Jump to content

hark

Nga Wiktionary

HARK m.

  • 1. Armë e bërë me një shufër druri a metali të përkulur dhe me një fill të fortë të lidhur në të dy anët, që shërben për të hedhur shigjetën. Hark me (pa) çark. Ngreh (shkreh) harkun. Qëlloi me hark.
  • 2. Harkavile. Hark me lak. E zuri me hark.
  • 3. gjeom. Pjesë e rrethit ose e çdo vije tjetër të lakuar, që pritet nga dy rreze. Harku i rrethit. Gjatësia e harkut.
  • 4. Pjesë e diçkaje që është e përkulur si rreth ose në trajtën e një vije të lakuar; gjysmërreth, rreth. Harku i rrotës. Harku i kularit. Harku i sharrës. Harku i djepit. Harku i ylberit.
  • 5. arkit. Pjesë e sipërme e një dritareje, dere, muri etj., e ndërtuar si gjysmërreth a me trajtë të lakuar; pjesë e një ndërtimi, e përkulur dhe e mbështetur mbi shtylla, mbi këmbët e urës etj., e cila shërben për të mbajtur peshën e asaj që është më lart ose si zbukurim; qemer. Harku i sipërm. Harku i derës (i dritares). Harqet e urës. Hark betoni. Urë me harqe.
  • 6. muz. Shkop druri, me qime kali ose me fije sintetike të tërhequra fort nga njëri skaj në tjetrin, që përdoret për t'u rënë veglave me tela; vegël me tela, së cilës i bien me një mjet të tillë. Harku i violinës (i violonçelit, i lahutës). Orkestra e harqeve. Melodi harqesh. Pjesë (koncert) me harqe.
  • 7. Vegël e thjeshtë për të rrahur e për të lënurur leshin.
  • 8. përd. mb. I përkulur, i lakuar. I ka vetullat hark.
  • 9. përd. ndajf. Rrotull, rreth, qark. U mblodhën (u vunë) hark. I vuri gurët hark.
  • Hark elektrik fiz. dy shufra karboni të lidhura me burimin e rrymës elektrike, të cilat, kur afrohen, lëshojnë shkëndija me dritë verbuese.