Jump to content

Pozicioni mbrapsht

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
pozicioni 'mbrapsht'
pozicioni lugë

Poziocioni mbrapsht, është emri i një pozicioni seksual në të cilin njëri partner përkulet nga përpara dhe qëndron mbi të katra gjymtyrët ndërsa partneri tjetër e penetron nga pas gjatë marrëdhënies seksuale ose aktiviteteve të tjera seksuale.  Ky pozicion është shembull i pozicionit-nga-prapa, ku varianti tjetër është pozicioni lugë, ku partneri marrës është i shtrirë më një anë.[1] Kur janë të përfshirë në këtë pozicion, personi që është i përkulur cilësohet si partneri pritës, ndërsa personi tjetër njihet si partneri dhënës.[2] Ky pozicion i jep mundësi partnerit dhënës që të kryejë një mori aktivitetesh seksuale, si penetrimi i vaginës, anusit, ose kryerja e varieteteve të seksit oral (si cunnilingus, fellatio ose anilingus).

Pozicioni i partnerit marrës është i ngjashëm me lordosis – një pozicion fizik që marrin kafshët gjitare kur janë gati për çiftëzim – e cila është një nga arsyet pse romakët e quanin këtë pozicion coitus more ferarum (marrëdhënje në stilin e kafshëve) dhe amerikanët e quajnë doggy style.[3]

Gjatë penetrimit vaginal nga prapa, penisi mund të depërtojnë më thellë në vaginë, duke arritur kontaktin optimal me murin posterior (të pasëm) të vaginës, ndërsa në pozicionin misionar, penisi ka kontakt me murin anterior (të përparmë) të vaginës.[3]

Partneri dhënës gjithashtu mund të masazhojë ose të stimojë zonat erogjene të partnerit marrës, të tilla si organet gjenitale, thithkat, ose mollaqet,[1][4] ose të prezantojë lodra seksi, të tilla si dildo ose vibratori, në vaginë apo anus.[5]

Paraqitje e pozicionit T

Partneri marrës shtrihet me shpinë me gjunjët sipër dhe kofshët e hapura. Partneri dhënës shtrihet anash, në mënyrë perpendikulare me marrësin, me kofshët e marrësit që formonjë një si hark mbi legenin e atij dhënës..[6]

Avantazhet dhe disavantazhet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pozicioni mbrapsht është më pak i lodhshëm fizikisht se pozicione të tjera dhe mund të preferohet nëse njëri nga partnerët ka probleme me shpinën.

Për disa femra ky pozicion ofron stimulimin i një zone me ndjeshmëri të fuqishme, që referohet si "G-spot".  Por, ky pozicion ofron vetëm një stimulim të reduktuar të klitorisit, ndaj mund të jetë i nevojshëm stimulimi me dorë i klitorisit për të arritur orgazmën.

Pozicioni mbrapsht mund të konsiderohet më pak intim se pozicione të tjera, pasi shikimi sy më sy dhe puthja janë më të vështira.  Gjithashtu, shumë femra nuk e pëlqejnë këtë pozicion, pasi mungesa e kontrollit të ritmit dhe thellësisë së depërtimit i bën të ndihen vulnerable, ndaj është e rëndësishme që partneri dhënës të krijojë komunikim me partnerin tjetër dhe të respektojë preferencat e partnerit marrës.[7]

  1. ^ a b Nilamadhab Kar; Gopal Chandra Kar (2005). Comprehensive Textbook of Sexual Medicine. Jaypee Brothers Publishers. fq. 110–111. ISBN 8180614050. Marrë më 10 shkurt 2014. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  2. ^ Comfort, Alex; Quilliam, Susan (2008). The Joy of Sex. London: Mitchell Beazley. ISBN 1-84533-429-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b A. Faix, J. F. Lapray, O. Callede, A. Maubon, K. Lanfrey (2002). "Magnetic Resonance Imaging (MRI) of Sexual Intercourse: Second Experience in Missionary Position and Initial Experience in Posterior Position" (PDF). Journal of Sex & Marital Therapy. 28(s): 63–76. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 shtator 2012. Marrë më 27 prill 2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  4. ^ Rogiere, Jean, The Little Book of Sex.
  5. ^ Laura T. Coffey (23 sht 2009). "Do high heels empower or oppress women?". TODAY msnbc.com. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2009. Marrë më 27 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ THREE MORNING SEX POSITIONS: Rise to the occasion with these pleasurable positions
  7. ^ Keesling, Barbara (1993). Sexual Pleasure: Reaching New Heights of Sexual Arousal & Intimacy. Hunter House Publishers. fq. 167. ISBN 978-0-89793-148-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)