tension
Appearance
TENSION m.
- 1. fiz. Shtypje ose tendosje në një trup a në një lëndë për shkak të një force të jashtme, të nxehtësisë etj.; të qenët e një trupi a të një lënde në gjendje shtypjeje ose tendosjeje; forca a madhësia e kësaj shtypjeje ose tendosjeje. Tension sipërfaqësor. Tension i madh (i vogël). Tensioni i avullit (i gazit) forcë që ushtron avulli (a gazi) mbi të gjitha pikat e enës ku ndodhet, forca që ushtron ai mbi sipërfaqen e enës. Forca të tensionit. Është në gjendje tensioni.
- 2. elektr. Forca që vepron në elektronet dhe i vë ato në lëvizje në një drejtim të caktuar; puna që bëhet për të zhvendosur njësinë e ngarkesës elektrike nga një pikë në një tjetër, forcë elektrike që matet me volt; prania e kësaj force në një trup. Tension i lartë tension më i madh se 250 volt. Tension i ulët tension më i vogël se 250 volt. Tensioni i linjës tension midis dy përçuesve të linjës. Tensioni i fazës tensioni midis fillimit dhe mbarimit të çdo faze. Tensioni i prekjes tension, në të cilin ndodhet njeriu që ka prekur një përcjellës me rrymë. Linja e tensionit të lartë (të ulët). Shtyllat e tensionit. Ndryshuesi i tensionit. Ra (u ul, u ngrit) tensioni. Ra (është) nën tension kalon tensioni nëpër të. Radio për të dy tensionet.
- 3. mjek. Fuqi, me të cilën enët e gjakut, duke përballuar shtypjen që lind gjatë kalimit të gjakut në to, e shtyjnë atë në të gjitha pjesët e trupit; sëmundje që shkaktohet nga shkalla e lartë ose e ulët e kësaj fuqie dhe nga humbja e elasticitetit të enëve të gjakut. Tension i lartë (i ulët). Tension nervor. Aparat për matjen e tensionit. Iu ngrit (i hipi, iu ul, i zbriti, i ndryshoi) tensioni. I mat tensionin. Vuan (është i sëmurë) nga tensioni.
- 4. fig. Përqendrim i madh i forcave mendore e flake, i vëmendjes e i kujdesit kur kryejmë një punë, kur plotësojmë diçka etj. Punë me tension. Ra tensioni i punës. Punon me tension.
- 5. fig. Shqetësim i madh, tendosje nervore. Tension mendor. Në gjendje tensioni.
- 6. fig. Acarim marrëdhëniesh ndërmjet dy njerëzve, dy partive, dy shteteve etj., gjendje e vështirë dhe e ashpërsuar. Tension ndërkombëtar. Tension politik. Gjendje tensioni. Ka tension. Ngrihet (ulet) tensioni.