Protokolli i Transferimit të Teksteve të Lidhura
Appearance
(Përcjellë nga HTTP)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
HTTP (nga anglishtja: shkurtesë për Hypertext Transfer Protocol) ose Protokolli i Transferimit të Teksteve të Lidhura, është protokolli i përdorur për transferimin e faqeve web në internet. Ky protokoll mundëson komunikimin midis një klienti (që mund të jetë një web-shfletues si Internet Explorer, Mozilla Firefox apo një tjetër lloje programi si Telnet etj.) dhe një web serveri i cili nepërmjet një porte, zakonisht 80, merr kërkesën nga klienti dhe i përgjigjet klientit me informacionin e kërkuar.
Metodat e kërkesës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]HTTP ka tetë (8) metoda që tregojnë aksionin që kërkohet të zbatohet nga burimi (en. resource) i zgjedhur dhe identifikuar:
- Get - Kërkon një reprezentacion të burimit të specifikuar. Ndoshta një nga metodat më të përdorura në rrjetë në ditët e sotme. Nuk duhet të përdoret për operacione që shkaktojnë efekte anësore.
- Post - "Dorëzon" të dhëna (shmb. nga një form HTML) të proçesohen në burimin e caktuar. Të dhënat janë të përmbajtura në trupin e kërkesës.
- Head - Kërkon përgjigjen e njëjtë të asaj që do ti përgjigjej një kërkesë GET, por pa trupin (body) e të dhënave.
- Put - Ngarkon (me kuptimin në en. upload) një reprezentacion të një burimi të caktuar.
- Delete - Fshin burimin e caktuar.
- Trace - Tregon kërkesën e dhënë, kështu që klienti (client) mund të shikoj çfarë server-a të mesëm po shtojnë apo ndërrojnë kërkesën.
- Options - Kthehet metoda HTTP që server-i mund të mbështes (supports) për identifikuesin e burimit universal. Kjo përdoret për të testuar funksionimin e një web server-i.
- Connect - Kthen (konverts) lidhjen e kërkesës (connection request) në një tynel TCP/IP transparent, zakonisht për të thjeshtësuar komunikacionin SSL-të-shifruar (HTTPS) përmjet një proxy HTTP jo-i-shifruar.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Vulnerability Note VU#150227: HTTP proxy default configurations allow arbitrary TCP connections" (në anglisht). US-CERT. 17 maj 2002. Marrë më 10 maj 2007.
Lidhje të Jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Web Server të famshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Apache WebServer, i grupit Apache Software Foundation
- Internet Information Services (IIS) i Microsoft
Shtresa e aplikacioneve | BGP · DHCP · DNS · FTP · GTP · HTTP · IMAP · IRC · Megaco · MGCP · NNTP · NTP · POP · RIP · RPC · RTP · RTSP · SDP · SIP · SMTP · SNMP · SOAP · SSH · STUN · Telnet · TLS/SSL · XMPP · |
---|---|
Shtresa e transportit | TCP · UDP · DCCP · SCTP · RSVP · ECN · |
Shtresa e internetit | IP (IPv4· IPv6) · ICMP · ICMPv6 · IGMP · IPsec |
Shtresa e linqeve | ARP · RARP · NDP · OSPF · Tunnels (L2TP) · Media Access Control (Ethernet· MPLS· DSL· ISDN· FDDI) · Device Drivers · |