Tiffany Trump
Tiffany Ariana Trump (lindur më 13 tetor, 1993)[1] është e bija e Donald Trump dhe Marla Maples.
Jeta dhe edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në West Palm Beach, Florida,[2] Tiffany Trump është fëmija i vetëm i Marla Maples dhe Donald Trump. Prindërit ia vunë emrin sipas Tiffany & Company (blerja e të drejtave nga babai i saj, për të ndërtuar Kullën Trump në Rrugën e Pestë). Ajo u rrit nga mamaja e saj në Kaliforni dhe jetoi aty deri sa u diplomua nga shkolla e mesme.
Mësimet i kreu në shkollën Viewpoint, në Calabasas, Kaliforni. Ajo është një e diplomuar e 2016-ës, nga Universiteti i Pensilvanisë, ku mori dy diploma. Në Sociologji dhe në Urbanistikë.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2014, ndërsa studionte në Universitetin e Pensilvanisë, Tiffany publikoi një këngë të quajtur "Like a Bird". Më vonë i tha Oprah Winfrey-t se po e vlerësonte seriozisht që karrierën e saj muzikore, ta çonte ne një tjetër nivel, si profesioneiste. Trump ka punuar edhe si një praktikante në revistën Vogue dhe ka qenë modele për një paradë në 2016-n, nga Andrew Warren Fashion në New York Fashion Week.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trump është e regjistruar për të votuar në Pensilvani si një anëtare e Partisë Republikane. Gjatë zgjedhjeve presidenciale 2016, ajo iu bashkua babait të saj dhe anëtarëve të tjerë të familjes Trump në fushatën elektorale. Ajo mbajti një fjalim në vitin 2016 gjatë Konventës Kombëtare Republikane, në natën e dytë të saj.
Ajo ka pasur një lidhje romantike me Ross Mechanic, të cilin e takoi kur ata të dy ishin studentë në universitet. Babai i Ross, Jonathani, është kryetari i një sektori, ne një Zyre Ligjore Pronash. (Fried, Frank, Harris, Shiver & Jacobson).
Trump është goxha aktive me postimet në Instagram, për vitin 2016, ajo kishte më shumë se 200,000 ndjekës. Postimet në Instagram shpesh tregojnë foto të saj me miqtë dhe trashëgimtarë të ndryshëm, përfshirë Kyra Kennedy, e bija e Robert F. Kennedy Jr; Gaïa Matisse, stër-mbesa e artistit Henri Matisse; dhe E. J. Johnson, i biri i Magic Johnson. Grupi, pozat e të cilëve kompozohen nga Andrew Warren, u qajt "Fëmijët e pasur të Instagram-it" nga New York Post dhe "Snap Pack" nga New York Times dhe New York magazine.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Tempesta, Erica (April 5, 2016).
- ^ Stasi, Linda (14 tetor 1993). "The stork visits Donald & Marla". Marrë më 14 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)