Xhuliano Skuka
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Xhuliano Skuka | ||
Datëlindja | 2 gusht 1998 | ||
Vendlindja | Dibër, Shqipëri | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Metz | ||
Numri | 11 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Metz | |||
Korabi | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2017–2021 | Korabi | 73 | (37) |
2021–2022 | Dinamo | 13 | (1) |
2022–2023 | Partizani | 20 | (9) |
2023– | Metz | 1 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2022– | Shqipëria | 4 | (1) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 31 janar 2023 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22 nëntor 2022 |
Xhuliano Skuka (lindur më 2 gusht 1998) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues për klubin francez Metz dhe kombëtaren shqiptare.[1]
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Korabi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skuka e nisi karrierën e tij si profesionist në sezonin 2017–18 si lojtar i Korabit në Kategorinë e Parë.[2] Ai debutoi zyrtarisht më 16 shtator në humbjen 4–1 në transfertë kundër Erzenit, duke u aktivizuar në pjesën e dytë si zëvëndësues.[3] Ai u aktivizua dhe në gjashtë ndeshje të tjera gjatë fazës së parë të sezonit, duke mos e gjetur rrugën e rrjetës.
Më 1 shtator 2018, Skuka firmosi kontratën e tij të parë si profesionist, duke nënshkruar me Korabin deri në qershor 2021.[4] Ai fitoi vendin në formacionin titullar gjatë sezonit 2018–19. Ai shënoi golin e parë si profesionist më 6 tetor 2018 në barazimin 2–2 në transfertë kundër Ilirisë.[5] Ai shënoi tregolshin e parë në karrierë më 2 shkurt 2019 në fitoren 3–1 në shtëpi kundër Veleçikut.[6] Skuka e mbylli sezonin e tij të parë të plotë te Korabi duke shënuar 11 gola në 24 ndeshje në kampionat. Ai gjithashtu luajti edhe në dy ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë, duke bërë debutimin e tij në këtë kompeticion, por Korabi u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 2–1 nga Kastrioti.[7][8]
Skuka u përmirësua ndjeshëm në sezonin 2019–20, duke shënuar 12 gola në vetëm 20 ndeshje në Kategorinë e Parë. Ai shënoi dy golat e parë të sezonit në formën e një dopiete në fitoren 3–0 në shtëpi kundër Veleçikut.[9] Me rifillimin e futbollit pas ndalesës për shkak të Pandemisë së COVID-19, Skuka do të shënonte një dygolësh në barazimin 2–2 kundër Besëlidhjes më 28 qershor,[10] e cila u pasua me një tjetër dygolësh në suksesin kundër Erzenit më 11 korrik.[11] Ai shënoi golin e fundit për këtë sezon më 18 korrik në një tjetër barazim kundër Besëlidhjes.[12]
Skuka e nisi sezonin e tij të katërt me Korabin më 4 nëntor 2020 duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes kundër Orikut.[13] Tetë ditë më vonë, në ndeshjen e raundit të dytë të kupës kundër kampiones në fuqi të Kategorisë Superiore Tiranës, Skuka shënoi golin e fitores të ekipit të tij në minutën e 119të në kohën shtesë, duke i shkaktuar një eliminim surprizë kryeqytetasve që bëri bujë në mediat sportive shqiptare.[14][15][16] Kjo gjë solli edhe shkarkimin e trajnerit të Tiranës Emmanuel Egbo.[17]
Më 21 nëntor, Skuka shënoi një tregolësh në fitoren 4–0 kundër Vorës në shtëpi.[18] Në ndeshjen e kthimit në transfertë, ai shënoi plot katër gola duke i dhënë ekipit një fitore bindëse 5–1.[19] Kjo ishte hera e parë që ai shënonte katër gola në një ndeshje. Skuka e mbylli sezonin me 14 gola në 22 ndeshje në Kategorinë e Parë, si dhe tre ndeshje dhe dy gola në kupë. Pavarësisht performancave të tij të mira përgjatë sezonit, Korabi nuk arriti dot të ngjitej në Kategorinë Superiore.
Dinamo
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 30 qershor 2021, Skuka u prezantua si lojtari i ri i Dinamos; Korabi arriti të mbante 10% të kartonit të tij.[20]
Skuka bëri debutimin e tij në Kategorinë Superiore më 12 shtator në fitoren 2–0 kundër Kastriotit në javën e parë, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 74të në vend të Stephen Chinedu.[21] Ai shënoi golin e tij të parë me Dinamon në ndeshjen e tretë, në një humbje 6–3 kundër Vllaznisë në Shkodër; ai sërisht u aktivizua si zëvëndësues.[22][23]
Më 3 nëntor, Skuka i shënoi sërisht Tiranës në kupë, duke udhëhequr Dinamon drejt një fitoreje 2–0 në Air Albania Stadium në ndeshjen e parë të raundit të dytë.[24] Ai luajti vetëm 45 minuta në ndeshjen e kthimit, dhe pavarësisht se Dinamo u mposht 2–0, ata u kualifikuan pasi fituan nga gjuajtjet e penalltive, duke i shkaktuar Tiranës eliminimin në raundin e dytë për të dytin sezon rresht.[25][26]
Ai luajti 13 ndeshje në kampionat gjatë fazës së parë të sezonit, duke shënuar një gol. Gjatë kohës së tij te Dinamo, Skuka shpesh herë u aktivizua si zëvëndësues dhe luajti si sulmues anësor, duke bërë që mesatarja e tij e shënimit të binte ndjeshëm.[27]
Partizani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 6 janar 2022, Skuka u transferua te klubi tjetër i kryeqytit Partizani, duke u larguar nga Dinamo pas vetëm gjashtë muajsh. Ai firmosi një marrëveshje deri në qershor 2022.[28] Ai debutoi dhjetë ditë më vonë në ndeshjen kundër Egnatias në Rrogozhinë, duke shënuar një nga golat e suksesit 3–0 të Partizanit.[29]
Më 10 shkurt, në ndeshjen e kthimit të çerek-finales së kupës, Skuka shënoi golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër ish ekipit të tij Dinamos, duke i eliminuar nga kompeticioni dhe duke dërguar Partizanin në gjysëm-finale.[30] Ai vendosi të mos festonte golin e shënuar.[31] Në përballjen gjysëm-finale kundër Vllaznisë, Skuka nuk shënoi në ndeshjen e parë, kurse në të dytën ishte i vetmi lojtar i Partizanit që humbi penalltinë në gjuajtjet e penalltive, duke i shkaktuar Demave të Kuq eliminimin.[32]
Skuka e nisi sezonin e ri 2022–23 më 7 korrik duke debutuar në Ligën e Konferencës së Evropës; ai luajti 74 minuta në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues kundër Saburtalos dhe asistoi golin e fitores të Partizanit.[33] Në ndeshjen e kthimit, Partizani u mposht 1–0 pas kohës së rregullt dhe shtesës, duke e dërguar ndeshjen në gjuajtjet e penalltive; Skuka shënoi në tentativën e tij, megjithatë Partizani humbi 5–4 dhe u eliminua nga kompeticioni.[34][35]
Skuka ishte protagonist në ndeshjen hapëse të Kategorisë Superiore, duke shënuar në minutën e 97të golin e dytë të fitores 2–1 kundër Egnatias në transfertë.[36] Në dy javët e ardhshme, ai do të shënonte golat e fitores respektivisht kundër Laçit dhe Bylisit,[37][38] me Partizanin që i fitoi të dyja ndeshjet me rezultatin 1–0, si dhe mori kreu e renditjes me nëntë pikë.[39]
Më 28 shtator 2022, Skuka firmosi një kontratë të re deri në vitin 2025.[40]
Metz
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 23 janar 2023, Skuka u prezantua si lojtari i ri i Metz në Ligue 2, duke firmosur një kontratë deri në qershor 2026.[41] Klubi francez pagoi 1.4 milion € për transferimin e tij, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Kategorisë Superiore; gjithashtu Partizani mbajti 20% të kartonit të tij.[42]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 20 tetor 2022, Skuka u ftua për herë të parë në kombëtaren shqiptare si një nga lojtarët e shumtë të Kategorisë Superiore nga trajneri Edoardo Reja për ndeshjen miqësore kundër Arabisë Saudite.[43] Ai debutoi gjashtë ditë më vonë duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 47të në vend të Redon Xhixhës, me Shqipërinë që barazoi 1–1.[44] Skuka shënoi golin e parë me ekipin kombëtar më 19 nëntor në fitoren 2–0 Armenisë; kjo ishte fitorja e parë e Shqipërisë në vitin 2022 si dhe e para pas dhjetë ndeshjesh.[45]
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skuka konsiderohej si një talentet më premtues të Korabit dhe Kategorisë së Parë në vitet e para të tij si futbollist.[14] Pozicioni i tii i preferuar është qëndër-sulmues. Gjatë periudhës së tij te Dinamo, Skuka u aktivizua si anësor i djathtë, si dhe trajneri i vendosi detyra mbrojtëse, duke bërë që mesatarja e tij e shënimit të pësonte rënje.[46]
Skuka është një lojtar i cili shquhet për shpejtësinë, aftësinë për të shënuar gola si dhe dhe pozicionimin në fushën e lojës.[46] Ai gjithashtu njihet si një gjuajtës i saktë i penalltive.[47]
Dorian Bylykbashi, ish futbollist i Partizanit, e ka krahasuar Skukën me Daniel Xhafajn, golashënuesin e dytë më të mirë në historinë e Kategorisë Superiore.[48]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përveç pasaportës shqiptare, Skuka gjithashtu zotëron pasaportën franceze.[49]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 2 tetor 2022[50]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Korabi | 2017–18 | Kategoria e Parë | 7 | 0 | 0 | 0 | — | — | 7 | 0 | ||
2018–19 | 24 | 11 | 2 | 0 | — | — | 26 | 11 | ||||
2019–20 | 20 | 12 | 1 | 0 | — | — | 21 | 12 | ||||
2020–21 | 22 | 14 | 3 | 2 | — | — | 25 | 16 | ||||
Gjithsej | 76 | 39 | 3 | 0 | — | — | 79 | 39 | ||||
Dinamo | 2021–22 | Kategoria Superiore | 13 | 1 | 4 | 1 | — | — | 17 | 2 | ||
Partizani | 2021–22 | Kategoria Superiore | 20 | 9 | 4 | 1 | — | — | 24 | 10 | ||
2022–23 | 6 | 3 | 1 | 0 | 2[a] | 0 | — | 9 | 3 | |||
Gjithsej | 26 | 12 | 5 | 1 | 2 | 0 | — | 33 | 13 | |||
Gjithsej karriera | 112 | 50 | 15 | 4 | 2 | 0 | — | 129 | 54 |
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencës së Evropës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Xhuliano Skuka". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. Marrë më 27 maj 2020.
- ^ "Xhuliano Skuka, sulmuesi dibran që Vllaznia tentoi ta merrte në verë". Shkodra Sport. 17 mars 2021. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2022. Marrë më 4 tetor 2022.
- ^ "Erzeni Shijak vs. Korabi Peshkopi 4 – 1" (në anglisht). Soccerway. 16 shtator 2017. Marrë më 4 tetor 2022.
- ^ "Xhuliano Skuka firmos për 3 vite me Korabin". KS Korabi. Facebook. 1 shtator 2018. Marrë më 6 tetor 2022.
- ^ "Iliria Fushë-Krujë vs. Korabi Peshkopi 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 6 tetor 2018. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ "Korabi Peshkopi vs. Veleçiku Koplik 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 2 shkurt 2019. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ "Korabi Peshkopi vs. Kastrioti Krujë 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 12 shtator 2018. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ "Kastrioti Krujë vs. Korabi Peshkopi 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 26 shtator 2018. Marrë më 6 tetor 2022.
- ^ "Korabi Peshkopi vs. Veleçiku Koplik 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. 21 shtator 2019. Marrë më 6 tetor 2022.
- ^ "Besëlidhja Lezhë vs. Korabi Peshkopi 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 28 qershor 2020. Marrë më 6 tetor 2022.
- ^ "Korabi Peshkopi vs. Erzeni Shijak 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 11 korrik 2020. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ "Korabi Peshkopi vs. Besëlidhja Lezhë 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 18 korrik 2020. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ "Korabi Peshkopi vs. Oriku 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 4 nëntor 2020. Marrë më 6 tetor 2022.
- ^ a b "Eliminoi Tiranën me golin e tij, Xhuliano Skuka, një zbulim i Korabit. Në janar mund të…". Panorama Sport. 13 nëntor 2020. Marrë më 6 tetor 2022.
- ^ "Eliminoi Tiranën me gol në minutën e 118, flet Skuka: S'e dija as që do të luaja, por eliminova bardheblutë". Panorama Sport. 13 nëntor 2020. Marrë më 6 tetor 2022.
- ^ "Tronditja e madhe në Kupën e Shqipërisë/ Korabi i Dalipit eliminon me 10 lojtarë Tiranën, Dinamo nxjerr Bylisin". Sport Ekspres. 12 nëntor 2020. Marrë më 6 tetor 2022.
- ^ "Korabi eliminon Tiranën/ Shkarkohet trajneri Egbo, Partizani mund Apoloninë dhe kualifikohet". top-channel.tv. 12 nëntor 2020. Marrë më 6 tetor 2022.
- ^ "Korabi Peshkopi vs. Vora 4 – 0" (në anglisht). Soccerway. 21 nëntor 2020. Marrë më 7 tetor 2022.
- ^ "Kategoria e Parë, "Play-Off"/ 21 gola në 4 ndeshje! Burreli e mbyll në vendin e dytë, Skuka shpërthen me "poker". Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)". Panorama Sport. 15 maj 2021. Marrë më 6 tetor 2022.
- ^ "Zyrtare/ Dinamo blen bomberin e Kategorisë së Parë, prezantohet sulmuesi Skuka". Panorama Sport. 30 qershor 2021. Marrë më 4 tetor 2022.
- ^ "VIDEO/ Dinamo me dy fytyra mposht Kastriotin, fiton Kukësi dhe shënon Bruno Telushi me Egnatian". Sport Ekspres. 12 shtator 2021. Marrë më 4 tetor 2022.
- ^ "VIDEO/ Gola dhe spektakël, Vllaznia mposht Dinamon në Shkodër". ABC News. 18 tetor 2021. Marrë më 7 tetor 2022.
- ^ "VIDEO/ 9 vite pritje për spektaklin me 9 gola, Vllaznia mposht me ART Dinamon, shkodranët janë të dytët në renditje". newsport.al. 18 tetor 2021. Marrë më 7 tetor 2022.
- ^ "VIDEO / Dinamo mposht Tiranën në derbin e Kupës, Ibraimi dhe Skuka fundosin bardheblutë". Panorama Sport. 3 nëntor 2021. Marrë më 7 tetor 2022.
- ^ "Kupa/ Dinamo eliminon Tiranën pas 210 minutash dhe 20 penalltive, Halili: Ata që folën për trukim janë minj kanalesh". Shqiptarja.com. 19 nëntor 2021. Marrë më 7 tetor 2022.
- ^ "Kupa e Shqipërisë: Dinamo eliminon Tiranën dhe gjen Partizanin". Gazeta Tema. 18 nëntor 2021. Marrë më 7 tetor 2022.
- ^ "Dorian Bylykbashi flet për ndeshjen e rradhës, Skukën dhe ecurinë e Partizanit". Partizani.net. 18 shkurt 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ "Xhuliano Skuka prezantohet si futbollisti më i ri i të kuqve". Shkodra Sport. 6 janar 2022. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2022. Marrë më 4 tetor 2022.
- ^ "EKSKLUZIVE/ "Këtë debutim te Partizani nuk e harroj lehtë", Skuka: Kam vetëm një frikë…". Panorama Sport. 17 janar 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ "VIDEO/ Partizani në gjysmëfinale, Skuka i bën gjëmën Dinamos në kupë". ABC News. 10 shkurt 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ "EKSKLUZIVE/ "Trajneri Mehmeti i pa cilësitë e mia", Skuka: Ja pse nuk festova golin ndaj Dinamos". Panorama Sport. 11 shkurt 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ ""Ndoshta zhgënjimin nuk ua heq dot nga mendja", Skuka kërkon besimin e tifozëve: Ju premtoj se…". Sport Ekspres. 14 prill 2022. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ "Partizani fiton në Gjeorgji me golin e Carës, pranë kualifikimit në Conference League (VIDEO)". Koha Jonë. 7 korrik 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ "Partizani eliminohet nga penalltitë, kualifikohet Laçi". Konica.al. 14 korrik 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ "Partizani mposhtet dhe eliminohet nga Evropa". Insajderi.org. 14 korrik 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ "Partizani e nis me fitore kampionatin. Super Skuka, "heroi" i takimit, shënon në sekondat e fundit të shtesës". VeriuSport.al. 20 gusht 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ "Penallti me VAR, Skuka mposht Laçin: Partizani i vetmi me pikë të plota në Superiore". Lapsi.al. 29 gusht 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ "Bylis – Partizani 0-1, vendos Skuka (Video)". Partizani.net. 4 shtator 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ "Skuka: Ky do të jetë sezoni ynë". Partizani.net. 5 shtator 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ "Xhuliano Skuka rinovon kontratën deri në 2025 (Video)". Partizani.net. 28 shtator 2022. Marrë më 5 tetor 2022.
- ^ "ZYRTARE/ Skuka prezantohet te francezët e Metz, ja cilin numër do të mbajë në fanellë (VIDEO)". Panorama Sport. 23 janar 2023. Marrë më 30 janar 2023.
- ^ ""Skuka është transferimi rekord për futbollin shqiptar", drejtuesi i Partizanit konfirmon: Ja pse Xhuliano zgjodhi Francën". Panorama Sport. 23 janar 2023. Marrë më 30 janar 2023.
- ^ "Miqësorja me Arabinë Saudite/Trajneri Reja shpall listën e Kombëtares shqiptare!". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 20 tetor 2022.
- ^ "Shqipëria barazon në miqësoren me Arabinë Saudite, kuqezinjve i mohohet një penallti". Gazeta Tema. 26 tetor 2022. Marrë më 30 janar 2023.
- ^ "Shqipëria e mbyll vitin me fitore, 2-0 ndaj Armenisë". rtv21.tv. 19 nëntor 2022. Marrë më 30 janar 2023.
- ^ a b "Ekskluzive/ "Skuka duhej të ishte te Kombëtarja", flet presidenti i "tokës së premtuar" për Superioren: Ja pse nuk eci te Dinamo, nxorëm edhe Sindrit Gurin". Sport Ekspres. 21 prill 2022. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2022. Marrë më 6 tetor 2022.
- ^ "Xhuliano Skuka Penalty goals" [Xhuliano Skuka – Golat me penallti] (në anglisht). Transfermakrt. Marrë më 6 tetor 2022.
- ^ "Dorian Bylykbashi flet për ndeshjen e rradhës, Skukën dhe ecurinë e Partizanit". Partizani.net. 18 shkurt 2022. Marrë më 6 tetor 2022.
- ^ ""Skuka oferta nga jashtë", skaner i Mëziut: Canaj qëndron, plan Superiorja". Panorama Sport. 27 maj 2021. Marrë më 7 tetor 2022.
- ^ "Xhuliano Skuka" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 5 tetor 2022.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili te Transmarkt