Distrikti i Prizrenit
Distrikti i Prizrenit (serbisht: Призренски округ / Prizrenski okrug) ishte një rreth në Kosovë dhe Metohi midis viteve 1990 dhe 1999. Distrikti kishte një popullsi prej 376,085 banorësh. Selia e rrethit ishte në qytetin e Prizrenit.
Bashkitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Distrikti i Prizrenit përfshinte bashkitë e:
Kultura dhe historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kisha e Shën Premtes në Prizren, është dhuratë e mbretit Milutin, së bashku me kryepeshkopin Sava III. Është ndërtuar në vitin 1307.
Prizreni shquhet edhe me monumente dhe objekte tjera fetare, si: Kisha e Shpëtimit të Shenjtë (est. 1348), Kisha e Shën Nikollës (est. 1332), Kisha e Princ Markos (est. 1371), dhe Kisha e Kuvendit të Shën Gjergjit nga gjysma e dytë e shekullit XIX.
Në shekujt XVI dhe XVII, gjatë sundimit osman, xhamitë, hamamet dhe medresetë lulëzuan në gjithë Prizrenin dhe rrethinat e tij. Xhamia Bajrakli e Gazi Mehmed-Pashës është objekti më i hershëm i arkitekturës islame në Prizren. Është ndërtuar në vitin 1561 dhe ende ruan libra në arabisht dhe turqisht osmane deri më sot, duke përfshirë një Kuran të vitit 1312.