Parada e Krenarisë
Parada e krenarisë ose Parada LGBT është qëndrimi pozitiv kundër diskriminimit dhe dhunës ndaj personave lezbike, homoseksualë, biseksualë dhe transeksualë (LGBT) për të nxitur vetë-afirmimin, dinjitetin, të drejtat e barazisë, rritjen e dukshmërisë së tyre si grup social, festojnë diversitetin seksual dhe variancën gjinore. Krenaria, në krahasim me turpin dhe stigmën sociale, është pikëpamja mbizotëruese që rrit më së shumti lëvizjet e të drejtave LGBT në të gjithë botën.[1]
Në formën e marshimeve të thjeshta ose si karnavale, ngjarjet e krenarisë mbahen zakonisht gjatë muajit LGBT, i cili varion në shtete të ndryshme, ose në ndonjë periudhë tjetër që përkujton një pikë kthese në historinë e komunitetit LGBT të një vendi, për shembull Parada e Moskës mbahet në maj për përvjetorin e dekriminalizimit të homoseksualitetit të Rusisë në 1993.
Në Shqipëri, që prej viti 2011 Parada e Krenarisë mbahet rreth datës 17 Maj që përkon me Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë[2] ndërsa në Kosovë që prej vitit 2017, Parada e Krenarisë mbahet në muajin Tetor.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjate viteve 1950 dhe 1960 në Shtetet e Bashkuara ishte një periudhë jashtëzakonisht represive ligjore dhe sociale për njerëzit LGBT. Në këtë kontekst, organizatat homofile amerikane si Bijat e Bilitis dhe Shoqëria Mattachine koordinuan disa nga demonstratat më të hershme të lëvizjes moderne të të drejtave LGBT.
Në vitin 1968, pionieri i të drejtave të komunitetit gay dhe pjesëmarrës në fillimet e lëvizjes LGBT, Frank Kameny, përdori sloganin "Gay është e mirë" (Gay is Good!) për të luftuar stigmën shoqërore dhe ndjenjat personale të fajit dhe turpit.[3]
Më 28 qershor 1969, personat homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe përkrahës së tyre u revoltuan pas një bastisjeje policore në Stonewall Inn, një bar homoseksual në Rrugën 43 Christopher në Nju Jork. Trazirat dhe revolta u kthyen në protestë, e cila shënoi dhe pikënisjen e lëvizjes moderne të së drejtave LGBT dhe shërbeu gjithashtu si shtysë për organizimin e marshimeve të krenarisë LGBT në një shkallë shumë më të madhe publike.
Më 2 nëntor 1969, Craig Rodwell, partneri i tij Fred Sargeant, Ellen Broidy dhe Linda Rhodes propozuan mbajtjen e paradës së parë të krenarisë në Nju Jork.[4]
28 qershori i vitit 1970 shënoi përvjetorin e parë të trazirave Stonewall dhe marshimin e parë Gay Pride në historinë e SHBA, duke mbuluar 51 blloqe në Central Park. Marshi mori më pak se gjysmën e kohës së planifikuar për shkak të gëzimit të madh të turmave, por edhe për shkak të kujdesit që duhej patur për të ecur nëpër qytet me parulla homoseksuale dhe shenja për përkrahjen e komunitetit. Edhe pse leja e paradës u dorëzua vetëm dy orë para fillimit të marshimit, marshuesit hasën pak rezistencë nga shikuesit dhe banorët e qytetit.[5]
Në të njëjtën fundjavë aktivistët homoseksualë në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara mbajtën një marshim në Los Anxhelos dhe në San Francisko. Një ditë më parë, të shtunën, më 27 qershor 1970, parada e krenarisë ishte mbajtur dhe në Çikago.
Në vitin e ardhshëm, marshimet Gay Pride u zhvilluan në Boston, Dallas, Milwaukee, Londër, Paris, Berlinin Perëndimor dhe Stokholm. Në vitin 1972 qytetet pjesëmarrëse përfshinin Atlantën, Brighton, Buffalo, Detroit, Uashington DC, Miami dhe Filadelfia, si dhe San Francisko.
Në vitet 1980 ndodhi një ndryshim i madh kulturor në përkujtimet e Stonewall Riot. Organizimet e mëparshme, u zëvendësuan nga parada të udhëhequra nga elementë më të organizuar dhe më pak radikal të komunitetit homoseksual. Marshimet filluan të hiqnin "Çlirimin" dhe "Lirinë" nga slloganet e tyre nën presionin e anëtarëve më konservatorë të komunitetit, duke i zëvendësuar ata me filozofinë e "Krenarisë Gay".
Në vitet pasuese, Presidenti Bill Clinton shpalli qershorin "Muajin e Krenarisë për Gay dhe Lezbike" më 11 qershor 1999 dhe në vitin 2000. Më pas, në vitet 2009 - 2016, paradat filluan të mbahen rregullisht në muajin qershor, pasi Presidenti Barack Obama deklaroi sërish muajin qershor si muaj të krenarisë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Symbols of the Gay, Lesbian, Bisexual, and Transgender Movements". Lambda. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2007. Marrë më 30 korrik 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "IDAHOTB". IDAHOTB (në anglishte britanike). Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2018. Marrë më 2018-09-24.
- ^ "Episode 05 — Frank Kameny | Making Gay History". Making Gay History (në anglishte amerikane). Marrë më 2018-09-24.
- ^ "1970: A First-Person Account of the First Gay Pride March". Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2015. Marrë më 24 shtator 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Thousands of Homosexuals Hold A Protest Rally in Central Park".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)