Komuna e Artanës
Ky artikull merret me Komunën e Artanës. Për qytetin e Artanës shiko në faqën përkatëse.
Komuna e Artanës është një komunë në Kosovë, ndodhet në rrethin e Gjilanit ndërsa selia administrative e kuvendit është qyteti i Artanës.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna e Artanës ndodhet në juglindje të Kosovës. Kufizohet me Prishtinën në veri, Dardanën në lindje, Gjilanin në jug dhe Lipjanin në perëndim. Ka gjithsej 25 fshatra në komunë. Zona e përgjithshme e komunës ka një sipërfaqe prej 204.25 km². Së bashku me komunat e Dardanës, Klokotit, Parteshit, Ranilugut, Vitisë dhe Gjilanit, formon rrethin e Gjilanit.
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Regjistrimi i vitit 2011 tregoi se komuna e Artanës kishte një popullsi prej 6.729, nga të cilët 3.524 ishin shqiptarë, 3,122 serbë, 63 romë, 29 goranë, 7 turq, 5 boshnjakë dhe 3 ashkali.
Regjistrimi | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Banorët [1] | 10541 | 11372 | 13015 | 13986 | 12901 | 11811 | 6729 |
Vendbanime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në territorin e komunës së Artanës ka gjithsej 26 vendbanme.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Tim Bespyatov. "Kosovo censuses". Population statistics of Eastern Europe (në anglisht). Marrë më 2018-01-14.
Boleci | Bostani | Bushinca | Careci | Draganca | Izvori | Jasenoviku | Kllobukari | Koretishti | Kosaçi | Kufca e Epërme | Llabjani | Makreshi i Epërm | Makreshi i Poshtëm | Manishinca | Mazgova | Miganoci | Parallova | Pasjaku | Prekoci | Stanishori | Strazha | Tërniqeci | Tirinca | Tullara | Vllasalia | Zebinca
Stema e shtetit |
|