Rendi Aranea
Rendi Aranea është grup i shtazëve të cilar kanë disa veti të ngjashme. Ky rend është më i pasuri me lloje, gjër më tani janë përshkruar rreth 40.000 lloje.
Shtazët e rendit Aranea janë shtazë shumë të përhapura në natyrë, nga bregu i detit gjër në male më të latra, nga kënetat me ujë të ëmbël gjër në shkretëtirat më të thata, në tokë, në rërë, në pyje, në ambiente barishtore ku mund të jenë disa qindra mijëra individ në një hektar, në breg të detit, nëpër banesa etj. Gati të gjitha janë forma tokësore. Të mëdha janë me madhësi nga 0.4mm gjer në 10cm.
Trupi merimangave ndahet në prozomë dhe opistozomë , mirëpo është karakteristike te ky rend se këto dy pjesë janë të lidhura në anë të një dorëze të ngushtë që quhet pedicelus. Format e prozomës dhe opistozomës ndryshojnë shumë te llojet e ndryshme. Kështu opistozoma mund të jetë vezake, sferike, konike,ne formë të trekëndshi, e zhveshur ose me gjemba. Në prozomë nuk vërehët segmentimi. Integumenti i fortë e formon në anën dorzale mburojën e fortë e cila quhet karapaks. Në pjesën e përparme të prozomës ndodhen sytë dhe dhe goja. Sytë kanë ndërtim të thjeshtë, i ngjajnë oceleve të insekteve. Disa merimanga kanë shumë sy të shpërdara në sipërfaqën e prozomës. Më shpesh i kanë 8 sy, por ka edhe lloje me dy, 4 ose 6 sy, kurse llojet që jetojnë në shpella janë pa sy. më shpesh sytë janë të renditura në dy reshta tërthore me nga nga 4 sy. Numri dhe renditja e syve janë karakteristikë taksonomike.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |