Mënyra dëshirore
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Mënyra dëshirore është një nga mënyrat e foljes në gjuhën shqipe, e cila shpreh një veprim ose gjendje që mendohet nga folësi si diçka që dëshirohet të ndodhë a të jetë. P. sh. rroftë, qoftë, u bëftë, daltë, ardhsha, etj.[1] Kjo mënyrë është shumë e veçantë pasi haset rrallë në gjuhët e tjera qoftë brenda qoftë jashtë familjes indo-europiane.
Ka 2 kohë themelore : të tashmen dhe të kryerën. folja, në formë urimi ose mallkimi, për kryerjen e një veprimi në çastin e ligjërimit ose pas tij.
Koha e kryer e mënyrës dëshirore përdoret shumë rallë, sepse vetëm në raste të veçanta mund të shprehet dëshira e folësit në formë urimi ose mallkimi, për veprime të së shkuarës.. -Eh, more djale, pastë dalë edhe ai faqe bardhë.
Përdorimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një përdorim i gabuar është zëvëndësimi mënyrës dëshirore me mënyrën lidhore në vënd të saj.
Një rast janë kamarierët (mbase për shkak të nivelit të ulët arsimor) që kanë zëvëndësuar format dëshirore "të bëftë mirë / ju bëftë mirë" me format lidhore "të bëjë mirë/ t'ju bëjë mirë". Në këtë mënyrë jo vetëm humb karakteri i gjuhës shqipe duke sforcuar një ndryshim aspak natyror, shformimi i gjuhës, por edhe humbet lirshmëria në të folur.
Me të vërtetë forma lidhore duket më "normale" ose jo aq e vjetër, arkaike, por ama forma dëshirore shpreh qartë qëllimin e folësit dhe qëndrimin e tij. Kur një kamarier shprehet me "ju bëftë mirë" klienti kupton se kamarieri dëshiron që ju ta shijoni ushqimin. Theksi është po aq tek cilësia e pjatës sa tek dëshira e tij që ju ta shijoni sa më mirë.
Kurse kur përdoret "t'ju bëjë mirë" duket sikur ky raport mes dëgjuesit dhe folësit humbet. Theksi është pothuajse i tëri tek cilësia e pjatës dhe kamarieri është i ngurtë.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe