Jump to content

Luigj Paliq

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Luigj Paliq ose Palaj (Janjevë, 14 prill 1878 - Janosh, 7 mars 1913) ka qenë frat françeskan.

U lind në Janjevë më 14 prill 1878 i pagëzuar Matì, i biri i Tomës dhe Pale Juriqit.[1]

Palaj për sa ishte në shërbim si meshtarë në kishën katolike në Gllogjan gjatë kohës së Luftës së Parë Ballkanike kundërshtoi veprimet e bëra nga pushtuesit sipas doktrinës e shenjtë serbe. Përderisa doktrina ishte në kulmin e zbatimit të konvertimeve të shqiptarëve në ortodoks të kishës sllave dhe po i afrohej hapësirës që mbulonte kisha e Glloganit dhe tashmë zbatuesit e doktrinës nuk ndaleshin vetëm me konvertimet e dhunëshme të myslimanëve nën flamurin e knjaz Nikollës, Palaj fillon kundërshtimin e tij të drejtëpërdrejtë ndaj këtyre konvertimeve dhe bërësve të tyre. Kështu më 7 mars të vitit 1913 në Janosh afër Gjakovës, Palaj së bashku me pesëdhjetë e pesë bashkëkombas të tij në rrugën Gjakovë-Pejë masakrohen nga zbatuesit e doktrinës.

Pas reagimeve të ashpra të shteteve krishtere si Austro-Hungaria dhe Papatit në Vatikan dhe presionit të pëgjithëshem ndërkombëtar ndaj knjaz Nikollës, ky e ndalon zbatimin e mëtejshëm të doktrinës në rrafshin e Dukagjinit.[2]

  1. ^ Kurti, Donat (2003). Provinça Françeskane Shqiptare (në latinisht). Shkodër: Botime Françeskane. fq. 113. ISBN 99927-789-1-1. Aloysius (P) Mathaeus Paliq, f. Thomae et Paulinae Juriq, n. Janjevii, d. Skopiensis, 14 Apr. 1878; [...].
  2. ^ Bicaj, Isa (2003). Marrëdhëniet Shqiptaro-Malazeze (1881-1914). Prishtinë: Instituti i Historisë. fq. 167. ISBN 9789951409018.