Jump to content

Lewis Hamilton

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lewis Hamilton
Lewis Hamilton
Lewis Hamilton
Karriera në Formula Një
Kombësia Flamuri Mbretëria e Bashkuar
Ekipi aktual Mercedes
Numri i makinës 44
Pjesmarrje 245
Kampionate 7 (2008, 2014, 2015, 2017, 2018)
Fitore 103
Podiume 137
Pikët gjithsej 3,086
Pol pozita 103
Xhiro të shpejta 41
Pjesmarrja e parë Çmimi i madh i Australisë 2007
Fitorja e parë Çmimi i madh i Kanadasë 2007
Fitorja e fundit Çmimi i madh Arabisë Saudite 2021
Pjesmarrja e fundit Çmimi i madh i Abu Dhabi 2021
Sezoni i fundit 1ri (408 pikë)

Lewis Carl Davidson Hamilton (lindur më 7 janar 1985) është një pilot garash britanik i cili garon në Formula Një për Mercedes-AMG Petronas Motorsport. Ai është pesë herë kampion bote, dhe është konsideruar shpesh si piloti më i mirë i gjeneratës së tij dhe një nga më të mirët në historinë e sportit.[note 1]

Karriera në Formula Një

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sezoni 2007: Një vit me rekorde të thyera si fillestar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në sezonin e tij të parë në Formula Një, Hamilton ishte shok skuadre me dy herë kampionin në fuqi Fernando Alonso i cili ishte bashkuar me ekipin nga Renault. Në debutimin e tij në Çmimin e madh të Australisë, ai përfundoi i treti, duke u bërë piloti i 13të në histori që arrin një podium në debutim.[1] Në dy raundet e tjera në Bahren dhe Barcelonë, Hamilton përfundoi i dyti mbrapa brazilianit Felipe Massa, duke marrë edhe kreun e renditjes për pilotë,[2] gjë që e bëri pilotin më të ri që kryeson kampionatin.[3] Pasi përfundoi i dyti mbrapa Alonsos në Monako, u sygjerua se Hamilton po ndalohej të garonte kundër shokut të tij të skuadrës, por FIA e nxorri McLaren pa faj pas një hetimi. Hamilton arriti pol pozitën dhe fitoren e parë në Kanada.[4] Një javë më pas Hamilton fitoi edhe Çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara, duke u bërë piloti i parë britanik që nga John Watson në vitin 1983 që fiton një garë të Formula Një në Shba.[5]

Hamilton përfundoi i treti në Francë mbarapa Kimi Räikkönen dhe Felipe Massës, duke rritur kryesimin nga ndjekësit në 14 pikë.[6] Në garën e tij të parë të shtëpisë në Silverstone, Hamilton përfundoi i treti,[7] duke barazuar rekordin e Jim Clark me nëntë podiume rresht për një britanik në sezonin 1963.[8] Ky rekord mori fund në Çmimin e madh të Evropës, ku gjatë kualifikueseve, Hamilton u përplas në shikanin Schumacher pas problmeve me montimin e njërës prej gomave.[9] Ai nuk mundi dot të merrte pjesë në sesion e tretë kualifikues, duke bërë që t'a niste garën nga pozita e dhjetë.[10][11] Gjatë një shiu të rëndë që në fund ndaloi edhe garën, Hamilton rrëshqiti dhe doli nga pista, por arriti ta mbante makinën ndezur dhe u ndihmua nga puntorët e pistës, të cilët e ndihmuan të rikthehej në pistë, të vazhdojë garën. Ai përfundoi i nënti, duke qëndruar jashtë zonës së pikëve;[12] ai ishte piloti i vetëm që u ndihmua nga vinçi për t'u rikthyer në pistë e për të vazhduar garën.[13] Megjithatë, FIA më pas bllokoi ndihmën mekanike për të kthyer një makinë në pistë.[14]

Hamilton fitoi Çmimin e madh të Hungarisë nga pol pozita pas një seance kualifikim me polemika ku shoku i tij i skuadrës Alonso, i cili kishte vendosur kohën më të shpejtë, j'u dha një penalitet me pesë pozicione për shkak se nuk lejoi Hamiltonin të largohej nga bokset për të bërë xhiron e tij të fundit.[15] Pas garës Hamilton deklaroi se ai e kishte rregulluar marrëdhënjen e tij me Alonson.[16]Çmimin e madh të Turqisë, makinës së Hamilton j'u ça një gomë dhe ai përfundoi i pesti.[17] Alonso e mundi britanikun në Çmimet e mëdha të Italisë dhe Belgjikës, duke shkurtuar avantazhin e Hamiltonit në renditjen e përgjithshëm për pilotë në vetëm dy pikë. Megjithatë, Alonso e rriti avantazhin me 12 pikë pas triumfit në Japoni me një shi të rëndë, kjo edhe falë një aksidenti të Alonsos. Pas garës, ai u hetua nga kujdestarët e garës për përfshirjen e tij në një incident mbrapa makinës së sigurisë, por që doli i pafajshëm para Çmimit të madh të Kinës,[18] ku Hamilton, u tërhoq pas një rrëshqitje menjëherë pas daljes nga bokset edhe pse e kishte nisur garën nga pol pozita. Hamilton hyri në garën e fundit të sezonit katër dhe shtatë pikë para Alonsos dhe Räikkönen respektivisht.[19]

Çmimin e madh të Brazilit, Hamilton u rendit i shtati kurse Räikkönen fitoi, gjë që do të thoshte se Hamilton e kishte humbur titullin kampion për vetëm një pikë. Në xhiron e parë, britaniku u parakalua nga disa makina dhe u rendit i teti; tetë xhiro më pas, ai nuk mundi dot të ndërronte marsh, gjë që i kushtoi 40 sekonda. Ai arriti të fitonte një pozicion por Ferrari shkëmbeu pozicionet e dy pilotëve të tyre duke lejuar Räikkönen të fitonte kampionatin.[20][21][22] Hamilton u bë piloti më i ri që përfundon finalist në garën për titullin kampion, në moshën 22 vjeç e 287 ditë, duke thyer rekordin e vendosur në sezonin 1960 nga Bruce McLaren në moshën 23 vjeç e 5 ditë; rekordi i Hamilton më pas u thye nga Sebastian Vettel në vitin 2009. Në tetor, FIA hetoi ekipet BMW Sauber dhe Williams për parregullsi me karburantin; pilotët e BMW kishin përfunduar në vendin e pestë dhe të gjashtë, dhe nëse ata do të përjashtoheshin, atëherë Hamilton do të renditej i pesti dhe do të fitonte titullin kampion 2007 me një pikë diferencë nga Räikkönen. Në fund asnjë ekip nuk u penalizua; McLaren apeloi.[23] Hamilton më pas i tregoi BBC-së se ai nuk kishte dëshirë të fitonte një kampionat falë skualifikimit të pilotëve të tjerë.[24]

Tensionet e ekipit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Treguesi i parë publik i faktit që Hamilton ishte i pakënaqur me ekipin e tij erdhi Çmimin e madh të Monakos 2007 ku ai përfundoi i dyti.[25] Pas komenteve pas garës ku britaniku sygjeroi se ai ishte detyruar të luante një rol mbështetës nga ekipi, FIA filloi një hetim mbi Mclaren nëse kishte thyer rregullin e urdhërave të ekipit.[26] McLaren kishte mohuar se kishte favorizuar dy herë kampionin e botës Fernando Alonso, dhe FIA në fund i dha të drejtë McLaren, duke thënë: "McLaren mundi të ndiqte një strategji optimale sepse ata kishin një avantazh të konsiderueshëm mbi të gjitha makinat e tjera. Ata nuk bënë asgjë që mund të quhet ndërhyrëse në rezultatin e garës."[26]

Tensionet u shfaqën sërisht në Çmimin e madh të Hungarisë 2007, ku gjatë sesionit të fundit kualifikues për pol pozitë, Hamilton u vonua në bokse nga Alonso duke mos mundur dot të zhvillonte një xhiro të shpejtë para fundit të seancës.[27] Alonso mori një penalitet prej pesë pozicionesh dhe e nisi garën i gjashti, duke bërë që Hamilton, i cili përfundoi i dyti, ta niste garën nga pol pozita, kurse ekipit j'u hoqën pikët për konstruktorë nga kjo garë. Hamilton tha se penaliteti i Alonso ishte "shum i lehtë për të mos thënë asgjë" dhe se ai pendohej vetëm për pikët e humbura në renditjen e konstruktorëve.[28] Ishte raportuar se Hamilton kishte ofenduar në radio Dennis pas incidentit.[29]

Shënime

  1. ^
    • Coulthard, David (26 tetor 2015). "Lewis Hamilton has proved himself to be the best F1 driver of his generation" [Lewis Hamilton e ka vërtetuar se është piloti më i mirë i gjeneratës së tij në F1]. The Telegraph (në anglisht). Marrë më 9 gusht 2017.
    • "Hamilton megastar of generation – Brundle" [Hamilton megaylli i gjeneratës – Brundle]. gpupdate.net (në anglisht). 6 mars 2009. Marrë më 9 gusht 2017.
    • Horton, Phillip. "Hamilton is comfortably the best Formula 1 driver in the current era" [Hamilton është rehatisht piloti më i mirë i Formula Një në epokën aktuale]. motorsportweek.com (në anglisht). Motorsport Week. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2018. Marrë më 28 tetor 2018.
    • Andrew Benson (22 maj 2012). "Formula One's Greatest Drivers" [Pilotët më të mëdhenj të Formula Një] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 dhjetor 2016.
    • "Formula 1's Greatest Drivers – Lewis Hamilton" [Pilotët më të mëdhenj të Formula Një – Lewis Hamilton] (në anglisht). Autosport. Marrë më 9 prill 2017.
    • "Top 15 All Time Drivers" [15 pilotët më të mëdhenjë të të gjitha kohërave]. F1-Grand Prix (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2016. Marrë më 11 dhjetor 2016.
    • Gregory, Sean (20 dhjetor 2016). "The fastest man on wheels" [Njeriu më i shpejtë në rrota]. Time Magazine (në anglisht). Marrë më 9 gusht 2017.
    • Brown, Oliver (27 nëntor 2016). "Nico Rosberg: Taking title from Lewis Hamilton is a phenomenal feeling" [Nico Rosberg: T'i marrësh titullin Lewis Hamilton është një ndjesi fantastike]. The Telegraph (në anglisht). Marrë më 29 tetor 2017.
    • "Lewis Hamilton is in Formula 1's top five, says Fernando Alonso" [Lewis Hamilton është në pestë të parët në Formula Një, thotë Fernando Alonso] (në anglisht). BBC. 19 tetor 2018. Marrë më 19 tetor 2018.
    • Maltby, Matt. "Hamilton x5: The stats that prove his greatness" [Hamilton x5: Statistikat që vërtetojnë madhështinë e tij]. formula1.com (në anglisht). Formula One World Championship Limited. Marrë më 1 nëntor 2018.
    • Nicholls, Jack. "Lewis Hamilton is comfortably one of the greatest racing drivers the world has ever seen" [Lewis Hamilton është rehatisht një nga pilotët e garave më të mëdhenjë që bota ka parë]. bbc.co.uk/sport (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 14 nëntor 2018.

Citime

  1. ^ "Hamilton still has long way to go" [Hamilton ka ende një rrugë të gjatë përpara]. Super Wheels (në anglisht). Reuters. 22 mars 2007. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2009. Marrë më 5 korrik 2007.
  2. ^ Shea, Julian (15 prill 2007). "Massa holds off battling Hamilton" [Massa mban mbrapa Hamiltonin luftarak] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 17 prill 2007.
  3. ^ "Race notes: Spanish GP" [Shënimet e garës: Spanja GP] (në anglisht). Daily F1 News. 2007. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2007. Marrë më 13 maj 2007.
  4. ^ Benson, Andrew (10 qershor 2007). "Canadian Grand Prix" [Çmimi i madh i Kanadasë] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 qershor 2007.
  5. ^ "United States Grand Prix facts and statistics" [Faktet dhe statistikat e Çmimit të madh të Shteteve të Bashkuara] (në anglisht). F1Fanatic.co.uk. 2007. Marrë më 6 tetor 2007.
  6. ^ "French GP – Sunday – Race Report" [GP Franceze – E djelë – Raporti i garës] (në anglisht). GrandPrix.com. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2008. Marrë më 31 gusht 2010.
  7. ^ Andrew, Benson (8 korrik 2007). "British Grand Prix 2007" [Çmimi i madh i Britanisë 2007] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 31 gusht 2010.
  8. ^ "Podiums Consecutively" [Podiume rresht]. Stats F1 (në anglisht). Marrë më 20 maj 2018.
  9. ^ "Hamilton unhurt following crash" [Hamilton i padëmtuar pas përplasjes] (në anglisht). BBC Sport. 21 korrik 2007. Marrë më 17 gusht 2010.
  10. ^ "Räikkönen storms to pole as Hamilton crashes out" [Räikkönen arrin pole pas përplasjes së Hamilton] (në anglisht). Formula One. 21 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2007. Marrë më 21 korrik 2007.
  11. ^ "Hamilton cleared to race in the Euro GP" [Hamilton i lirë për të garuar në GP Evropiane] (në anglisht). itv-f1.com. 22 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2007. Marrë më 22 korrik 2007.
  12. ^ Benson, Andrew (22 korrik 2007). "European Grand Prix 2007" [Çmimi i madh i Evropës 2007] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 7 shtator 2010.
  13. ^ "FIA declares Hamilton crane ride 'legal'" [FIA deklaron xhiron e Hamilton me vinçin 'të ligjshëm']. GP Today (në anglisht). F1complete.com. 24 korrik 2007. Marrë më 31 maj 2014.
  14. ^ "European GP – Rule Book Confusion" [GP Evropiane – Ngatërrimi i librit të rregullave]. F1 Wolf (në anglisht). WordPress. 23 korrik 2007. Marrë më 17 gusht 2010.
  15. ^ "Hungarian GP – Sunday – Race Report" [GP Hungaria – E djelë – Raporti i garës] (në anglisht). grandprix.com. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2010. Marrë më 7 shtator 2010.
  16. ^ Williams, Richard (25 gusht 2007). "Hamilton calls for truce and targets the bigger battles ahead" [Hamilton bën thirrje për armpushim dhe sinjestron betejat më të mëdha përpara]. The Guardian (në anglisht). Londër. Marrë më 25 gusht 2007.
  17. ^ Andrew Benson (26 gusht 2007). "Turkish Grand Prix 2007" [Çmimi i madh i Turqisë 2007] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 gusht 2007.
  18. ^ "Hamilton cleared after Japan row" [Hamilton pastrohet pas rreshtit në Japoni] (në anglisht). BBC Sport. 5 tetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2011. Marrë më 22 prill 2010.
  19. ^ "Chinese Grand Prix" [Çmimi i madh i Kinës] (në anglisht). BBC Sport. 7 tetor 2007. Marrë më 7 shtator 2010.
  20. ^ Henry, Alan (22 korrik 2007). "Ferrari move up a gear to hand Räikkönen glory" [Ferrari ngre një marsh për t'i dhënë lavdinë Räikkönen]. The Guardian (në anglisht). Londër. Marrë më 22 korrik 2007.
  21. ^ "Q and A with Lewis Hamilton" [Pyetje dhe përgjigje me Lewis Hamilton]. Autosport (në anglisht). 22 tetor 2007. Marrë më 22 tetor 2007. por un po bëja zbritje marshesh në kthesën katër por makina kaloi neutral. Ngeca për disa kohë.
  22. ^ "Massa happy to help Kimi to title" [Massa i lumtur që ndihmoi Kimin për titullin] (në anglisht). itv-f1.com. 23 tetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2007. Marrë më 23 tetor 2007.
  23. ^ "F1 teams escape fuel punishment" [Ekipet e F1 i shpëtojnë ndëshkimit për karburatin] (në anglisht). BBC. 22 tetor 2007. Marrë më 22 tetor 2007. McLaren tha se ka plane për të apeluar te FIA, organi qeverisës i sportit.
  24. ^ "Hamilton keen to win 'fair' title" [Hamilton dëshiron të fitoj titull 'të ndërshëm'] (në anglisht). BBC Sport. 22 tetor 2007. Marrë më 23 tetor 2007. Të t'a marrin titullin kampion është disi mizore dhe me shumë mundesësi jo e mirë për sportin
  25. ^ "Hamilton 2007 Pre-season interview" [Intervista para-sezonale e Hamilton 2007]. Sporting Life (në anglisht). 30 gusht 2007. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2007. Marrë më 30 gusht 2007.
  26. ^ a b "The FIA's McLaren-Monaco statement in full" [Deklarata McLaren-Monaco e FIA-s, e plotë] (në anglisht). Formula One. 30 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2008. Marrë më 5 qershor 2007.
  27. ^ "Dennis: Hold up is Hamilton's fault" [Dennis: Mbajtja është faji i Hamilton] (në anglisht). GPUpdate. 4 gusht 2007. Marrë më 17 gusht 2010.
  28. ^ "Chequered Flag (podcast)" [Flamuri me katrorë (podcast)] (në anglisht). 5:56 minuta në.
  29. ^ Alan Baldwin (5 gusht 2007). "Hamilton handed pole after Alonso punished" [Hamiltonit i jepet pol pozita pas ndëshkimit të Alonsos] (në anglisht). Londër: The Times. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2008. Marrë më 7 gusht 2007.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]