Ota Benga
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Ota Benga (1883 – 20 Mars, 1916) u kap në vitin 1904 nga një kërkues evolucionist në Kongo. Në gjuhën e tij emri i tij do të thoshte "shok". Ai kishte një grua dhe dy fëmijë. I lidhur me zinxhirë dhe i futur në kafaz ai u çua në SHBA ku shkencëtarët evolucionistë ia ekspozuan publikut së bashku me specie të tjera majmunësh dhe e prezantuan atë si "lidhja kalimtare më e afërt e njeriut". Dy vjet më vonë atë e çuan në kopshtin zoologjik të Bronksit, në Nju Jork, ku ai i paraqitej publikut nën emërtimin "stërgjysh i lashtë i njeriut", së bashku me ca shimpanze, një gorillë e quajtur Dinah dhe një orangutang i quajtur Dohung. Dr. William T. Hornaday, drejtori evolucionist i kopshtit zoologjik, mbante fjalime të gjata ku tregonte sesa krenar ishte që kishte këtë "formë kalimtare" në kopshtin e tij dhe e trajtonte Ota Bengën e futur në kafaz si një kafshë të rëndomtë. Duke mos pasur mundësi të duronte trajtimin që i bëhej, Ota Benga vrau veten.