Jump to content

Laokoonti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Laokoonti (greqisht: Λαοκόων, Latin: Laocoon) - prift i ApollonitTrojë, hero tragjik i ditës së fundit të luftës së Trojës.Pjese e Eneides te shkruar nga Virgjili .

Pasi që akeasve gjatë nëntë vjetë lufte nuk u shkoi për dore ta pushtojnë Trojën me armë, vendosën që ta pushtojnë me dinakëri. Me propozimin e Odiseut, mbretit të Itakës, e ndërtuan një kalë të madh prej drurit dhe në barkun e tij i fshehen luftëtarët më të mirë, kurse kampit të vet ia futën flakën dhe u bënë se po kthehen për në atdhe. Por në detin e hapët i kthyen anijet dhe u fshehën pas ujëdhesës Tened. Kur trojanët e gjetën kalin u befasuan shumë. Disa mendonin se duhet shkatërruar, të tjerët thoshin se duhet të lihet në qetësi, ndërsa të tretët propozonin se kalin duhet futur në qytet. Derisa ziheshin ashtu, dëgjuan thirrjen e ushtarit të lidhur për ndihmë të cilin Odiseu e kishte lënë në kaçubë, në afërsi të kalit. E sollën para mbretit Priam dhe në pytjen e tij përgjegji se quhet Sinon dhe se ka ikur nga elteri në të cilin akeasit donin ta flijonin për kthim fatlum për në atdhe. Në pytjen se çka di për kalin, përgjegji se akeasit e kanë ndërtuar sipas urdhërit të hyjneshës Athena për ta shpërblyer kështu vjedhjen e trupores se saj nga tempulli i Trojës, ndërsa aq i madh është për arsye që trojanët mos të mund ta shtinë brenda në qytet sepse do të mund ta mbronte në vend të trupores së shuguruar të Athenës, kështu që akeasit kur nuk do të mund ta pushtojnë, por përkundrazi, pasardhësit e trojaneve kanë për t'i pushtuar qytetet e fortifikuara të mbretërve akeas.

Derisa trojanët më parë nuk ishin të një mendimi se ç'duhej bërë me kalin pas kësaj përgjigje filluan që së bashku t'i rrënojnë muret sepse kali nuk ka mundur të kalojë, as nën dyert e mëdha Akease.

Vetëm Laokoonti nuk e ka humbur masën e vërtetë të syçeltësisë. Tha se nuk i beson armikut edhe atëherë kur len dhurata dhe propozoi që kali aty për aty të asgjësohet. Mirëpo, fati kishte përcaktuar që Troja duhet të shkatërrohet: andaj zotërat ishin të detyruar që Laokoontit t'ia mbyllin gojën. Kur Laokoonti për propozimin e vet nuk e fitoi asnjë përkrahje e rroku shigjetën dhe u përpoq që vetë ta shkatërrojë kalin. Por në atë çast dolën nga deti i qetë dy gjarpërinj të tmerrshëm. U nisën së pari kah dy djemt e Laokoontit, iu mbështollën rreth trupit dhe filluan t'ua zënë frymën. Laokoonti hoqi dorë prej kalit dhe vrapoi për t'u ndihmuar djemve të vet. Por ata u mbështollën edhe rreth tij. Me mundim dhe i dëshpëruar Laokoonti u përpoq që të shpëtojë shtërgesës vdekjeprurëse. Mirëpo, gjarpërinjtë ishin më të fortë. Si të tërbuar i futen dhëmbët e tyre të helmosur në trupin e tij dhe e mbytën së bashku me djemt e tij. Trojanët e trishtuar nga vdekja e Laokoontit të vetmin shpjegim e gjenin në hakmarrjen e hyjneshës Athena për shkak të përdhosjes së kalit të saj. Prandaj menjëherë e futën kalin në qytetin e tyre. Sinoni natën ua çeli kapakun luftëtarëve të fshehur dhe me flakë ua tregoi depërtimin në mure nëpër të cilat akeasit sulmuan Trojën që brenda vetëm një nate e shndërnian në hi e pluhur.

Legjenda mbi Laokoontin hyn në legjenda më të njohura të mitologjisë antike. Kjo nuk është meritë e Homerit, sepse epizodën me "kalin trojan" Homeri e përmend në Odise vetëm në disa vargje. Ndërkaq, emrin e Laokoontit as që e përmendi. Kjo ndoshta nuk është as meritë e Vergjilit i cili kësaj epizode ia kushton pjesën më të madhe të këngës së dytë të Eneidës. Në rend të parë ka meritë Ansamblet e Laokoontit, njërës prej kryeveprave të skulpturës helenistike, dhe edhe tmë tepër të një vargu të rrethanave të pasqaruara të lidhura me të. Skulptura u gjet në vitin 1506 me rastin e gërmimit të një themeli në kodrinën Eskvilin në Romë. Pasi që ka qenë mjaft e dëmtuar, ndërsa disa pjesë mungonin, papa Juliu II, kërkoi prej Michelangjellos (Mikelangjelos) që ta ripërtërijë. Mikelangjelo e refuzoi këtë, se kjo punë, sipas deklaratës së tij i tejkalon fuqitë e tij. Përkundër kësaj, megjithatë, dikush e ripërtëriu. Mirëpo, deri më sot ende nuk është konstatuar me siguri se kush. Megjithatë, kjo nuk ka rëndësi të veçantë, sepse drejtoria e Muzeut të Vatikanit edhe ashtu i ka larguar këto shtojca. Rreth asaj se kush, ku dhe kur e ka bëre këtë skulpturë, ekziston një literaturë e gjërë. Gjurmuesit sot janë të mendimit se ky ansambël është nga ujëdhesa Rodos dhe se, me siguri, në mesin e shek. I. para e.s. e kane skalitur skulptorët Agesandri, Atenodori dhe Polidori, emrat e të cilëve i përmend Plini Plak (dhe të cilat janë gjetur në vitin 1957 edhe në fragmentet, përafërsisht dy herë më të mëdha Laokoonti në Kperlonzë). Skulptura, kinse ka arritur në Romë në çerekun e dytë të shek. I të e.s., kur senati i Rodosit ia fali perandorit Tiber në shenjë të nënshtrimit të vet Romës - dhurata, kinëse, e ka simbolizuar rezistencën e kotë ndaj fatit.

"Literatura Laokoontiane", objekti i së cilës është kjo kryevepër skulpturale, sot numron qindra libra, artikuj dhe studime. Mirëpo, të gjitha këto, vepra, kryesisht jënë në lidhje tejet të dobët edhe me vetë mitin. Prej tyre le të përmendim të paktën Laokoontin e Lesingut (punimi estetiko-kritik me nëntitull: mbi metodat e arteve figurative dhe të poezisë), të vitit 1776, dhe faktin se në listën e autorëve të këtyre veprave janë emrat sikurse: Montfokon, Winckelmann (Vinkelman), Goethe (Gëte), Schpenhauer (Shopenhauer)... Prej veprave antike, përveç Laokoontit të Vatikanit, të cilën gjatë vitit e vizitojnë përafërsisht një milion njerëz, i njohim vetëm ato me vlerë më të vogël. Megjithatë, kujdes të veçant ka piktura murale pompeane Vdekja e Laokoontit në të ashtuquajturën Shtëpia e Menandrit, e gjetur në vitin 1930. Prej veprave të artistëve të kohës modere po e përmendim të paktën pikturën e Laokoontit të D. Nijmegenit nga gjysma e dytë e shek. XVIII që gjendet në Galerinë Popullore të Pragës dhe skulpturën më të njëjtin emer të Adriaen de Vriesit (Vrizit) për nga koha e viti 1625, kopja e të cilës sot gjendet në parkun e pallatit Walldstein (Valldashtajn) në Pragë. Përpunimi më i rëndësishëm skulptural i këtij motivi prej kohërave antike deri më sot, pa dyshim, është Laokoonti i ditëve tona e Ivan Mestrovic (Meshtroviqit) e vitit 1905 dhe sot gjendet në ateljenë e Ivan Meshtroviqit në Zagreb.