatore importante, è molto bravo nel gioco aereo"". fcinternews.it (në italisht). Marrë më 12 nëntor 2020.
- ^ "Uefa, tra i 50 giovani più promettenti l'unico italiano è Bastoni. Presenti anche Kulusevski e Leao" (në italisht). Eurosport. 4 janar 2020. Marrë më 12 nëntor 2020.
- ^ "Fifty for the future: UEFA.com's ones to watch" (në anglisht). UEFA. 14 shkurt 2020. Marrë më 12 nëntor 2020.
- ^ Matteo Spini (24 janar 2017). "Atalanta, la storia di Bastoni e Melegoni: debuttanti grazie a Gasperini" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 12 nëntor 2020.
- ^ "COMUNICATO UFFICIALE DI FC INTERNAZIONALE MILANO". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 6 tetor 2020. Marrë më 7 tetor 2020.
- ^ Guiseppe Greco (21 janar 2022). "Fiocco rosa in casa Inter: è nata la figlia di Alessandro Bastoni". sportface.it (në italisht).
- ^ a b c d "Alessandro Bastoni". Soccerway (në anglisht). Marrë më 11 nëntor 2020.
- ^ a b "Alessandro Bastoni". eu-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 23 shtator 2022.
- ^ "Lukaku, Ronaldo and Conte win Serie A awards for 2020-21" (në anglisht). Football Italia. 21 mars 2022. Marrë më 21 mars 2022.
- ^ "Mattarella ha conferito onorificenze motu proprio ai giocatori e allo staff della Nazionale vincitrice del campionato europeo". quirinale.it (në italisht). 16 korrik 2021. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2021. Marrë më 16 korrik 2021.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Alessandro Bastoni. |
- Profili te uebfaqja zyrtare e Interit
- Alessandro Bastoni Arkivuar 1 shkurt 2021 tek Wayback Machine te TBPlayers