Manuel Neuer
Neuer me Gjermaninë në vitin 2018 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Manuel Peter Neuer[1] | ||
Datëlindja | [2] | 27 mars 1986||
Vendlindja | Gelsenkirchen, Gjermani Perëndimore | ||
Gjatësia | 1.93 m (6 ft 4 in)[3] | ||
Pozicioni | Portier | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Bayern Munich | ||
Numri | 1 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1991–2005 | Schalke 04 | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2004–2006 | Schalke 04 II | 29 | (0) |
2006–2011 | Schalke 04 | 156 | (0) |
2011– | Bayern München | 201 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2004 | Gjermania U18 | 1 | (0) |
2004–2005 | Gjermania U19 | 11 | (0) |
2005–2006 | Gjermania U20 | 4 | (0) |
2006–2009 | Gjermania U21 | 20 | (0) |
2009– | Gjermania | 84 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19:26, 10 nëntor 2018 (UTC) ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 21:37, 19 nëntor 2018 (UTC) |
Manuel Neuer (27 Mars 1986, Gelsenkirchen) është një futbollist gjerman i cili luan si portier për FC Bayern München. Idhulli i tij si fëmijë ishte ish-portieri gjerman dhe i FC Bayern München Oliver Kahn.
Kariera me klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Schalke 04
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Neuer nënshkroi një kontratë si profesionist në 2005 pasi kaloi me sukses në secilin prej fazave të të rinjve të klubit të qytetit të tij. Ai bëri debutimin e tij në Bundesliga kur zëvendësoi të dëmtuarin Frank Rost në javën e dytë të sezonit 2006-2007. 20 vjeçari fitoi pozicionin si tiutullar kur Frank Rost u lëshua përpara përplasjes me FC Bayern München. Ai nuk zhgënjeu dhe i siguroi skuadrës një barazim 2-2 me kampionët në fuqi. Pavarësisht moshës së tij të re, ai përflitej se do të ishte pasardhës i idhullit të dikurshëm Oliver Kahn në kombëtaren gjermane.
Në 5 Mars 2008, në raundin e parë eliminues të UEFA Champions League, Neuer bëri një performancë të shkëlqyer kundër FC Porto, ku ai thuajse i vetëm e mbajti Schalken në lojë me disa pritje të shkëlqyera dhe e solli ndeshjen deri tek penalltitë. Më vonë ai priti penalltitë e Bruno Alves dhe Lisandro Lopez duke ndihmuar Schalken të kualifikohej. Për pritjet e tij heroike, ai u kanidua si një nga portierët e vitit nga UEFA dhe ishte portieri më i ri i Bundesliga në këtë listë. Ai ishte një nga tre lojtarët e Bundesliga që luajti në secilën minutë të sezonit 2007-2008.
Sezoni 2008-2009 ishte disi zhgënjyes duke qënë se Schalke përfundoi në vendine tetë në klasifikim dhe humbi mundësinë për të luajtur në Europa League.Megjithatë, forma e tij e mirë në kampionatin Europian U-21 ndezi interesin e Bayern Munchen, dhe presidenti Karl-Heinz Rummenigge deklaroi interesimin e klubit për portierin e ri. Traineri i ri i Schalke, Felix Magath, deklaroi se Neuer do të qëndronte me klubin sezonin tjetër. Në nëntor, ai ishte i vetmi portier gjerman në listën e pesë portierëve të nominuar për skuadrën e vitit nga UEFA.
Bayern Munich
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1 qershor 2011 FC Schalke 04 dhe Bayern München ka konfirmuar se Neuer do të shkojë në Bayern Munich në korrik 2011. Manuel Neuer ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare që do të zgjasë deri në qershor 2016. Transferimi ishte me vlerë 22.000.000 €, duke e bërë Neuer portieri i dytë më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.
Kariera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi kaloi nëpër ekipet e të rinjve, Neuer debutoi në skuadrën U-21 në 15 gusht 2006 kundër Hollandës. Në vitin 2009 ai fitoi kampionatin Europian U-21 me skuadrën gjermane në Suedi dhe e mbajti portën e tij të paprekur në finalen ndaj Anglisë.
Neuer u thërrit me ekipin gjerman të të rriturve në 19 maj 2009 në një tur në Azi. Ai debutoi në këtë tur në një ndeshje kundër Emirateve të Bashkuara Arabe në 2 qershor. Ai luajti në miqësoren e nëntorit kundër Bregut të Fildishtë e cila mbaroi 2-2. Megjithëse ai pranoi përgjegjësinë për golin e parë, traineri Joachim Löë refuzoi t’ia hedhë atij fajin dhe përkundrazi e përgëzoi atë.
Vdekja tragjike e Robert Enke në nëntor 2009 e pa atë të ngrihej në vendin e dytë si zgjedhja e dytë pas portierit Rene Adler. Megjithatë, Adler vuajti një dëmtim serioz i cili e la jashtë botërorit 2010. Neuer u thërrit si zgjedhja e parë e skuadrës.
Neuer u zgjodh si portieri i parë për Botërorin 2010. Gjatë fazës së grupeve ai pësoi vetëm një gol ndaj Serbisë. Ai dha edhe një asist për golin e parë të Gjermanisë në fitoren kundër Anglisë, 4-1.
Fitoret
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jeta private
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Neuer ka lindur në Gelsenkirchen,ne veri Rhine-Westphalia.Ai mori pjesë në Gesamtschule Berger Feld si shume futbollistë të tjerë të shquar si përshembull Mesut Özil. Vëllai tij Marcel është arbitër në Verbandsliga.Ai mori topin e parë të futbollit kur ishte vetëm dy vjecë dhe luajti lojën e tij të parë me 4 mars 1991,24 dite perpara se te mbushte 5 vjec.Heroi i Neuer që femije ishte Jens Lehmann.Ai është katolik dhe i jep përkrahjen e tij një grupi veprimi katolik të Gelsenkirchen-it, i cili lufton kundër varfërisë së fëmijëve, si dhe një klub rinor të bazuar në Gelsenkirchen, të drejtuar nga Amigonët. Neuer filloi një fondacion bamirësie për fëmijët, të quajtur Fondacioni Manuel Neuer Kids. Në nëntor 2011, ai fitoi 500,000 euro për bamirësi në një edicion të famshëm të Wer wird Millionär ?, versioni gjerman i "Who Wants to Be a Millionaire"?. Më 21 maj 2017, Neuer u martua me të dashurën e tij të gjatë Nina Weiss në Tannheim, Austri, në një ceremoni civile, e cila u pasua nga martesa e kishës në Katedralen e Santissima të Madia në Monopoli, Itali më 10 qershor.
Cmimet e fituara
- Portieri më i mirë i Bundesliga: 2007
- Portieri më i mirë i UEFA Kampionati Europian U-21 : 2009
Performanca me klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Performancat në klub | Liga | Kupa | Kontinentale | Gjithësej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Sezoni | Klubi | Liga | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola |
Gjermani | Liga | DFB-Pokal | Evropë | Gjithësej | ||||||
2005–06 | Schalke 04 | Bundesliga | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
2006–07 | 27 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 27 | 0 | ||
2007–08 | 34 | 0 | 3 | 0 | 10 | 0 | 47 | 0 | ||
2008–09 | 27 | 0 | 2 | 0 | 5 | 0 | 34 | 0 | ||
2009–10 | 33 | 0 | 5 | 0 | - | - | 38 | 0 | ||
2010-11 | FC Bayern Munich | Bundesliga | 34 | 0 | 5 | 0 | 15 | 0 | 52 | 0 |
2011-12 | 33 | 0 | 5 | 0 | 15 | 0 | 52 | 0 | ||
2012-13 | 18 | 0 | 2 | 0 | 6 | 0 | 26 | 0 | ||
Gjithësej karriera | 207 | 0 | 23 | 0 | 48 | 0 | 278 | 0 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "FIFA Club World Cup Morocco 2013: List of Players" (PDF). FIFA. 7 dhjetor 2013. fq. 5. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 dhjetor 2018. Marrë më 7 dhjetor 2013.
{{cite news}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "2018 FIFA World Cup Russia: List of players: Germany" (PDF). FIFA. 10 qershor 2018. fq. 12. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 qershor 2018. Marrë më 10 qershor 2018.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Manuel Neuer – FC Bayern München AG". FC Bayern Munich. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2016. Marrë më 27 maj 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gabime CS1: Parametra të tepërt
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Lindje 1986
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë gjermanë
- Futbollistë në kombëtaren gjermane
- Futbollistë në FC Schalke 04
- Futbollistë në FC Bayern München
- Futbollistë në Bundesliga
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2012
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2016
- Futbollistë në 2018 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve
- Lojtarë fitues të FIFA Kupës së Botës