me
Appearance
ME
I. parafj.
- Përdoret me një emër ose me një përemër në rasën kallëzore për të treguar:
- 1. Praninë e dy a më shumë vetave a sendeve së bashku në një vend, qenien e tyre së bashku në një gjendje të caktuar ose pjesëmarrjen e tyre të përbashkët në një veprim; shoqërimin e dikujt a të diçkaje nga dikush a diçka tjetër kur ndodhet në një gjendje të caktuar ose kur kryen një veprim. Motra me vëllanë janë në një klasë. Rri gjithnjë me të. Jetonte me fëmijët. Është i një mendjeje me shokët. Luan me shokët e klasës. Shkon mirë me të gjithë. Foli (bisedoi) me miqtë. U takua me miqtë. U zu (u pajtua) me të tjerët. Marrin e japin me njëri-tjetrit. E mori me vete. Doli shëtitje me prindërit. Eja me mua! E shoqërojnë misrin me fasule. Ra me zhurmë të madhe.
- 2. Afrinë a takimin në hapësirë ose lidhjen e dikujt a të diçkaje me dikë a me diçka tjetër. Kufizohet me det. Janë fqinjë me Agronin. Është i rrethuar me male të larta. Të gjitha fshatrat janë lidhur (me telefon) me qytetet. E shkrijnë bakrin me kallajin. U fejua (u martua) me një djalë (me një vajzë) të mirë. O përqafua me të.
- 3. Praninë e një pjese a të një shtese ose qenien e një tipari të jashtëm a të brendshëm, e një vetie a cilësie te dikush a te diçka. Opinga nga xhufka. Këpucë me qafa. Drapër me dhëmbëza. Shtëpi me oborr (me ballkon). Fletore me vija (me katrorë). Yll me bisht. Plak me flokë të thinjur. Vajzë me gërsheta. Lopë me balë në ballë. Djalë me vullnet (me talent). Burri me mend. Punëtor me duar të arta. Njeri me zemër të gjerë. Kalë me huqe. Dokument me vlerë. Punë me rëndësi.
- 4. Lëndën a diçka tjetër, me të cilën është bërë, është mbushur a është lyer diçka ose është mbështjellë, veshur a mbuluar dikush a diçka. Mur me tulla. Tavan me dërrasa. Akullore me qumësht (me lëng pemësh). Tufë me lule. Gjellë me mish. Byrek me djathë. Lakror me lëpjetë. Çaj me limon. Dyshek me pambuk (me lesh). Shportë me fiq. Qyp me mjaltë. Gropë me ujë. Ara me misër (me grurë). Një koshere me bletë. Bukë me gjalpë. E mbështolli me letër. E mbuloi me tjegulla (me kashtë). E shtroi me dërrasa (me qilima). E ku me bojë (me baltë). U mbulua me borë. U zu qielli me re. U vesh mali me gjelbërim.
- 5. Një dukuri, gjendje a tipar, që shoqëron një veprim dhe përcakton mënyrën si bëhet ose si shfaqet diçka, si vepron dikush etj. E priti me kënaqësi (me gëzim, me padurim, me dyshim, me gjakftohtësi, me mirënjohje). E merrte me të mirë. E donte me gjithë shpirt. Bërtiti me sa kishte në kokë bërtiti me të gjitha forcat. I merr punët me gjithë mend (me të qeshur). Punon me kujdes (me mend në kokë). Lexon me vëmendje. Flet me zjarr. Doli me kokë jashtë. Iku me të katra (me zemër të thyer). Hyri me vrap (me të shpejtë). Vijnë me radhë. E gjetën me shumë vështirësi. E arritën me përpjekje të mëdha. E ngriti me forcë. E pa me inat. Erdhi me kohë erdhi në kohën e duhur e shpejt. Shkruhet me shkronjë të madhe. Mbledhja u bë me dyer të mbyllura.
- 6. Mjetin me të cilin a nëpërmjet të cilit kryhet një veprim a një punë. E preu me thikë. E çau me sëpatë. Korrin me drapër. E punoi me shat (me traktor). Ha me lugë. E piu me gotë. Shkruan me laps. Iku me biçikletë. Udhëtuan me tren (me avion). E mbartën me kalë. E nisi letrën me postë (me një shok). Dërgoi lajm me djalin. E bleu me para. Rronte me punën (me djersën) e vet.
- 7. Njeriun, sendin a dukurinë, që i nënshtrohet një veprimi a gjendjeje; qenien, gjënë a çështjen me të cilën kemi të bëjmë. Ngjau një fatkeqësi (një e papritur) me të. Ç'ndodhi më tej me djalin? Si sillet me ju? Sillet shumë mirë me nxënësit. Ç'u bë me perimet? E ka keq me zemrën (me mëlçinë e zezë). S'i ka punët mirë me mësimet. Me planin jemi mirë. U vonuan pak me të mbjellat (me korrjet). Luftojmë me vështirësitë (me thatësirën, me ngricën, me shfaqjet e huaja). Do t'ia dalim mbanë edhe me zotimet e reja. U mësua me punën e re (me të ftohtët, me vapën).
- 8. Kufizim për dikë a për diçka, përcaktimin se nga ç'anë e shohim a e vlerësojmë atë etj. I vogël me trup, por i madh me zemër. Sheh vetëm me njërin sy. Shitej me peshë (me copë). Me shtëpi (me banesë) është në Shkodër. Me sa thuhet (dihet)... Me sa më kujtohet...
- 9. Gjendjen në të cilën ndodhet ose vihet dikush a diçka. Është me leje (me pushime). Është me barrë. Ishte me ethe (me grip). U mbulua me lavdi. E bëri me turp. E vuri me shpatulla në mur. E la me gisht në gojë. Ishte me kokë në torbë. Qëndroi me shpirt ndër dhëmbë.
- 10. Shkakun ose arsyen e një veprimi a të një gjendjeje ose llojin e veprimeve që kryejmë për t'ia arritur një qëllimi. Me atë shi që ra s'ka se si të mos rritet bari. Me ato pengesa që u dolën s'kishin si të mos vonoheshin. Me atë mendje që ka do ta pësojë keq. Me shpenzimet që bënte do të shkatërrohej një ditë. Me atë sëmundje që kishte do të vdiste shpejt. Me atë vullnet që ka (me ato përpjekje që bën) do t'ia dalë mbanë pa tjetër.
- 11. Qëllimin a synimin e një veprimi. Erdhi me qëllime të mira (të këqija). U paraqit me kërkesa të reja. E bëri (u nis) me shpresë se do të fitonte.
- 12. Kohën a diçka tjetër, nga e cila nis një veprim etj. ose së bashku me të cilën zhvillohet një veprim, shfaqet një dukuri etj. Që me ditët e para (me fëmijërinë). Vajti e u kthye me diell. U zgjua me natë. Fjeti me pulat ra për të fjetur shumë herët. E zgjati (e shtyu) me sot me nesër. Me dimrin vjen të ftohtët. Me pranverën kthehen dallëndyshet. Me çlirimin e Shqipërisë filloi një epokë e re. Shkoi vapa me gushtin. fj. u. Me pleqërinë i erdhën edhe sëmundjet. Me kohë do të kalojë. Është me moshë çdo gjë. Puna është me ditë (me orë).
- 13. (edhe me numërorë). Sasi ose masë të caktuar a të pacaktuar, të përafërt, të madhe etj. Klasë me tridhjetë nxënës. Dhomë me dy dritare. Ndërtesë me shtatë kate. Shtëpi me tri ndarje. Familje me pesë veta. Punonin me qindra të rinj. Erdhën me dhjetëra punëtorë. Kafe me shumë sheqer. Ka atje me okë (me thasë, me kuintalë, me qerre) ka shumë.
- 14. Krahasimin e një numërori themelor, që vihet në një marrëdhënie të caktuar me një tjetër. Në përpjesëtimin dy me tre. E shumëzojmë (e pjesëtojmë) me shtatë.
- 15. Kohë, mënyrë etj., në togje që formohen nga përsëritja e një fjale ose nga dy fjalë të afërta. E prisnin dita me ditë (me sot me nesër). U ndeshën trup më trup.
II. pj.
- 1. Përdoret me një emër foljor asnjanës për të formuar një trajtë të pashtjelluar, me kuptimin kohor, «sapo, sa». Me të dëgjuar thirrjen, u ngrit. Me t'u kthyer nga puna, u la. Me t'u gdhirë, nisën zhurmat.
2. Përdoret zakonisht në të folmet e Veriut me pjesoren për të formuar një nga trajtat e paskajores. Me qenë. Me marrë. Me dalë.
- Me anën e... shih tek AN/Ë,~A. Me kusht që... shih te KUSHT, ~I. Me përjashtim të... shih te PËRJASHTIM,~I.