Jump to content

Gani Karamanaga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Prim. Dr. Gani Karamanaga
Lindur më 1946
Lindur në Ulqin, Jugosllavi
Profesioni Mjek, Pneumoftiziolog
Kombësia Shqiptar
Shtetësia Malazeze
Feja Mysliman

Prim. Dr. Gani Karamanaga është mjek shqiptar nga Mali i Zi.

Ka lindur në vitin 1946 në Ulqin. Shkollën e mesme të mjekësisë e ka përfunduar në Cetinë në vitin 1964 kur është regjistruar në Fakultetin e mjekësisë në Beograd. Ka diplomuar më 14 korrik 1969. Ka specializuar në vitin 1977 për pneumoftiziologji në Beograd, ndërsa në vitin 1998 ka fituar titullin Primarius.[1]

Në tre mandate ka ushtruar funksionin e drejtorit të Shtëpisë së shëndetit të Ulqinit, herën e parë nga viti 1978 deri 1982, duke u bëre kështu drejtori i parë shqiptar i një institucioni shëndetësor në Mal të Zi,[2] ndërsa herën e dytë në dy mandate nga viti 2003 deri 2011. Në kohën e këtyre mandateve u ndërtua ndërtesa e re e Shtëpisë së shëndetit dhe u hap Materniteti.

Është një ndër themeluesit dhe kryetari aktual i Bashkimit të krijuesve shqiptar në Mal të Zi.

Ka botuar më shumë se 100 punime shkencore dhe profesionale në gazeta dhe revista në gjuhën shqipe dhe malazeze. Punimet i ka botuar në revistat: Medicinski zapisi (Podgoricë), Medical (Podgoricë), Caffe Montenegro (Podgoricë), Saopštenja (Novi Sad), Pneumon (Novi Sad), Lječnički Vjesnik (Zagreb), Buletini Shkencor (Tiranë), Medicus (Shkup), Kronika (Ulqin), Koha javore (Podgoricë), Buzuku (Ulqin), Nora (Ulqin), Unioni (Ulqin) dhe Dija (Ulqin).[1]

Ka botuar katër libra:

  • Mjekimi me faktorë natyrorë në regjionin e Ulqinit (2008) – në gjuhen shqipe dhe malazeze
  • Historiku i shërbimit shëndetësor në Ulqin (2011) – në gjuhen shqipe dhe malazeze
  • Dielli, deti, shëndeti (2013) – në gjuhen shqipe dhe malazeze
  • Udhëtimi i një mjeku (2015) – në gjuhen shqipe dhe malazeze
  • Materniteti në Ulqin (2015) – në gjuhën shqipe dhe malazeze
  • Zgjimi (2016) – në gjuhen shqipe dhe malazeze[3]