Isuf Dedushaj
Isuf Dedushaj (10 tetor 1951) është mjek, epidemiolog, profesor universitar dhe doktor i shkencave të mjekësisë nga Vuthaj, në Mal të Zi. [1] [2]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prof. Dr. Isuf Dedushaj u lind në fshatin e Vuthaj. Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci. Gjimnazin e kreu në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mars të vitit 1976. Fillimisht punoi në Shtepinë e Shëndetit në Drenas të Drenicës. Në vitin 1976 punësohet në Entin Krahinor për Mbrojtje Shëndetësore ku zgjidhet bashkëpunëtor për lëndën Mjekësi Sociale. Përfundon specializimin nga epidemiologjia më 20 maj të vitit 1980 dhe njëherazi është epidemiologu i parë shqiptar i Kosovës. Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Sarajevës në Bosnje ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1983. Dr. Isuf Dedushaj me 27 nëntor të vitit 1986 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë mbrojti tezën e doktoraturës. Zgjidhet ligjërues në vitin 1983. Gjatë vitit 1986/1987 përfundon subspecializimin nga imunologjia pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Zagrebit në Kroaci. Punoi në Entin për Mbrojtjen Shëndetësore të Kosovës prej vitit 1976-1990 kur për shkaqe etnike dhe politike largohet me dhunë nga puna. Si mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë prej vitit 1976 ka arritur gradën prof. ordinar i epidemiologjisë. Në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ka qenë edhe prodekan në dy mandate prej vitit 1992 – 1996. Gjithashtu prej tetorit të vitit 1992 e deri në vitin 2001 ka qenë Kryetar i Kryqit të Kuq të Kosovës. Dr. Dedushaj ka qenë anëtar i Kryesisë së Forumit të Intelektualëve të Kosovës – përgjegjës për sektorin e Shëndetësisë. Ka qenë anëtar i Redaksisë së Revistës Shkencore “Praxis Medica” të Kosovës. Prof. Dedushaj ka qenë mentor apo në Komision për mbrojtjen e temave të doktoraturës së 38 kandidatëve prej të cilave 2 jashtë Kosove, pastaj 45 magjistratura shkencore dhe mbi 100 mjekë i ka udhëhequr në specializime të lëndëve preventive (epidemiologji, higjienë, mjekësi sociale, mjekësi e punës dhe mjekësi e përgjithshme). Ka publikuar 112 punime shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ka qenë redaktor përgjegjës i revistës “Shëndeti”, për dhjetë vjetë me radhë. Ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, kryetar i Asociacionit të Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Është autor i disa monografive shkencore dhe teksteve universitare. [1] [2] [3]
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vaksinimi kundër sëmundjeve ngjitëse - 1994
- Epidemiologjia, Parimet dhe praktika -1997
- AIDS - SIDA, Sëmundje që vret - 1998
- Imunoprofilaksia - 2002
- Epidemiologjia speciale e sëmundjeve ngjitëse - 2005
- Enciklopedi e doktorëve të shkencës së mjekësisë shqiptare gjithandej globit - 2019
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Plava
- Vuthaj
- Imunologjia
- Epidemiologjia
- Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës
- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 297. ISBN 9789951615846. OCLC 1083870022.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 1. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 428. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://plavaeguciasot.com/mjeku-shqiptar-me-112-punime-shkencore-dhe-gjashte-tekste-universitare-te-publikuara/