Varret e Selcës
Varret e Selcës gjenden 40 km larg Pogradecit, në zonën malore të Mokrës, në Selcën e Poshtme. Selca u themelua në shekullin e VI p.e.r, u fuqizua në shekullin IV-III, kur u ndërtuan muret, që rrethonin një sipërfaqe prej tre hektarësh. Lulëzimi i kësaj zone u rrit mjaft ndjeshëm me ndërtimin e rrugës Egnatia. Selca ndodhet përgjatë kësaj rruge, që lidhte luginën e sipërme të Devollit me vendbanimet e kolonëve grekë. Në këtë sipërfaqe janë zbuluar 5 varre monumentale mbresëlënëse, që i përkasin kësaj periudhe, të ndërtuara nga fundi i shekullit IV B.C të cilat janë unikale në Evropë për nga aplikimi i tyre.
Katër nga këto varre janë gdhendur si tunele në shkëmb dhe njeri është i rrethuar me blloqe katërkëndore guri. Brendësia e varreve përbëhet prej një paradhome dhe dhomës së varrimit, me një shtrat prej guri për trupin dhe rafte për pajisen e varrimit. Mbi varret është një shesh orkestre, për ceremonitë e varrimit.
Flora pranë varreve te Selcës ne Mokër te Pogradecit janë zbuluar disa pllaka te tilla. Shume prej tyre ndodhen sot ne muze te ndryshme ne bote rreth 34 cop. Këto lloj artifaktesh duke qene se janë te ndërtuara nga material jo kristalin (pra amorf) janë shume delikate për te vetmen arsye se ne temperaturën mbi 17 g,c prishin ne fillim sipërfaqen dhe pastaj është i pamundur datimi i sakte.Te gjitha janë gjetur ne varre ose shpella te cilat (Varret janë me pamje nga veriu dhe vetëm dielli i perëndimit mundet ti kapi vetëm pak ne një periudhe te caktuar te vitit) kurse ne shpellat ku janë gjetur ato pak te tilla, zakonisht ka pasur brenda burime uji dhe temperatura brenda tyre nuk i kalonte te 13 °C.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |