Beteja e Koshares
Beteja e Koshares | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Luftës së Kosovës | |||||||
Baza Ushtarake Serbe "Karaulla" në Koshare, e shkatërruar gjatë Luftës së Kosovës | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
|
| ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Agim Ramadani Sali Çekaj Anton Quni Rrustem Berisha Hisen Berisha Wesley Clark |
Nebojsha Pavkoviç Dragutin Dimçevski Vidoje Kovaçeviç Dushko Slivançanin Dragan Zhivanoviç Ljubinko Gjurkoviç | ||||||
Njesitë e përfshira | |||||||
| |||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
136 luftëtarë (në fillim) Artileri dhe Tanke nga Ushtria e Shqipërisë Avionë Amerikanë B-52 dhe A-10 |
300 ushtarë (në fillim)
| ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
|
|
Beteja e Koshares u zhvillua nga 9 Prilli 1999 deri më 10 Qershor 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë Jugosllave (JNA-së). Beteja u zhvillua rreth Koshares në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë Bombardimit të RF Jugosllavisë nga NATO. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori mbështetje nga Ushtria e Shqipërisë dhe nga Forcat ajrore të NATO-s. Është njëra ndër betejat më të përgjakshmet dhe më të suksesshmet e Luftës së Kosovës.
Ushtarët e UÇK-së arritën të pushtonin bazën ushtarake serbe në Koshare dhe një numër zonash kufitare përreth pas një breshërie masive artilerie nga Ushtria Shqiptare dhe sulmet ajrore të NATO-s në vendet strategjike të ushtrisë jugosllave. Sulmi u koordinua kryesisht nga ushtria shqiptare, Divizioni i Kukësit nën komandën e gjeneralit Kudusi Lama i cili ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me gjeneralin Wesley Clark. Iniciativat taktike në terren iu besuan komandantëve të UÇK-së që morën pjesë në betejë. Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit Kosovë–Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e thyer kufirin dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë.
Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet shqiptare, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati 100 vjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.
Fillimi i Betejës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]9 – 13 Prill: Ofensiva e UÇK-së
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 9 Prill 1999, në orën 05:00 të mëngjesit, filloi një breshëri artilerie nga ana shqiptare e kufirit, në drejtim të bazës ushtarake serbe të Kosharës, e cila ishte e pushtuar nga Ushtria Jugosllave, në atë që u bë një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Kosovës. Ushtarët e UÇK-së sulmuan në 3 drejtime: Drejtimi i parë ishte drejt Rrasës së Koshares, drejtimi i dytë ishte drejt Bazës Ushtarake Serbe "Karaulla" dhe drejtimi i tretë ishte drejt Majës Gllava. Afërsisht 136 ushtarë të UÇK-së arritën në kufi dhe sulmuan pozicionet serbe. Në atë kohë rreth 300 ushtarë serbë të Ushtrisë Jugosllave ishin vendosur në vijën e frontit. Luftimet e përgjakshme zgjatën gjithë ditën. Nga ana e UÇK-së ranë dëshmorë 4 luftëtarë dhe u plagos 1, ndërsa nga ana e Ushtrisë Jugosllave u vranë 23 ushtarë serbë. Më vonë UÇK-ja e pushtoi Rrasën e Koshares dhe menjëherë filloi të përforcohet. Të nesërmen më 10 Prill, me mbështetje të artilerisë, UÇK-ja arriti që ta pushtojë edhe Majën Gllava dhe filloi ta bombardojë Bazën ushtarake serbe të Koshares, kjo i detyroi ushtarët serbë të largohen nga pozicionet e tyre dhe e braktisën bazën e tyre. Në orën 19:00 të mbrëmjes, ushtarët e UÇK-së arritën që të hynin në bazën ushtarake serbe dhe konfiskuan një sasi të konsiderueshme të armëve dhe mblodhën municionin ushtarak serb, gjithashtu u konfiskuan disa uniforma të Ushtrisë Jugosllave dhe rezerva ushqimore.
Forcat Serbe u tërhoqën më pas drejt vijës së dytë të mbrojtjes mbi Bazën. Ato pozicione ishin shumë më të lehta për t'u mbrojtur. Të nesërmen, ushtarët rezervistë serbë mbërritën për të lehtësuar Ushtrinë e Parë. Një grup i ushtarëve të UÇK-së arritën që t'a ndërprejnë vijën e komunikimit jugosllav dhe e shkatërruan një automjet ushtarak jugosllav–transportues të blinduar. Gjatë natës, UÇK-ja e sulmoi Ushtrinë Jugosllave në Opijaz, duke u përpjekur të shkatërronte rezistencën e ushtarëve serbë, por me pak sukses. Atë natë ranë disa dëshmorë. Të nesërmen UÇK-ja përsëri i sulmoi pozicionet serbe, dhe arriti që ta thyejë rezistencën e vijës së dytë mbrojtëse të Ushtrisë Jugosllave, duke i shkaktuar humbje të mëdha në ushtarë. Ndërkohë Ushtria Jugosllave arriti që të sjellë Forcat e saj Speciale dhe gjithashtu disa copa artilerie.
Më 13 Prill, pati përleshje mes Ushtrisë Shqiptare dhe Ushtrisë Jugosllave në kufirin pranë Krumës.
14 Prill: Kundër-ofensiva Jugosllave ndaj Majës Gllava
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Artileria e Ushtrisë Shqiptare dhe e UÇK-së vazhdoi të granatonte pozicionet e Ushtrisë Jugosllave nga Maja Gllava dhe Rrasa e Koshares. Shtabi i Ushtrisë Jugosllave vendosi të nisë një sulm të papritur ndaj UÇK-së.
Më 14 Prill, ushtarët serbë sulmuan Majën Gllava. Distanca midis dy llogoreve të armikut nuk ishte më e gjatë se 50 metra. Ushtria Jugosllave nuk arriti që ta pushtojë Majën Gllava, dhe përsëri u detyrua të tërhiqet me humbje të mëdha. Fronti i Majës Gllava u stabilizua deri në fund të luftës, pa ndonjë ndryshim në vija.
Gjatë muajit Prill 1999, nuk kishte ndonjë ndryshim në vijat e frontit në Rrasën e Koshares dhe të dyja palët pësuan humbje të mëdha. Shumë ushtarë serbë u vranë nga bombardimet e pandërprera të artilerisë shqiptare, dhe shumë luftëtarë shqiptarë të UÇK-së u vranë në përleshje të shumta me forcat serbe.
26 – 27 Prill: Sulmi i UÇK-së në Rrasën e Koshares
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë ditës, komandanti Hisen Berisha ka shkuar me veturë drejt bazës ushtarake serbe të Koshares, për t'u takuar me luftëtarët e UÇK-së. Në muzg, luftëtarët e UÇK-së u ndanë në dy grupe. Luftëtarët e UÇK-së hapën zjarr në drejtim të forcave serbo–jugosllave, në përpjekje për të tërhequr zjarr nga forcat serbe dhe për të identifikuar pozicionet e tyre. Luftimet e ashpra vazhduan deri në mëngjes, ku UÇK-ja i vrau 47 ushtarë serbë, ndërsa në palën shqiptare të UÇK-së u vranë 7 luftëtarë.
10 – 11 Maj: Ofensiva Jugosllave në Rrasën e Koshares
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Muaji Maj 1999, filloi me disa sulme të pasuksesshme të Ushtrisë Jugosllave në përpjekje për t'a marrë përsëri bazën ushtarake serbe të Koshares. Sulmet e saj u bënë të pasuksesshme për shkak të zjarrit të vazhdueshëm të artilerisë shqiptare që synonte pozicionet e tyre. Më 6 Maj, Ushtria Jugosllave kundërsulmoi në Rrasën e Koshares, në një përpjekje për të ndaluar bombardimet e artilerisë shqiptare. Pasoi një përleshje e përgjakshme, por Ushtria Jugosllave nuk arriti që ta pushtojë as Rrasën e Koshares. Më 10 Maj, Ushtria Jugosllave dërgoi dy tanke të modelit T-55 për të ndihmuar në stabilizimin e ofensivës në Rrasën e Koshares. Kur tanket depërtuan në linjat e UÇK-së, ata përparuan mbi 100 metra në territorin e kontrolluar nga luftëtarët e UÇK-së, por UÇK-ja përsëri arriti që t'a mbante kontrollin e Rrasës së Koshares, falë heroizmit dhe trimërisë së luftëtarëve shqiptarë. Gjatë natës së 11 Majit, avionët e NATO-s hodhën dhjetëra bomba mbi trupat serbe të cilët kishin sulmuar pozicionet e UÇK-së rreth Rrasës së Koshares. Në këto sulme, NATO i vrau 16 ushtarë serbë dhe një oficer dhe i plagosi mbi 40 të tjerë. UÇK-ja e shfrytëzoi rastin për të sulmuar ushtarët serbë në pozicionet e tyre dhe i detyroi ata të ktheheshin mbrapa.
Maj: Përleshjet përreth fshatit Mërcaj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë mesit të muajit Maj, shumë luftime të përgjakshme u zhvilluan në fshatin Mërcaj, të cilat u morën përfundimisht nga Ushtria Jugosllave. Nga ana e UÇK-së pati shumë dëshmorë, por humbjet nga ana e Ushtrisë Jugosllave ishin edhe më të mëdha.
19 Maj: Sulmi i UÇK-së afër Junikut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 19 Maj, UÇK-ja e sulmoi pozicionin e Forcave Speciale Serbe afër Junikut. Në këtë sulm UÇK-ja i vrau 14 pjesëtarë serbë të Forcave Speciale Serbe pas luftimeve të ashpra, ndërsa ata nuk pësuan asnjë humbje. Një nga të vrarët ishte mercenari rus i njohur me emrin Vitalih Bulakh Gleboviç. Dokumentet e marra nga trupi i Gleboviçit treguan se ai ishte një oficer i Ushtrisë Ruse, ndërsa Moska konfirmoi se ekzistonte një oficer me të njëjtin emër i cili ishte shkarkuar nga Ushtria Ruse për kushtet mjekësore me emrin që UÇK-ja kishte dhënë. UÇK-ja e paraqiti këtë si provë të përfshirjes së rusëve në Luftën e Kosovës dhe i dërgoi një letër të fortë proteste ambasadës ruse në Tiranë, duke i kërkuar 5,000 armë zjarri me municion si shpërblim për kthimin e trupit të Gleboviçit.
21 Maj: Zjarri miqësor i NATO-s ndaj Karakollit të Koshares
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 21 Maj, avionët e NATO-s gabimisht bombarduan pozicionet e UÇK-së, duke vrarë 7 luftëtarë. Kjo ishte tronditja më e madhe për UÇK-në nga gabimi i Aleatit të saj. Gjenerali i NATO-s Wesley Clark kërkoi falje për këtë gabim dhe tha se kishte ndodhur pa dashje. Gjatë muajit Maj, NATO zhvilloi operacione ajrore kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, disa prej të cilave përfshinin dëmtime kolaterale - vdekje të civilëve.
Rëndësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Federale Jugosllave. Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë administrative. Furnizimi ka qenë në nivel, e gjithashtu edhe morali i luftëtarëve ka qenë i lartë. Ushtria Jugosllave ka qenë e ndihmuar edhe nga mercenarët rusë e serbë. Veteranët e kësaj beteje, luftën kundër forcave ushtarake e policore serbe në Koshare e konsiderojnë si një betejë historike të luftës së UÇK-së.
Pasojat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duke siguruar Postën Kufitare në Koshare, UÇK-ja nuk shpërtheu kurrë nga kjo urë e vogël dhe në fund të fundit ishte e suksesshme në sigurimin e një korridori nga Shqipëria përmes kësaj rruge. Më 26 Maj 1999, shpërtheu Beteja e Pashtrikut ku edhe aty UÇK-ja ishte e suksesshme në pushtimin e Malit të Pashtrikut dhe fshatrave që gjenden përreth tij.
Lufta e Kosovës zgjati deri më 10 Qershor 1999. Marrëveshja e Kumanovës u nënshkrua dhe Ushtria Jugosllave, Paramilitarët serbë dhe Forcat e Policisë u larguan nga Kosova me humbje të mëdha. KFOR-i hyri në Kosovë si forcë paqeruajtëse. UÇK-ja sipas kushteve të Traktatit të Kumanovës, u çarmatos dhe u shpërbë, megjithatë shumë nga luftëtarët e saj u larguan nga Kosova dhe u bashkuan me forcat shqiptare në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni.
Trashëgimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2005, Agim Ramadani dhe Sali Çekaj u dekoruan si Heronjtë e Kosovës nga Presidenti Ibrahim Rugova në 6 vjetorin e Betejës së Koshares.
Një film artistik serb për Betejën e Koshares është vendosur për xhirime në fund të Qershorit të vitit 2020, nga ana e autoriteteve të Serbisë, dhe pritet të lëshohet për shikim në vitin 2023.
Humbjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Beteja e Koshares zgjati 67 ditë, e cila mori shumë jetë nga të dyja palët, të UÇK-së dhe Ushtrisë Jugosllave. Nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë dëshmorë 114 luftëtarë shqiptarë, ndërsa nga ana e Ushtrisë Jugosllave u vranë 108 ushtarë serbë, në mesin e të cilëve u vra edhe mercenari rus Vitalih Bulakh Gleboviç, por përveç këtij besohet se ka edhe më tepër Rusë të vrarë.
Në mesin e dëshmorëve të UÇK-së në Koshare, u vranë edhe 2 ushtarë të NATO-s, Francezi Arnold Pierre dhe Italiani Françesko Giuzeppe, poashtu u vra edhe ushtari nga Algjeria Muhamed Murad Ali.
Nga humbjet e Ushtrisë Jugosllave në Koshare, u konstatua se 92 ushtarë serbë u vranë nga UÇK-ja dhe 16 të tjerë u vranë nga bombardimet e NATO-s, dhe kjo shifër doli se humbjet e Ushtrisë Jugosllave janë me 108 të vrarë. Ushtrisë Jugosllave iu shkatërruan edhe 3 tanke serbe dhe 1 automjet ushtarak. Këtë konstatim e ka vërtetuar edhe Serbia, në dokumentarin serb ku pasqyrohet Beteja e Koshares, i cili u shfaq më 9 prill 2019 në Radio Televizionin e Serbisë, ku protagonistët serbë që kanë shërbyer në Ushtrinë Jugosllave kanë treguar për tmerrin dhe humbjet që ua shkaktoi UÇK-ja, si dhe e kanë pranuar disfatën e Betejës së Koshares.
Lista e 114 dëshmorëve të UÇK-së të rënë në Betejën e Koshares
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Heronjtë e luftës së UÇK-së që u martirizuan në Betejën e Kosharës janë renditur sipas emrit, emrit të prindit, mbiemrit dhe vendlindjes:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1.Agim Hysni Ramadani nga Zhegra – Gjilan
2.Sali Beqir Çekaj nga Broliqi – Pejë
3.Abedin Hysen Murtezi nga Mollopolci – Shtimje
4.Abaz Isuf Thaçi nga Osdrini – Skënderaj
5.Abush Liman Loku nga Kutlini – Kaçanik
6.Adem Bajram Selmanaj nga Tropoja – Shqipëri
7.Afrim Mehmet Krasniqi nga Tërpeza – Malishevë
8.Afrim Ahmet Stojaku nga Arbana – Prizren
9.Afrim Bislim Selmanaj nga Savrova – Suharekë
10.Afrim Xhafer Gashi nga Hajvalia – Prishtinë
11.Ali Miftar Hasi nga Cermjani – Gjakovë
12.Ali Daut Ivaja nga Cërnilla – Ferizaj
13.Ali Sadik Fejzullahu nga Bajgora – Mitrovicë
14.Arben Skender Jusufi nga Cërrnica – Gjilan
15.Arsim Rexhep Rexhepi nga Sazlica – Ferizaj
16.Abdyl Ali Jasiqi nga Jasiqi – Deçan
17.Aziz Bajram Gashi nga Balinca – Malishevë
18.Bashkim Ramadan Jasiqi nga Jasiqi – Deçan
19.Bashkim Mustafë Idrizi nga Gjakova
20.Bejtë Azem Kajdomqaj nga Dedaj – Prizren
21.Bekim Lutfi Thaçi nga Arbana – Prizren
22.Besim Saqip Rexhepi nga Ferizaji
23.Besim Ismajl Nuka nga Mitrovica
24.Besnik Sali Jasiqi nga Jasiqi – Deçan
25.Bujar Sali Jasiqi nga Jasiqi – Deçan
26.Bexhet Ajet Shabani nga Skenderaji
27.Burim Ajet Grajqevci nga Prishtina
28.Bylbyl Hazir Breqani nga Markaj – qyteti Bajram Curri – Shqipëri
29.Driton Gani Veliu nga Polaci – Skenderaj
30.Dukagjin Ruzhdi Vula nga Gjakova
31.Emin Ruzhdi Kryeziu nga Rogana – Dardanë, (ish-Kamenicë)
32.Zeqir Musli Dardhishta nga Korbaliqi – Kaçanik
33.Imri Pajazit Curri nga Hani i Elezit
34.Ernes Nazmi Zariqi nga Prishtina
35.Fadil Halil Maloku nga Gjocaj – Deçan
36.Faik Beqir Qabrati nga Pllaneja – Prizren
37.Fatmir Haki Kërqeli nga Ferizaji
38.Fatos Muhamet Ademaj nga Katundi i Ri – Pejë
39.Fatos Shefqet Limani nga Prishtina
40.Fetah Sylejman Sylejmani nga Opoja – Dragash
41.Fisnik Bajram Salihu nga Morina – Gjakovë
42.Fisnik Aledin Ibrahimi nga Beogradi
43.Fitush Rrustem Kukaj nga Prishtina
44.Florim Baki Maliqi nga Ferizaji
45.Françesko Giusseppe Bider nga Biella – Italia
46.Gazmend Zenel Berisha nga Peja
47.Genc Mustafë Bytyqi nga Gjakova
48.Gëzim Haxhi Morina nga Orllati – Gllogovc
49.Gëzim Sahit Sahiti nga Pojatishta – Ferizaj
50.Gëzim Rasim Berisha nga Drenasi
51.Halil Mehmet Bajraktari nga Drenasi
52.Hamdi Brahim Sheremeti nga Shipoli – Mitrovicë
53.Hamëz Ali Thaçi nga Xerxa – Rahovec
54.Harun Nebih Beka nga Gushavci – Mitrovicë
55.Hasan Salih Qerkini nga Zastoku – Ferizaj
56.Hasan Latifi nga Kumanova – Maqedonia e Veriut
57.Hafiz Rasim Tolaj nga Potoqani – Rahovec
58.Hysni Sylë Temaj nga Kuzhnini – Prizren
59.Ilir Ahmet Hoxha nga Arbana – Prizren
60.Ilmi Ismajl Bahtjari nga Blaqi – Dragash
61.Imer Isak Kryeziu nga Pagarusha – Malishevë
62.Ismet Esat Mustafa nga Çerkezi – Kumanovë, Maqedonia e Veriut
63.Izet Ali Beqiraj nga Baballoqi – Deçan
64.Izet Islam Morina nga Ostrozubi – Malishevë
65.Januz Mehmet Krasniqi nga Arbana – Prizren
66.Januz Qazim Zejnullahu nga Skifteraji – Vitia
67.Jusuf Ibush Hoxha nga Komorani – Drenas
68.Kasim Ibish Uka nga Ponosheci – Gjakovë
69.Korab Masar Binxhia nga Gjakova
70.Kreshnik Avdi Ademaj nga Peja
71.Leonard Dedë Palucaj nga Klina
72.Liman Aziz Rekaj nga Prelezi – Ferizaj
73.Luan Ruzhdi Gashi nga Hoqa e vogël – Rahovec
74.Lulzim Naim Veselaj nga Reçani – Suharekës
75.Lutfi Avdush Musiqi nga Vushtrria
76.Mejdi Avdullah Korrani nga Pozherani – Vitia
77.Mentor Isa Humolli nga Lupqi – Podujevë
78.Milazim Sadri Mavraj nga Istogu
79.Milazim Qazim Shala nga Baballoqi – Deçan
80.Muharrem Fadil Mehmeti nga Pakashtica – Podujevë
81.Mujdin Qerim Aliu nga Poroji – Tetovë, Maqedonia e Veriut
82.Muhamed Murad Ali nga Algjeria
83.Naim Shefket Orllati nga Brestovci – Rahovec
84.Nazim Misin Buduri nga Hoqa – Prizren
85.Nazim Mon Lushaj nga Arbana – Prizren
86.Nikollë Mhill Dodaj nga Dujaka – Gjakovë
87.Nijazi Ramiz Rexhepi nga Sllatina e Epërme – Vitia
88.Paillard Arnold Pierre nga Franca
89.Ramadan Gani Salihu nga Zastoku – Ferizaj
90.Ramiz Binak Krasniqi nga Denja – Rahovec
91.Ramush Ilaz Shatrolli nga Pleshina – Ferizaj
92.Remzi Danush Xhaferi nga Tanusha – Shkup, Maqedonia e Veriut
93.Rifat Sokol Qelaj nga Leqina – Skenderaj
94.Rifat Xhelil Kastrati nga Polluzha – Gllogovc
95.Rifat Xhafer Goxhuli nga Koliqi – Prishtinë
96.Rrahman Jetullah Tafa nga Carraleva – Shtimje
97.Safet Ymer Gjinovci nga Makërmali – Skenderaj
98.Safet Qemajl Rexhepi nga Zhitia – Viti
99.Selver Bajram Kryeziu nga Rogana – Dardanë, (ish-Kamenica)
100.Shaban Fetah Hajzeraj nga Veriqi – Istog
101.Shabi Faik Kajolli nga Shkupi, Maqedonia e Veriut
102.Shefqet Fazli Mustafa nga Gllogjani – Deçan
103.Shpëtim Idriz Bojku nga Peja
104.Sinan Sahit Thaçi nga Zojzi – Prizren
105.Sylejman Adem Shala nga Vidishiqi – Mitrovicë
106.Urim Gani Mehmeti nga Cërrnica – Gjilan
107.Xhafer Rexhë Thaçi nga Gjakova
108.Xhemajl Metë Fetahu nga Raushiqi – Pejë
109.Xhemshir Haziz Islami nga Mikushnica – Skenderaj
110.Xhevat Qaush Nitaj nga Vokshi – Deçan
111.Tafil Veli Osmanaj nga Kqiqi – Mitrovicë
112.Xhafer Haxhi Lipveci nga Gjakova
113.Xhevdet Rrustem Loshaj nga Carrabregu – Deçan
114.Zeki Xhevat Shulemaja nga Prishtina
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Serbia pranon zyrtarisht se në Koshare i janë vrarë 108 ushtarë Arkivuar 2019-10-23 tek Wayback Machine
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Di Giovanni, Janine (2005). Madness Visible: A Memoir of War (në anglisht). Knopf Doubleday Publishing Group. fq. 22. ISBN 9780375724558.
- Steele, Jonathan (24 maj 1999). "KLA shock at Nato blunder". The Guardian (në anglisht).
- Çetta, Muhamet (2003). Me UÇK-në në Koshare: nga vija e parë të frontit dhe nëpër Kosovën e pasluftës: 3 (në shqip). Prishtinë: Faik Konica. f. Backcover. Beteja e Kosharës ishte pjesë e mbledhjes së luftës së përgjithshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo betejë dhe zhvillim nga ushtarët e GO-3 (më vonë Brigada 138 "Agim Ramadani" e UÇK-së) për të bërë mirë nga eprorët e tyre profesional dhe kombëtar: Agim Ramadani, Sali Çeku, Rrustem Berisha dhe Anton Quni
- "Rrëfimi për Kosharen". Telegrafi.com. 9 prill 2017. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2024. Marrë më 23 maj 2018.
Brigada 138 në krye me komandantin Agim Ramadani ka arritur ta bëjë ti kufirin me vetëm 136 ushtarë në një njësi të vetes.
- 5. PLANI HAPATSINOR Zona e Mbrojtur me Interes të Veçantë "Beteja e Koshares"
- 6. "Pesëmbëdhjetë vjet nga Beteja e Koshares" . Telegrafi. 9 Prill 2014
- 7. "Një Kronologji e Kosovës - Lufta në Evropë - FRONTLINE - PBS" .
- Tronditje e UÇK-së në gabimin e NATO-s
- Kryeministri Mustafa: Bitka kod Kokaare simbol jedinstva i uzvišene žrtve za oslobođenje Kosova
- "E' morto Giuseppe Bider, papà di Francesco il combattente UCK ucciso in Kosovo". Prima Biella (në italisht). 15 gusht 2020.
- Muharrem Gashi, Bahri (2006). Kosharja altari i lirisë: dimensionet e luftës së Koshares dhe format e saj. Shtepia Botuese "Faik Konica". ISBN 9951061494.
- Smiljanić, Spasoje (2009). Agresija NATO: ratno vazduhoplovstvo i protivvazdušna odbrana u odbrani otadžbine (në serbisht). ISBN 978-86-912285-0-7.
- Nardulli, Bruce; Perry, Walter L.; Pirnie, Bruce R.; Gordin, John IV; McGinn, John G. (2002). Disjointed War: Military Operations in Kosovo, 1999 (në anglisht). Rand Corporation. ISBN 978-0-8330-3231-7.
- Coercive Diplomacy of NATO in Kosovo (në anglisht). Cambridge Scholars Publishing. 2015. ISBN 978-1-4438-7668-1.
- Hockenos, Paul (2003). Homeland Calling: Exile Patriotism & the Balkan Wars (në anglisht). Cornell University Press. ISBN 0-8014-4158-7.
Linqe të Jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Glas javnosti (11 nëntor 1999). "Jačanje upada iz Albanije". Glas javnosti.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Steele, Jonathan (17 korrik 1999). "Ghost village marks the battle that ended the war". The Guardian. London.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Citimi referon vetveten (lidhja) - "Na današnji dan počela bitka na Košarama – poginulo 108 pripadnika VJ". Građanin. 9 prill 2015. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2019. Marrë më 1 mars 2021.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Đorelijevski, Miloš (14 qershor 2016). "HEROJI KOŠARA: Da li je sve bilo uzalud?". Mondo. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2019. Marrë më 1 mars 2021.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "Kosovska vlada: Bitka na Košarama imala sveti cilj - razbijanje veštačke granice koja razdvaja Albance u dve odvojene države". KSP. 2015. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2017. Marrë më 1 mars 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Marković, Dimitrije (9 prill 2015). "На данашњи дан 9. априла 1999. био је Велики петак и почела је битка за Кошаре (ВИДЕО)". KM Novine. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2021. Marrë më 1 mars 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "Battle of Kosare: When 200 heroes stood against 2000 KLA and NATO soldiers". inSerbia. 12 prill 2015. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2016. Marrë më 1 mars 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "Podsjećanje na 9. april 1999. – bio je Veliki petak i počeo je pakao Košara (VIDEO)". in4s. 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "У паклу Кошара – неиспричана ратна прича". Politika. 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "Pavković otkriva kako je izgledala bitka na Košarama: NATO, OVK i albanska vojska nisu nam oteli ni pedalj zemlje!". Srbija danas. 20 qershor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "Bitka na Paštriku - bitka za Srbiju". Svedok. Arkivuar nga origjinali më 2017-11-12. Marrë më 2017-11-11.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "Komandant odbrane Košara o najtezoj bici kopnene agresije na SRJ". Srbel.net. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Mirëmbajtja CS1: Citimi referon vetveten
- Beteja e Koshares
- Historia e Kosovës
- Military operations of the Kosovo War
- Battles involving FR Yugoslavia
- Battles involving Albania
- Albania–Yugoslavia relations
- 1999 in Kosovo
- 1999 in Serbia
- Conflicts in 1999
- Kosovo Liberation Army
- April 1999 events in Europe
- May 1999 events in Europe
- June 1999 events in Europe
- NATO intervention in the former Yugoslavia
- Lufta e Kosovës
- Ushtria Çlirimtare e Kosovës
- Beteja në Kosovë